PDA

Braktis arkiven dhe shih kėtė faqe nė dizajn standard : Nga Akk. Rexhep Qosja: KOHA E FALSIFIKIMEVE (Marrė nga WWW.MEKULI.COM)


PO
07.03.2005, 13:32:00
Marrė nga www.mekuli.com (http://www.mekuli.com)
KOHA E FALSIFIKIMEVE


REXHEP QOSJA, Akademik

Ēdo kohė i ka pasur mecenėt e vet si Karlin e Madh, Borxhitė, Ludvigun e Bavarisė a Luigjin XIV, Lorenco Mediēin dhe shkrimtarėt e oborrit si Horacin e Rasinin, por vetėm kohės sė komunizmit i takojnė “mecenėt” tė cilėt mecenatin e bėjnė partiak e shtetėror dhe shkrimtarėt e krijuesit e tjerė, tė cilėt servilizmin e dėshmojnė jo vetėm me sjellje e me gojė, por edhe me vepra letrare, shkencore e filozofike qoftė edhe kur kjo prej tyre nuk kėrkohej nė masėn qė e dėshmonin. Pavarėsisht cilės kohė i takojnė, mecenatet u kushtojnė shtrenjtė shkrimtarėve e krijuesve tė tjerė, por mecenati komunist kishte ēmim tmerrėsisht tė shtrenjtė pėr veprėn dhe jetėn e krijuesve: ēmim qė paguhej me dinjitetin dhe ēmim qė paguhej me vlerėn e veprės! Pas pėrmbysjes sė komunizmit dhe tė vlerave ideologjike e politike me tė cilat mbahej ai, ky servilizėm, i dėshmuar kur dhunshėm e kur vullnetshėm, do tė bėhet shkak i brejtjes sė ndėrgjegjes e i mundimeve tė tjera tė ndryshme tė servilėve tė dikurshėm. Sigurisht ndėrgjegja e zgjuar (me vonesė tė madhe) shumė mė pak sesa leverditė e reja nė kushtet e ndryshuara, nė tė cilat shikohen me dyshime lavdėruesit e tij nė arte, nė shkencė e nė krijimtarinė pėrgjithėsisht, do tė bėjnė qė njė numėr i shkrimtarėve dhe i krijuesve tė tjerė nė ish-vendet komuniste tė fillojnė betejėn vetjake pėr ndryshimin e asaj pjese tė jetėshkrimit qė i takon kohės sė komunizmit: tė fillojnė betejėn pėr retushimin, pėr dramatizimin, pėr pėrmirėsimin, pėr zbukurimin e jetės sė atėhershme. Hapi i parė qė njė numėr i tyre do tė bėjnė pas pėrmbysjes sė komunizmit ishte ndryshimi i besimit komunist: tė majtit e dikurshėm, aq tė majtė sa nuk mund tė drejtoheshin, pėrnjėherė do tė bėhen aq tė djathtė sa do tė rrėzohen shpejt! Dhe, konvertimin e tyre tė pėrnjėhershėm do ta dėshmojnė qoftė duke u bėrė prijės a zėvendės tė prijėsve tė partive tė djathta, qoftė duke u futur nėn sqetullat e tyre, qoftė duke shfaqur ide skajshėm tė djathta me artikuj a, madje, edhe me vepra. E kuptueshme! E drejta e konvertimit ėshtė e drejtė e ligjshme, si e drejta pėr t’u shprehur lirisht, si e drejta pėr tė besuar lirisht, si e drejta pėt t’u martuar lirisht, si e drejta pėr t’u ēmartuar lirisht, si e drejta pėr tė qenė gjithnjė krenar – budalla a i menēur-servil. Konvertimin e bėjnė tė ligjshėm jo vetėm e drejta e njeriut pėr tė bėrė me veten ē’dėshiron tė bėjė, por edhe ligjėsitė e jetės. Nuk thuhet kot: s’jetohet gjithmonė me njė palė mend. Dhe, nuk thuhet kot: nė qoftė se je nė rrugė tė gabuar ėshtė mė mirė tė kthehesh mbrapa nė gjysmė tė saj sesa t’i shkosh deri nė fund. E komunizmi ishte ajo rrugė e gabuar prej sė cilės duhej dalė njė orė e mė parė.
