PDA

Braktis arkiven dhe shih kėtė faqe nė dizajn standard : Fejton : Vdekja e Jugosllavisė (flet Raif DIZDAREVIQ)


albakos
09.05.2005, 08:59:00
Kur i thashė delegacionit tė serbėve se detyrė jona primare ėshtė si t’i nxjerrim minatorėt nga zgafellja, njė nga ekstremistėt nė atė delegacion mė tha: “Nėse nuk duan tė dalin, le tė ngordhin!”.
Unė u tmerrova nga vetė fakti qė dikush mund tė mendojė ashtu, por nga kjo nxora konkludimin se urrejtja ka shkuar aq larg sa nė Kosovė mund tė ndodhė gjithēka

RFI: T’i kthehemi Stan-Tėrgut.Milosheviqi kėrkoi nga Vllasi qė ai tėzbresė nė zgafelle dhe tė takohet me minatorėt. Mė vonė kjo demantohet.

Milosheviqi e bindi Vllasin tė shkojė sėrish nė zgafelle

DIZDAREVIQ: Pati tingėlluar si bombė informata se Vllasi krye mė vete ka qenė nė zgafelle dhe ka biseduar me minatorėt. Mua, pėr kėtė, mė lajmėroi Petar Graēanini (ministėr federativ i policisė), e pastaj mė thirri Milosheviqi tė mė thotė se e ka marr atė informacion, se e ka thirrur Vllasin nė telefon, nė shtėpi, nė Prishtinė, se e ka pyetur nė mos ka qenė nė zgafelle, se ai i ka thėnė qė ka qenė dhe pastaj Milosheviqi e ka bindur qė sėrish tė shkojė nė zgafelle, por tė shkojė me njė ekip njerėzish qė do tė organizojė Komiteti Krahinor pėr t’i bindur minatorėt tė dalin nga zgafellja.
Sa i pėrket kėtij angazhimi tė Vllasit, ekzistonin dallime tė dukshme tė vetė udhėheqjes sė Kosovės edhe me udhėheqjen e Serbisė, dhe kjo pasqyronte gjendjen nė kreun kosovar. Rrahman Morina bisedoi me Vllasin qė sėrish tė shkojė nė zgafelle. E, pastaj, mua mė thirri Remzi Kolgeci, kryetar i Kryesisė sė Kosovės, pėr tė mė treguar se ēfarė ėshtė gjendja me minatorėt, por nė fund pashė se ai mė kishte thirrur pėr tė ma thėnė kėtė: nėse nė opinion thuhet se Vllasi i nxori minatorėt nga zgafellja, ne tė gjithė do tė shkojmė nga funksionet. Ma tha kėtė menjėherė pas takimit qė kishte pasur me Morinėn, prandaj vėrehej se ky ishte qėndrim i Morinės. Dua tė them se ndėrmjet Morinės dhe Vllasit, mė herėt kur Morina ishte ministėr i Punėve tė Brendshme ndėrsa Vllasi kryetar i Partisė, kishte zili, por kjo ėshtė fjalė e butė, mė mirė tė them ata ishin nė marrėdhėnie tė kėqija ndėrnjerėzore. Ndodhi kjo: Vllasi nuk shkoi sėrish nė zgafelle, nuk deshi as Morina, por unė nuk e di se a deshi tė shkojė Vllasi.

RFI: Kemi folur pėr informimin e dozuar tė anėtarėve tė Kryesisė, por do tė mund tė flisnim edhe pėr njė manipulim qė u bė nga udhėheqja e Serbisė me serbėt dhe me malazezėt e Kosovės. Ne tash po flasim pėr grevėn e minatorėve tė Stan-Tėrgut dhe sot, kaq vjet mė vonė, ėshtė lehtė tė pohohet se serbėt dhe malazezėt ishin tė manipuluar nga udhėheqja e Serbisė, por kjo shihej edhe asokohe?

