Deutsche Welle

Subscribe to Deutsche Welle Feed Deutsche Welle
Albanian Homepage
Aktualisiert: vor 2 Stunden 59 Minuten

Sa i sigurt është Kampionati Botëror në Rusi?

Di, 19/06/2018 - 08:47
Autoritetet e sigurisë në Rusi po ndërmarrin të gjitha masat që Kampionati të kalojë pa incidente. Por të shtunën ndodhi një rast që paralajmëron për rreziqet.
Kategorien: Deutsch Welle

Koment: Shkallëzimi u shty për më vonë - kriza qeveritare zgjatet

Di, 19/06/2018 - 08:40
Angela Merkeli fitoi kohë. Qeveria nuk do të shpartallohet. Të paktën hë për hë. Por grindja parimore nuk është zgjidhur. Dhe kancelaren tani e pret një "Mission impossible".
Kategorien: Deutsch Welle

Gjermani-Austri: Vjena kërkon sqarimin e rastit të përgjimeve të BND-së

Mo, 18/06/2018 - 16:18
Austria kërkon nga Gjermania të japë sqarime të gjithanshme për zbulimin e bërë, se shërbimi sekret gjerman (BND) ka përgjuar për vite autoritetete dhe firma në Austri.
Kategorien: Deutsch Welle

Thran: Ne duhet të ndalojmë së bëri punën e kosovarëve

Mo, 18/06/2018 - 15:59
Misioni për ndërtimin e shtetit ligjor në Kosovë, EULEX, vazhdon punën me një mandat të ri në rolin konsultues. Për arritjet dhe të ardhmen e këtij misioni flet për DW, zëvendësshef i EULEX-it, Bernd Thran.
Kategorien: Deutsch Welle

Çtensionim në frontin gjerman të luftës Merkel-Seehofer

Mo, 18/06/2018 - 13:23
Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer u bind. Ai do t'i japë kohë deri në fund të qershorit kancelares Merkel për të gjetur një zgjidhje europiane. Por kauza e kthimit në kufi të refugjatëve nuk ndryshon.
Kategorien: Deutsch Welle

Dhunë në Maqedoni: Emër i ri, por jo për nacionalistët

Mo, 18/06/2018 - 09:06
Zgjidhja e çështjes së emrit pritet me protesta të dhunshme para Kuvendit në Maqedoni. Policia ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.
Kategorien: Deutsch Welle

Dëmet kolaterale të grindjeve politike në Gjermani

Mo, 18/06/2018 - 08:04
Problemet serioze me refugjatët mund të vërshojnë edhe Ballkanin. Një ndër vendet më të prekura mund të jetë edhe Shqipëria.
Kategorien: Deutsch Welle

Qeveria gjermane para sfidave më të mëdha deri tani

Mo, 18/06/2018 - 08:01
Kancelarja Merkel po kërkon që çështja e refugjatëve të zgjidhet në marrëveshje me vendet e tjera. Ndërsa kundërshtari i saj më i madh, ministri i Brendshëm, Horst Seehofer thotë se "me këtë grua nuk mund të punojë"!
Kategorien: Deutsch Welle

Shumë zhurmë për një emër

Mo, 18/06/2018 - 07:56
Athina dhe Shkupi kanë rënë dakord që të përfundojnë grindjet rreth emrit të ri të Maqedonisë. Një hap drejt normalitetit në Evropën Juglindore?
Kategorien: Deutsch Welle

Athina dhe Shkupi nënshkruajnë marrëveshjen historike për emrin e Maqedonisë

So, 17/06/2018 - 11:35
Maqedonia dhe Greqia e kanë zgjedhur më në fund - pas 27 vitesh - problemin me emrin e kësaj ish-republike të Jugosllavisë. Në Psarades u nënshkrua marrëveshja për emrin e ri.
Kategorien: Deutsch Welle

Kriza e migrimit – Bashkimi Europian në cakun e dështimit

So, 17/06/2018 - 09:21
Të gjithë në BE mendojnë në radhë të parë për veten. Nëse parimi i solidaritetit nuk merret seriozisht, atëherë Bashkimi Europian merr fund, mendon Max Hofmann.
Kategorien: Deutsch Welle

Merkel dhe Seehofer: Finalja e një ndeshjeje të gjatë

So, 17/06/2018 - 08:58
Partia kristiansociale, CSU, partnere e unionit konservator qeverisës në Gjermani po e luan në maksimum kartën për politikën e azilit, mendon Jasper von Altenbockum nga gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung.
Kategorien: Deutsch Welle

Shoqata e Bundeswehrit: Ushtarët gjermanë jo më në Kosovë

Sa, 16/06/2018 - 13:07
Misioni mbaroi! Sipas përfytyrimeve të Shoqatës së Bundeswehrit mandati i trupave gjermane nuk nevojitet të zgjatet më përtej vitit 2019.
Kategorien: Deutsch Welle

Kampionati Botëror në Rusi - Humbje për lirinë e shtypit

Sa, 16/06/2018 - 11:39
Për shkaqe sigurie gazetari i ARD, Hajo Seppelt që zbuloi skandalin e dopingut në Rusi ka hequr dorë nga vajtja në Kampionatin Botëror. Gazetaria kritike është kështu humbësi i parë i kampionatit mendon, Thomas Latschan.
Kategorien: Deutsch Welle

Bundestagu aprovon ligjin për bashkim familjar

Sa, 16/06/2018 - 08:25
Me shumicë prej 370 votash deputetët e Bundestagut votuan për ligjet e reja për bashkimin familjar. Me ligjin e ri merren tani të gjithë, sepse në diskutim është zbatimi i tij.
Kategorien: Deutsch Welle

E drejta e azilit në BE: Faktet më të rëndësishme

Sa, 16/06/2018 - 08:21
Si shpërndahen refugjatët brenda BE dhe kur kontrollohet zona e Shengenit? Rregullat për të drejtën e azilit në nivel të BE nuk janë shumë të thjeshta. Ne ju prezantojmë më të rëndësishmet.
Kategorien: Deutsch Welle

Berlin: Bundestagu miraton zgjatjen e mandatit të Bundeswehrit në Kosovë

Fr, 15/06/2018 - 20:54
Shtyhet edhe për një vit mandati i Bundeswehrit në Kosovë. 29 milionë Euro do të kushtojë ky mandat në 12 muajt e ardhshëm.
Kategorien: Deutsch Welle

Kriza në Berlin: Një schowdown? Vrasje e mbretit?

Fr, 15/06/2018 - 13:16
Si mund të përshkruhet me fjalë ajo që po ndodh në Berlin? Që kemi të bëjmë me një krizë të mirëfilltë qeveritare, kjo është e qartë. Ndoshta këto janë ditët e fundit të Angela Merkelit si kancelare, mendon Jens Thurau.
Kategorien: Deutsch Welle

EULEX: Ide e mirë, zbatim i keq

Fr, 15/06/2018 - 08:43
Misioni më i madh dhe më i shtrenjtë i BE për shtetin e së drejtës në Kosovë, EULEX, ndryshon formatin dhe në të ardhmen do merret vetëm me vëzhgimin e sistemit të drejtësisë në shtetin e vogël të Ballkanit.
Kategorien: Deutsch Welle

Merkel në stuhinë e krijuar nga konservatorët

Fr, 15/06/2018 - 08:38
Në Berlin po krijohet një rezistencë e fortë kundër kancelares. Në konfliktin për politikën ndaj refugjatëve me ministrin e Brendshëm Horst Seehofer, konservatorët e Merkelit marrin mbështetje edhe nga vendet e tjera.
Kategorien: Deutsch Welle

Seiten