Po ta lėmė konvertimin nė tė djathtė rehat: me tė shumė nga shkrimtarėt dhe krijuesit e tjerė tė kohės sė komunizmit nuk janė bėrė rehat, sepse nuk janė bėrė tė bindshėm pėr opinionin. Nė vend tė fjalėve e, madje, edhe tė veprave tė shkruara, njerėzit shpesh duan dėshmi konkrete, nė sajė tė tė cilave do t’u mbushet mendja qė t’u besojnė tė konvertuarve. Pėr kėtė arsye disa nga shkrimtarėt dhe krijuesit e tjerė posaēėrisht tė ēmuar e tė pėrkėdhelur nė kohėn e komunizmit, janė gjetur nė situatė ndėrdyshjesh tė mėdha: ēka tė bėjnė qė prapė tė bėhen tė ēmuar, madje tė adhuruar si atėherė? Ēka? Pėrgjigjja qė i kanė dhėnė vetes ėshtė kjo: ta ndryshojnė jetėshkrimin e dikurshėm komunist dhe, kėshtu, tė bėjnė njė jetėshkrim tė ri sa mė tė ndryshuar!
Demokracia, e shpėrdorur shumė prej njė numri zyrtarėsh, le tė shpėrdoret pak edhe prej njė numri krijuesish!

Tė privilegjuarit - tė paraqitur si viktima
Dhe, ky do tė jetė jo mė jetėshkrim i komunistit tė privilegjuar, po i viktimės komuniste.
Pėr nga arsyet e shumta pėr tė cilat e bėjnė, pėr nga mėnyrat e shumėllojshme nė tė cilat e bėjnė dhe pėr nga mjetet e ndryshme me tė cilat e bėjnė disa shkrimtarė tė privilegjuar tė komunizmit, beteja pėr ndryshimin e jetėshkrimit komunist ėshtė pothuaj njė betejė e panjohur nė historinė e letėrsisė botėrore, prandaj edhe nė historinė e letėrsisė shqipe. Megjithėse e panjohur, partizanėt e saj nė tė vėrtetė zbatuesit e saj do ta bėjnė me shumė shkathtėsi dhe me shumė pėrvojė dhe, gjithnjė, me shumė dinakėri! Dhe, do ta bėjnė me batica e me zbatica, me turre e me pushime, me zė tė lartė dhe nė heshtje, vetėm dhe me ndihmės, me gazeta, me radio e me televizione, me persona privatė e me institucione shtetėrore, me dėshmitarė e me kundėrshtarė!
Tė shohim si zhvillohet kjo betejė. Tė shohim si bėhen ish - komunistėt tjetėrmendas – kundėrkomunistė!
Menjėherė pas konvertimit beteja pėr ndryshimin e jetėshkrimit komunist do tė fillojė me retushime mė tė pakta a mė tė shumta, ideologjike dhe politike, tė veprave tė botuara nė kohėn e komunizmit: me ndryshime tė fjalive, me shkurtime a me plotėsime pėrmbajtėsore, me theksime a ētheksime kuptimore e figurative, me zėvendėsime tė personazheve pozitive e negative ideologjike me personazhe tė paideologji. Tė gjitha kėto ndryshime, pavarėsisht pse nuk janė tė nxitura nga motive thjesht artistike, janė plotėsisht tė kuptueshme dhe plotėsisht tė ligjshme. E drejta pėr ndryshime nė veprėn letrare, shkencore a filozofike, tė ēfarėdo pėrmasash qofshin ato, ėshtė e drejtė, le ta quajmė, themelore krijuese. Kėso ndryshimesh nė veprat e tyre shkrimtarėt e ndryshėm kanė bėrė, dhe vazhdojnė tė bėjnė, gjithmonė e gjithkund derisa janė gjallė. Pakėnaqėsia me atė qė ke bėrė ėshtė kusht i pėrsosjes sė saj tė mėtejshme. Lirimi i veprės gjuhėsore artistike prej barrės ideologjike, politike, fetare, pedagogjike, gjithmonė do tė thotė pėrmirėsim i saj. Mund tė thuhet se janė tepėr, tepėr, tepėr tė paktė shkrimtarėt, qė kanė jetuar dhe krijuar nė kohėn e komunizmit, tė cilėt nuk kanė nevojė tė retushojnė sė paku njė vepėr tė tyre. Disa tė tjerė, pėr shkak tė pėrkushtimeve tepėr servile komuniste, i kanė qitur vetes aq shumė punė saqė nė disa nga veprat nuk mund tė bėjnė kurrfarė pėrmirėsimesh: ato janė fillim e fund tė mbytura nga ideologjia dhe politika komuniste! Pėr kėtė arsye tė privilegjuarit e komunizmit, qė e kanė filluar betejėn pėr jetėshkrim tė ri, do tė thotė betejėn pėr ndryshimin e pėrmirėsimin e jetėshkrimit tė tyre nė kohėn e komunizmit, shtrėngohen tė bėjnė veprime tė tjera, shumė mė tė thella nė krijimtarinė dhe nė jetėn e tyre.
