PDA

Braktis arkiven dhe shih kėtė faqe nė dizajn standard : Nga Adem Demaēi: “DORA E ZEZĖ” E SERBE VRET ĒLIRIMTARĖT E KOSOVĖS (Mekulipress)


PO
19.04.2005, 08:57:00
Mare nga www.mekuli.com (http://www.mekuli.com)

Nga Adem Demaēi:

“DORA E ZEZĖ” E SERBE VRET ĒLIRIMTARĖT E KOSOVĖS

1. Si do ta komentonit vrasjen makabre tė vėllait tė ish kryeministrit tė Kosovės Ramush Haradianjt, njė skenar, apo rastėsi? Kush fshihet pas dorės vrasėse?

A.D. – Kėtu nuk ka rastėsi. “Dora e zezė”( Cėrna ruka) serbe, nė mėnyrė sistematike dhe superprofesioniste ėshtė duke ndėrhyrė nė zhvillimet kosovare duke vrarė, njė nga njė, ēlirimtarėt kosovarė e duke futur huti e konfuzion nė policinė e administratėn e UNMIK-ut. Mitrovica e veriut, ku pushtetin e plotė e kanė sigurimcat e Beogradit, ėshtė shndėrruar nė qendėr prej nga, tash sa vjet, po inicohen dhe po drejtohen akcionet e tėrbuara kundėr ēlirimtarėve kosovarė, kundėr liderėve tė partive mė tė mėdha e, madje, kur e lypė nevoja dhe oportuniteti politik i Beogradit edhe kundėr serbėve tė pafajshėm. Prej nga Serbisė dhe “Cėrna rukės” ekzekutorėt pėr kėto vepra tė ndyra? Paj, edhe pas gjashtė vjetėsh “liri” nuk ėshtė zbuluar asnjė, ama bash asnjė bashkėpunėtor i Sigurimit serb nga radhėt e shqiptarėve! A ka nevojė tė thuhet se UDB-eja, qė nga hapat e parė tė diktaturės komuniste, kishte me dhjetra mijėra shqiptarėzi nė shėrbim tė vetin? Shumica prej tyre edhe sot, janė sistemuar nėpė tė gjitha poret e shoqėrisė sė dezorganizuar e tė dezorientuar kosovare. Kėtė e kanė thėnė hapur dirigjentėt e tyre nga Baogradi. Kanė thėnė, madje, se agjentėt e tyre kanė depėrtuar edhe nė mekanizmat e UNMIK-ut dhe prej andej janė duke pėrcjellur zhvillimet nė terren. Tash, si po shihet, ka ardhur koha qė edhe tė drejtojnė zhvillimet e ngjarjeve nė terren. Do tė ishte i gjatė vargu i veprimeve tė tyre terroriste gjithandej Kosovės, sidomos dy vjetėt e fundit. “Sigurimin e Atdheut” ata e kanė trilluar pėr tė futur konfuzion, por punėt i dirigjon, i ndėrmerr dhe i kryen, me anėn e “mashave shqiptare-kosovare, vetė “Cėrna ruka”. Por si nuk zbulohet a nuk kapet asnjė akter? Paj, si tė zbulohen a tė kapen, kur akterėt me tė kryer veprat, njė herė strehohen nėpėr enklavat serbe, pastaj barten legalisht nė Mitrovicėn veriore e prej andej largohen nga Kosova dhe vendosen nė qendrėn e vet nė Nish. Nga Nishi shkojnė nėpėr pushimoret gjithandej Serbisė! Kjo “lojė”, pėr “Cėrna rukėn” ėshtė bėrė rutinė, lodėr fėmijsh sepse nuk rrezikojnė asgjė. Policia kosovare nuk ka kompetenca, as nuk ka tė drejtė qasjeje pėr tė vepruar. Policia e UNMIK-ut hulumtimet dhe hetimet e veta kriminale i orienton vetėm nė drejtim tė shqiptarėve, nė drejtim tė kotė! Prandaj edhe nuk ka rezultate.

2. Cili ėshtė opinioni Juaj lidhur me mbajtjen nė ēeli tė Haradinajt? Cili ėshtė qėllimi i Hagės me arrestimin e ish kryeministrit tė Kosovės?

A.D. – Qėllimi ėshtė qė tė kriminalizohet UĒK-ja, qė tė demonizohet UĒK-ja, qė tė barazohen luftėtarėt e kryengritėsit e lirisė kosovare me vrastarėt e robėruasit e Serbisė neofashiste. E pastaj tė gjindet “zgjidhja solomonike”: as autonomi serbe, as pavarėsi kosovare! Krejt kjo mund tė pėrfundojė nė njė tragjedi tė re ballkanike!

3. Ēfarė note do t’i vinte Mandela i Kosovės Qeverisė sė Bajram Kosumit, ndėrsa pėrflitet se ka njerėz tė inkriminuar nė kabinetin e tij.

A.D. – Z. Bajram Kosumi ėshtė burrė i zgjuar, por pėrgjysmė mė pak energjik se sa z. Ramush Haradinaj. Nė Kosovė, si pozita, si opozita, tė gjithė janė bėrė tė inkriminuar. Kosova ėshtė bėrė njė “Pazar i pleshtave dhe i fjalėve kuturu”!

4. A ėshtė zgjidhje mė oportune vendosja e Kosumit kryeministėr, ndėrsa shpreh pakėnaqėsinė partia e Thaēit?

A.D. – Kjo ishte e vetmja zgjidhje oportune pėr t’u ardhur paksa era demokraci institucineve formale tė Kosovės.

5. Mendoni se Presidenti Rugova, po e menaxhon mirė Kosovėn pėr ta ēuar drejt pavarėsisė? Nė ēfarė niveli ėshtė bashkėpunimi i partive politike shqiptae; ēfarė ēalon dhe ēfarė kėrkohet?

A.D. – Z. Rugova nuk e menaxhon fare Kosovėn. Kosovėn e menaxhon UNMIK-u. Bashkėpunimi i partive politike tė Kosovės ėshtė nė nivelin zero! Zeroja nuk ēalon dhe as nuk ke se ēfarė tė kėrkosh nga zeroja!

6. Ēfarė ka arritur Forumi Qytetar i Kosovės qė Ju drejtoni dhe cili ėshtė roli i tij pėr ēėshtjen e madhe, pėr pavarėsinė e Kosovės?

A.D. – Asgjė! Forumi ende ėshtė nė fazėn e organizimit. Grupi nismėtar herė rritet, herė zvoglohet, por nuk zhduket dhe nuk heq dorė nga ideja e njė organizimi tė mirėfilltė, kur tė vijė koha dhe kur tė krijohen rrethanat pėrkatėse.

7. Ēfarė kėshille do t’i jepnit politikės shqiptare qė ka pėrjashtuar, thuajse terėsisht, gruan nga konkurimi pėr deputete?

A.D. – Ēfarė ta kėshilloj unė Shqipėrinė kur as nė Kosovė nuk dėgjon njeri kėshillat e mia. Si po mė duket, si nė Kosovė, si nė Shqipėri njerėzit po koriten pas parave, por sa pėr mend tė gjithė kanė tepėr, madje edhe pėr tė shitur, por s’i blenė njeri!