Serbia luante me serbėt e malazezėt e Kosovės

DIZDAREVIQ: Mė duhet tė them se Milosheviqi me Kosovėn e kalli nacionalizmin nė Serbi, sepse me Kosovėn edhe kallet mė sė lehti ai nacionalizėm, pėr shkak tė mitit, dhe se ėshtė bėrė manipulim i pandėrprerė me serbėt dhe me malazezėt e Kosovės. Njė shembull: mua, natėn vonė, mė 24 shkurt 1989, pra nė vlugun mė tė madh tė asaj krize me minatorėt qė ishin tash e pesė ditė nė grevė, mė thirri nė telefon Petar Graēanini dhe mė tha se nė Beograd ka ardhur delegacioni i serbėve dhe malazezve nga Kosova, nė pėrbėrje serioze dhe reprezentative, dhe se ata duan tė takohen me mua nė Shtatmadhori. Unė iu pėrgjigja qė atė delegacion ta pranojnė ata nė Serbi dhe tė shohin se ēfarė kėrkojnė ata, dhe pastaj tė mė informojnė e unė vetėm pas atij informacioni do tė vendos a t’i pranoj apo jo. Pas njė kohe tė caktuar, sėrishmi mė thirri Graēanini dhe mė luti tapranoj delegacionin, mė tha se situata nė Kosovė ėshtė dramatike, se delegacioni po lut tė takohet me mua, se edhe udhėheqja e Serbisė po mė lut t’i pranoj ata. Pas kėsaj, unė e pranova atė delegacion. Tėrė kjo u zhvillua nė orė tė vona tė natės dhe ai takim zgjati mbi dy orė. I udhėhiqte njėfarė Baleviqi, funksionar partiak nga Kosova, i cili asokohe ēmohej, tė them kėshtu, si njeri i njė linje tė matur nė krahasim me liderėt e tjerė. Unė e pyeta: “Pse nė delegacion nuk ka shqiptarė?”. M’u pėrgjigj: “Nė kėtė kohė ėshtė vėshtirė tė jesh bashkė”. Pas asaj bisede tė gjatė me atė delegacion, krijova njė pėrshtypje shumė tė rėndė, tė dyfishtė. Sė pari, pėrmes asaj bisede hetova sa ishin futur thellė nė urrejtje marrėdhėniet ndėrnacionale nė Kosovė dhe sa ishte i madh rreziku nga konfliktet fizike ndėrnacionale nė Kosovė. Disa anėtarė tė delegacionit, qė dukeshin mė esėll, shihej se ishin tė frikėsuar seriozisht se lufta qytetare nė Kosovė ėshtė nė prag dhe mė pyetėn se a do ta pengojė gjakderdhjen nė Kosovė Kryesia e shtetit dhe shteti vetė. Ndėrsa, nė diskutimet e tė tjerėve, do tė thosha tė ekstremistėve, vėrehej urrejtja ndaj shqiptarėve deri nė atė masė sa vėrehej se ishin tė gatshėm t’i rroknin armėt. Kur u thashė atyre se detyrė jona primare ėshtė si t’i nxjerrim minatorėt nga zgafellja, njė nga ekstremistėt nė atė delegacion mė tha: “Nėse nuk duan tė dalin, le tė ngordhin!”. Unė u tmerrova nga vetė fakti qė dikush mund tė mendojė ashtu, por nga kjo nxora konkludimin se urrejtja ka shkuar aq larg sa nė Kosovė mund tė ndodhė gjithēka. Dhe, pėrshtypja e dytė qė fitova atė natė ishte se ai delegacion ishte kurdisur nga udhėheqja serbe. Sepse, tė gjitha kėrkesat e tyre ishin po ato qė kėrkonte udhėheqja e Serbisė...


Nė numrin tjetėr:
Si na e pėrshkroi Remzi Kolgeci gjendjen e minatorėve nė zgafelle?