Siē ėshtė dėshmuar gjatė kėtyre dymbėdhjetė - trembėdhjetė vjetėve qė nga pėrmbysja e komunizmit, tė privilegjuarit e tij betejėn pėr jetėshkrimin e ri e bėjnė, prandaj, edhe nė mėnyra tė tjera e me trajta tė tjera letrare: e bėjnė edhe me kujtime pėr kohėn kur ishin heronj krijues tė propagandės komuniste, por heronj tė dikurshėm qė tani e paraqesin veten si viktima. Lexuesve tė vjetėr dhe, sidomos, tė rinj, u bėhet e mundshme tė mėsojnė se si heronjtė e dikurshėm krijues kinse nuk ishin tė privilegjuar, po, pėrkundrazi, ishin viktima: u paraqiten pohime, situata, deklarata, kėrkesa, urdhėresa, pėrjetime, qė e tregojnė faqen tjetėr, tė mundimshme, tė jetės sė tyre!

Ē’ėshtė e vėrteta, disa prej tyre ishin viktima tė privilegjuara.
Pėrpos me kujtime, beteja pėr jetėshkrimin e ri, do tė thotė pėr jetėshkrimin e gjoja tė pėrndjekurit tė dikurshėm, bėhet edhe me ditar me data tė atėhershme, por tė shkruar sot. Lexuesit me kulturė filologjike, tė cilėt, natyrisht, nuk janė aq tė shpeshtė sot, nuk e kanė shumė tė vėshtirė tė shohin se ditari ėshtė kontribut i pėrtashėm artistik - shkencor pėr jetėshkrimin e dikurshėm tė shkruesit tė tij.
Mė bindshėm se me kujtime e me ditarė tė shkruar pas kohės sė duhur, qė, megjithatė, mund tė mos pranohen pa murmuritje tė dyshimta jo vetėm tė filologėve po edhe tė lexuesve tė zakonshėm, beteja pėr jetėshkrimin e ndryshuar bėhet me vepra letrare apo, madje, shkencore tė shkruara nė kohėn e komunizmit, por tė botuara tani, nė demokraci, mbasi nė atė kohė, nė kohėn e censurės komuniste, nuk kanė mundur tė botohen, madje, do tė ishte shumė rrezik tė paraqiteshin pėr botim. Nė disa raste, nė disa vende ish-komuniste, beteja pėr jetėshkrim tė ri, tė ndryshuar komunist, ėshtė bėrė me vepra letrare a shkencore tė shkruara sot, por tė cilave u ėshtė vėnė data e pėrparshme: e kohės komuniste! Edhe mė lehtė se kur ėshtė fjala pėr kujtimet dhe ditarėt, lexuesit me kulturė filologjike mund tė kuptojnė se kur janė shkruar ato vepra. Tė gjitha llojet e falsifikimeve nė kėtė botė bėhen mė lehtė se sa falsifikimet letrare. As gjeniu mė i madh ndjenjat, pamjet, pėrfytyrimet e sotme nuk mund t’i bėjė plotėsisht tė djeshme.
