PDA

Braktis arkiven dhe shih kėtė faqe nė dizajn standard : "Aleanca per Kosoven e re"


rtp_ja
14.10.2005, 15:30:00
William Walker: PAVARESIA E KUSHTEZUAR ESHTE NJE KONCEPT ABSURD

"Aleanca per Kosoven e re" do ta mbeshtese pavaresine e Kosoves dhe do te punoje per zgjidhjen e shpejte dhe te drejte te statusit te Kosoves, thane anetaret e bordit nismetar

Ambasadori amerikan, William Walker, ish-kryesues i Misionit Verifikues te OSBE-se ne Kosove gjate viteve 1998-99 , bashke me nje grup ish diplomatesh amerikane kane promovuar ne Prishtine grupin "Aleanca per Kosoven e re".

Ky grup do ta mbeshtese pavaresine e Kosoves dhe do te punoje per zgjidhjen e shpejte dhe te drejte te statusit te Kosoves, thane anetaret e bordit nismetar duke u shprehur kunder opsioneve per paveresi te kushtezuar.

Ambasadori Walker, i shoqeruar nga ish-kongresmeni Bob Carr, ish politikani i larte Sem Haskinson dhe ish-kryetari i Universitetit Kombetar te Mbrojtes ne Washington, gjenerali Robert Gard, tha se formimi i ketij grupi ka ardhur ne kohen kur Kosoves i duhet te ece perpara.

"Grupi "Aleanca per Kosoven e re" eshte formuar dhe eshte nje nisme e re qe perpiqet te shtyje gjerat perpara ketu ne Kosove", tha William Walker, duke shfaqur besimin se tani eshte koha e duhur qe disa gjera te fillojne te ndodhin, pasi edhe sekretari Anan ne rekomandimet e tij per Keshillin e Sigurimit pas raportit te ambasadorit Eide, ka thene se eshte koha e duhur per te percaktuar statusin e Kosoves.
Ambasadori Walker tha se e kishte lexuar me kujdesedhe raportin e ambasadorit Kai Eide per Kosoven dhe kishte degjuar me kujdes edhe opsionet lidhur me statusin e Kosoves.

[b]"Pavaresia e kushtezuar per Kosoven mendoj se eshte nje menyre e keqe per t'iu qasur statusit, pasi ne po flasim per nje status perfundimtar dhe jo per nje pavaresi te kushtezuar, qe sipas meje nuk eshte status perfundimtar", tha ambasadori Walker. p/b]

Anetaret e bordit te kesaj organizate njezeshem u shprehen kunder pavaresise se kushtezuar dhe per nje pavaresidhe sovranitet te plote te Kosoves. (RTK).