PDA

Braktis arkiven dhe shih kėtė faqe nė dizajn standard : Enver Robelli i Veton Surroit fyen Kosovėn nga Zvicra


Adil Kosovari
28.12.2004, 01:04:00
Vėshtrim iritues mbi ngjarjet politike nė Kosovė


Nga Instituti Shqiptar St. Gallen

"Tages Anzeiger" (Tages ancajger) ka publikuar mė 9 dhjetor 2004 (fq. 8) njė artikull pėr krijimin e qeverisė sė re nė Kosovė me titull "Provokim nga Prishtina". Autor i kėsaj analize ėshtė Enver Robelli. Sipas mendimt tonė ėshtė paraqitur njė vėshtrim jo vetėm irritues mbi gjendjen politike nė Kosovė, por edhe fyes pėr Kosovėn, posaēėrisht pėr shqiptarėt e Kosovės. Autori ėshtė i paskrupullt nė paraqitjen sa mė negative tė ngjarjeve nė Kosovė duke u nisur nga arsyet personale. Analiza e tij karakterizohet me cinizėm dhe antipati personale pėr presidentin dhe kryeministrin e posazgjedhur tė Kosovės.
Pėrgjegjėse pėr kėtė paraqitje negative tė Kosovės ėshtė edhe politika e redaksisė sė Tages Anzeiger, e cila e publikon njė artikull tė tillė. Nė shkrimet e mėparshme nė Tages Anzeiger ka qenė e mundur tė lexohen shpesh vlerėsime negative dhe tė gabueshme. Kryeministri i posazgjedhur i Kosovės Ramush Haradinaj ka bashkėpunuar nė Zvicėrr me udhėheqėsin e UĒK-sė Hashim Thaēi dhe ka kontribuar nė rezistencėn e armatosur ndaj regjimit tė Beogradit. Tė gjithė ata qė kanė lexuar pėr ngjarjet nė Kosovė e dijnė se udhėheqėsit e rebelėve dhe komandantėt e UĒK-sė Thaēi dhe Haradinaj kanė jetuar nė Zvicėr dhe prej atje janė shndėrruar nė rebelė. Pėr kėta persona raportohet ose shumė pozitivisht ose shumė negativisht.
Disa gazetarė e bėjnė kėtė pėr ta krijuar pėrshtypjen te lexuesit se e njohin shumė mirė gjendjen nė Kosovė, pra pėrshkruajnė detaje edhe pse ato shpesh nuk janė fare tė rėndėsishme, si nė rastin e zonjės Ramush Haradinaj, Anita. Ėshtė normale qė ajo lexon atė qė ia vendos mbi tavolinė redaksia e lajmeve.
Siē ėshtė e ditur, autori i anlizės punon pėr gazetėn ditore shqiptare "Koha ditore", gjė qė nuk do tė thotė se ai duhet ta favorizojė direkt ose indirekt pronarin e gazetės, Veton Surroi derisa aktorėt e tjerė politikė tė Kosovės i cilėson si "tė rrezikshėm", "tė korruptuar", "tė paaftė" etj!
Njė politikan mund tė jetė person shumė josimpatik pėr dikė, por vlerat dhe tė arriturat e tij duhet pranuar. Ish-komandanti i Ushtrisė Ēlirimtare ėshtė intervistuar nga Tribunali i Hagės, por kjo nuk do tė thotė se ėshtė shpallur fajtor. Pėrveē kėsaj, pėrderisa gjyqi nuk ka vendosur pėr njė veprim ose krim, vlen principi i supozimit tė pafajėsisė. Edhe nėse ndodh kjo, besojmė qė pėr kryeministrin e ri bashkėpunimi me Hagėn nuk do tė jetė problem.
Edhe pse nga fundi i luftės nė Kosovė posa kanė kaluar 5 vjet, politika e qeverisė sė re ėshtė koncentruar nė sigurinė e serbėve dhe nė dialogun me udhėheqėsinė e Beogradit. Nuk duhet harruar se ende nuk janė kthyer kufomat e shqiptarėve qė ėshtė tentuar tė zhduken gjatė luftės nga forcat serbe nė varreza masive thellė nė Serbi. Ka edhe shumė tė zhdukur. Por ēka janė 5 vjet nėse na lejohet tė bėjmė njė krahasim me ēifutėt, tė cilėt edhe sot kanė "probleme" me gjermanėt, edhe pse kanė kaluar 50 vite nga fundi i Luftės sė Dytė Botėrore?
Autori flet me shumė cinizėm pėr planin e Rugovės pėr ndėrtimin e shtėpisė sė bardhė tė Presidentit kosovar. Pėr informim: Kuvendi i Kosovės i ka aprovuar mjetet pėr kėtė (mbi njė milion), nuk ėshtė ėndėrr, siē pohohet, por realitet. Spekulohet pėr pasurinė e Presidentit kosovar, por nė anėn tjetėr nuk ka kundėrshtime ndaj despotit kosovar tė masmediave, Veton Surroi, pasuria e tė cilit ėshtė rreth 40-80 milionė euro.
Shpresojmė qė redaksia e TA do t'i shqyrtojė analizat e tilla nė mėnyrė qė nė tė ardhmen tė mos paraqiten nė gazetė analiza tė tilla skandaloze dhe frustruese, por analiza tė mbėshtetura nė parimet e gazetarisė. Dėshirojmė analiza dhe informata reale qė nuk janė tė karakterizuara me cinizėm, antipati personale dhe arrogancė.

Me nderime

Instituti Shqiptar Sankt Gallen
St. Gallen, dhjetor 04



Marrė nga QIK

<font class=editedby>[ Ky afishim u ndryshua nga: Adil Kosovari mė 2004-12-28 02:08 ]</font>

<font class=editedby>[ Ky afishim u ndryshua nga: Adil Kosovari mė 2004-12-28 02:09 ]</font>