Dhe, mė tej: pėrpos me kujtime, me ditarė, me vepra letrare a shkencore tė botuara sot, por gjoja tė shkruara atėherė, nė kohėn e komunizmit, beteja pėr jetėshkrimin e ri nė kohėn e komunizmit, bėhet edhe duke i pėrjashtuar plotėsisht prej bibliografisė veprat letrare tė shkruara pėr ngjarje komuniste, pėr figura komuniste e pėr ideale komuniste, qė nuk mund tė pėrmirėsohen nė asnjė mėnyrė, dhe veprat kritike e teorike, nė tė cilat gjejnė zbatimin mė besnik parimet e realizmit socialist. Le tė thuhet se tė paktit janė ata shkrimtarė, qė kanė jetuar e krijuar nė kohėn e komunizmit, nė mėnyrė tė veēantė ata shkrimtarė qė ishin tė privilegjuar nė kohėn e komunizmit, tė cilėt nuk detyrohen sot ta shkurtojnė nė kėtė mėnyrė bibliografinė e krijimtarisė sė tyre. Dhe, kjo ėshtė fatkeqėsi pėr ta dhe fatkeqėsi pėr letėrsitė kombėtare.
Ēka tė bėhet nė qoftė se me kujtime, me ditarė, me vepra letrare e shkencore tė botuara sot, por gjoja tė shkruara nė kohėn e komunizmit, dhe me shkurtime tė bibliografive nuk kryhet e gjithė puna nė betejėn pėr jėtėshkrimin e ri? Ēka? Ėshtė edhe njė mjet qė mund tė jetė mė ndikues nė vetėdijen e lexuesve se tė gjitha tė bėrat e sipėrtheksuara: ėshtė DOSJA! Tė kesh patur dosjen nė kohėn e komunizmit do tė thotė shumė, tepėr shumė. Tė kesh patur dosjen atėherė do tė thotė tė kesh qenė i dyshimtė, i denoncuar, i pėrndjekur, sepse nuk je ēmuar besnik i ideologjisė, i politikės dhe i njėmendėsisė komuniste. Por, dosjen nuk mund ta bėsh vetė; dhe dosjen nuk mund ta shpallėsh vetė: dosjen duhet tė ta bėjė tjetėrkush dhe dosjen duhet tė ta shpall tjetėrkush - dikush qė ishte dikur, apo qė ėshtė sot, atje ku bėhen apo ku ruhen dosjet! Mjeshtėria e falsifikimeve doemos duhet tė ngrihet nė shkallė mė tė lartė! Dhe kėso falsifikimesh nė vendet ish-komuniste kanė ngjarė dhe vazhdojnė tė ngjasin! Njė gjė, ndėrkaq, e harrojnė edhe kėrkuesit edhe shpallėsit e dosjeve: harrojnė se dosje, nė kohėn e komunizmit, i janė bėrė numrit mė tė madh tė krijuesve, kurse krijuesve tė talentuar e tė popullarizuar pashmangshėm. Dyshimi nė robin e nė zotin, nė tė gjithė e nė njėrin, ishte parimi i tė gjitha parimeve atėherė! Nė disa vende komuniste, si, fjala vjen, nė Jugosllavinė, ėshtė dėshmuar se dosje u janė bėrė edhe disave nga figurat mė tė larta politike e shtetėrore!
Krijuesit, sidomos krijuesit e shquar, prej pushtetarėve gjithmonė janė shpallur tė dyshimtė sepse janė konsideruar jo besnikė apo jo mjaft besnikė ndaj rendit shoqėror dhe ndaj politikės sė tyre. Nuk ėshtė shumė e ēuditshme pse si tė dyshimtė, nė shumė rast, ata po trajtohen edhe sot.
Por, edhe shkrimtarėt e krijuesit e tjerė, qė dėshirojnė tė kenė pasur dosje, edhe lexuesit qė e kanė kujtesėn e mirė, kurse kokėn pėr tė menduar vetė me tė, mund ta dinė se as dosja nuk sjell fitore tė sigurtė nė betejėn pėr jetėshkrim tė ndryshuar, tė ri, nė kohėn e komunizmit. Gjithmonė ėshtė e mundshme, qė tė dhėna pėr jetėn dhe pėr veprėn e tė privilegjuarve tė komunizmit tė jenė ruajtur nė dosjet e shkrimtarėve e tė krijuesve tė tjerė, nė arkivat e vetjeve partiake, nė kujtimet, nė ditarėt dhe nė shkrimet e tjera tė pabotuara tė shkrimtarėve, krijuesve e individėve tė tjerė.
Kush dhe pse bėn betejė pėr jetėshkrim tė ri
Duket e pabesueshme, por, ja, ėshtė e vėrtetė se betejė pėr jetėshkrim tė ri, tė ndryshuar, tė dramatizuar, tė pėrmirėsuar, nė kohėn e komunizmit nuk kanė bėrė, dhe nuk e bėjnė, viktimat e komunizmit, por tė privilegjuarit e tij: nuk kanė bėrė Jan Parandovski, Isak Babeli, Boris Pasternaku, Martin Camaj a Kin Dushi dhe nuk bėjnė Haveli, Millan Kundera, Adem Demaēi, Kasėm Trebeshina, Daut Gumeni, Visar Zhiti a Pjetėr Arbnori. Jo. Atyre nuk iu duhet jetėshkrim tjetėr, jetėshkrim i ri, jetėshkrim i pėrmirėsuar, jetėshkrim tragjik. Jo. Ata dosjet i kanė jetuar! Ata tragjedinė e kanė jetuar! Ata nuk kanė nevojė tė flasin pėr jetėn e vet tė shkuar: jeta e tyre flet mjaftueshėm pėr ta. Betejė pėr jetėshkrim tė ri nė kohėn e komunizmit, pėr jetėshkrim dramatik, tė pėrmirėsuar, tė ndryshuar, pėr jetėshkrim tė viktimės, tani, pas pėrmbysjes sė komunizmit, bėjnė sugarėt e komunizmit, benjaminėt e komunizmit, tė ēmuarit, tė shpėrblyerit, tė adhuruarit, shumėllojshėm tė privilegjuarit, e komunizmit. E kuptueshme! Ata e kanė shfrytėzuar mirė dje komunizmin - pse tė mos e shfrytėzojnė sot demokracinė pėr interesat dhe lavdinė e vet. Pėrjashtimet janė, mjerisht, shumė tė pakta. Vetėm njėri nga tė privilegjuarit e komunizmit sovjetik dihet tė ketė thėnė nė fund tė jetės: edhe sot nuk kuptoj, dhe kjo mė shkakton vuajtje, pse nė komunizėm nuk mė kanė pėrndjekur edhe mua siē i kanė pėrndjekur kolegėt e mi!
Beteja pėr jetėshkrim tė ndryshuar komunist dhe historia e letėrsisė
Nuk ka dyshim se beteja pėr jetėshkrim tė ri, tė ndryshuar nė kohėn e komunizmit bėhet pėr tė kėnaqur lavdidashjen e luftėtarėve qė e bėjnė, por shumė mė tepėr pėr interesa mė sendėsore. Dhe, kjo betejė pavarėsisht pse dikur pėrfundon me disfatė, atyre u sjell dobi kur mė tė vogla e kur mė tė mėdha: u sjell shpėrblime, urdhra, dekorata, medalje, tituj, nė raste tė caktuara nėpunėsi tė larta, popullorėsi e tė mira tė tjera. Por, njė gjė kurrė nuk mund t’ua sjellė: ndryshimin e dėshiruar tė jetėshkrimit komunist prej tė privilegjuarish dhe lartėsinė e ėndėrruar morale. Pėrkundrazi: ua sjell zvogėlimin edhe mė tė dukshėm moral nė sytė e tė gjithė atyre njerėzve, lexuesve dhe studiuesve tė tyre tė ardhshėm, tė cilėt prej shkrimtarėve me tė drejtė kėrkojnė jo pėrmbysje, po mbrojtje tė vlerave siē janė e vėrteta, e drejta, qėndrueshmėria, parimėsia, edhe me jetėn e tyre. Kjo tregon se me pėrpjekjet qė do ta ndryshojnė, qė do ta pėrmirėsojnė jetėshkrimin e tyre tė kohės sė komunizmit, sugarėt e komunizmit nė tė vėrtetė punojnė kundėr vetvetes! Dhe, kjo ėshtė plotėsisht e kuptueshme. Jeta e krijuesit letrar nė tė cilėn nuk lufton krenaria kundėr mjerimit, e vėrteta kundėr gėnjeshtrės dhe liria e mendimit kundėr servilizmit nuk mund tė shikohet si jetė e denjė pėr nderim. Ajo ėshtė jetė qė i qet hije tė rėndė edhe veprės letrare tė vetė krijuesi.
Beteja e disa shkrimtarėve e tė krijuesve tė tjerė pėr jetėshkrim tė ndryshuar, tė pėrmirėsuar, pėr jetėshkrim viktime nė kohėn e komunizmit edhe kur ishin sugarė, tė privilegjuar tė tij, do t’u sjellė shumė punė historianėve tė ardhshėm tė letėrsive kombėtare: do t’u sjellė shumė punė nė studimin e versioneve tė veprave tė tyre; shumė punė pėr tė saktėsuar kohėn e shkrimit tė disa veprave tė tyre; shumė punė pėr tė dalluar ēka ėshtė e vėrtetė e ēka ėshtė gėnjeshtėr nė kujtimet e nė ditarėt e tyre; shumė punė pėr tė saktėsuar ēka ėshtė e vėrtetė e ēka gėnjeshtėr nė jetėn e tyre komuniste; shumė punė pėr tė dalluar ēka ėshtė burimore e ēka e falsifikuar nė dosjet e tyre. E tė tjera tė ngjashme.
Puna e historianėve tė ardhshėm tė letėrsisė do tė vėshtirėsohet aq shumė nė qoftė se nė betejėn pėr ndryshimin e jetės komuniste tė tė privilegjuarve tė komunizmit futen familjarė, miq dhe lexues tė pafajshėm tė tyre.
Puna e historianėve tė ardhshėm tė letėrsisė do tė vėshtirėsohet edhe mė shumė nė qoftė se nė betejėn pėr ndryshimin e jetės komuniste tė benjaminėve tė komunizmit futen media - gazeta dhe televizione.
Por, puna e historianėve tė ardhshėm tė letėrsisė do tė vėshtirėsohet posaēėrisht shumė nė qoftė se nė betejėn pėr jetėshkrimin e ri tė benjaminėve tė komunizmit futen nėpunės tė arkivave, nė duart e tė cilėve janė dosjet e tyre dhe dosjet e shkrimtarėve, krijuesve e qytetarėve tė tjerė tė kohės sė komunizmit: nė qoftė se kėta nėpunės bėjnė shkurtime, plotėsime, retushime nė dosjet - ashtu siē ka ngjarė nė disa raste nė disa vende ish-komuniste! Tė shpresojmė se historianėt e ardhshėm tė letėrsisė, ndėrkaq, do t’i mposhtin kėto vėshtirėsi, sepse do tė udhėhiqen nga kriteri i sė vėrtetės dhe i sė drejtės e jo nga kriteri i leverdisė apo i popullorėsisė - si luftėtarėt pėr jetėshkrimin e ri!
Dhe, puna shkencore, vėrtet, shkencore e kėtyre historianėve pashmangshėm do tė sjellė ndryshime nė gjykimet pėr letėrsitė e sotme kombėtare: shkrimtarėve padrejtė tė mbiēmuar dhe shkrimtarėve padrejtė tė nėnēmuar do t’u caktohen vendet qė, vėrtet, u takojnė.
Pėr tė gjitha arsyet e sipėrthėna mund tė thuhet se ėshtė nė interesin e shkrimtarėve dhe tė krijuesve tė tjerė, qė bėjnė betejė pėr jetėshkrim tė ndryshuar, tė ri, pėr jetėshkrim viktime nė kohėn e komunizmit edhe kur ishin tė pėrkėdhelurit e tij, nė interesin e letėrsisė dhe tė studiuesve tė saj tė ardhshėm, qė t’i lėnė jetėshkrimet e veta komuniste tė tilla ēfarė ishin nė tė vėrtetė. Le tė mendojnė se nėpėr jetė tė pastėr mund tė ecin vetėm shenjtorėt, kurse shkrimtarėt as nuk janė, as nuk duhet tė jenė shenjtorė. E komunizmi as shenjtorėt s’i ka lėnė pa njolla!
Sa i pėrket jetėshkrimit tim nė kohėn e komunizmit, dua tė mbetet i tillė ēfarė ishte: me hije e me dritė!
Nuk dua tė bėhem personazh i proverbit italian: aq i mirė sa nuk vlen asgjė.





<font class=editedby>[ Ky afishim u ndryshua nga: PO mė 2005-03-07 14:36 ]</font>