PDA

Braktis arkiven dhe shih kėtė faqe nė dizajn standard : Kualifikimet per Euro 2008 :Shqiperi-Slloveni neser 24.03.07


Fatonb
23.03.2007, 14:28:00
Neser pra me ne Shkoder luhet ndeshja shqiperi -slloveni per kualifikimet Euro 2008

Tirane, 22 mars - Altin Haxhi nuk mund te jete ne formacionin baze te kombetares shqiptare, per ndeshjen e se shtunes, ndaj Sllovenise.

Nje lajm i tille eshte mesuar sonte, nga burime konfidenciale prane stafit mjekesor te perfaqesueses. Keshtu, mesfushori gjirokastrit, qe deri dje ishte i votuar si numri 1 i krahut te majte te mbrojtjes, eshte demtuar ne ndeshjen miqesore qe kuqezinjte kane zhvilluar me skuadren e Olimpikut te Tiranes dhe si pasoje e kesaj, ai nuk mund te luaje ndaj Sllovenise.



Ne fillim ka patur dhimbje ne rreze te kofshes dhe me pas ka kuptuar se ka pesuar nje terheqje, e cila nuk pengon vetem ate, por i prish pune edhe trajnerit Kovacic, i cili e kishte menduar Haxhin, alternativen e pare, ne krahun e mbrojtjes.



Haxhi eshte edhe i dyti lojtar i demtuar, pas Hasit, qe e ka te pamundur, deri tani te luaje. Por Kovacic dhe Duro duket se nuk i lejojne vetes te merziten, sidomos perpara nje ndeshjeje te rendesishme, si ajo e se shtunes ne "Loro Borici" ndaj Sllovenise.



Keshtu, duke pare qe Haxhi nuk mund te luaje dhe mbrojtja e Shqiperise ka probleme serioze, stafi teknik ka menduar qe te ktheje Lorik Canen, deri dje me "profesion" mesfushor, ne vijen e pasme, pra ne mbrojtje. Nuk eshte nje zgjidhje e lehte, edhe pse Cana ka treguar se e ben nje gje te tille. Por, nese Cana do te kthehej mbrapa, kjo do te thoshte shume me pak force goditese ne mesfushe.



Persa i perket pjeses tjeter te formacionit, ajo do te jete e njejte, si ajo ne ndeshjen ndaj Olimpikut, me ndryshimin se Haxhi nuk do te jete ne fushe.

Portier: Arjan Beqaj

Mbrojtes: Nevil Dede, Armend Dallku, Lorik Cana, Elvin Beqiri

Mesfushore: Altin Lala, Klodian Duro, Ervin Bulku, Devis Mukaj

Sulmues: Erjon Bogdani, Edmond Kapllani

Te gatshem: Isli Hidi, Erion Xhafa, Arjan Pisha, Jahmir Hyka, Besart Berisha, Alban Bushi, Hamdi Salihi

I skualifikuar: Debatik Curri

Ne tribune: Enea Koliqi, Blerim Rrustemi

Fatonb
23.03.2007, 15:14:00
Tifozėt, interesim tė madh pėr Shqipėri-Slloveni
Nga Olsi Ranxhi


Ndeshja e se shtunes midis perfaqesueseve te Shqiperise dhe Sllovenise pa dyshim mbetet kryefjala e dites ne mbare opinionin sportive ne vend e vecanerisht ne Shkoder qyteti ne te cilin do te luhet edhe takimi. Kane kaluar 4 vjet nga triumfi 3 – 1 qe kuqezinjte arriten ndaj Rusise nje triumf i paharrueshem per publikun shkodran i cili shpreson qe ne Loro Borici kombetarja te perserise nje tjeter sukses kesaj radhe ndaj kundershtareve Sllovene.

Qe prej dites se enjte ne qytetin verior ka nisur edhe shitja e biletave e 11 mije biletave te cilat menaxhohen nga klubi i Vllaznise. Duhet theksuar se interesimi i qytetareve shkodrane per te qene te pranishem ne shkallet e stadiumit eshte mjaft i madh. Nderkohe qe ne te tre pikat kryesore te qytetit shitja e bileta vijon normalisht me ritme normale .

Deshira e tifozeve per te mbeshtetur live djemte kuqezi eshte vertet e madhe, cka ka sjelle edhe vershimin e tyre drejt pikave sportive ku edhe gjate oreve te fundit fluksi eshte ne nje numer te konsiderueshem. Drejtuesit e klubit Vllaznia kane marre te gjitha masat qe biletat te shiten me cmimin zyrtar te fiksuar me pare duke mos lejuar qe ato perfundojne ne treg te zi ne menyre qe te mos perseritet me eksperienca e 4 viteve me pare ku ne Loro Borici ne fillim te takimit ndaj Rusise kishte me pak spektatore se kapaciteti i tij.



E Premte, 23 Mars 2007

Fatonb
23.03.2007, 15:19:00
Bogdani: Duhet ta "tundim"!
23 Mars "Sllovenia eshte nje kundershtar i forte, por te mos harrojme qe do te luajme ne Shkoder, atje ku mbeshtetja nga ana e tifozerise do te jete nje avantazh i madh per ne. Dhe jam i bindur se kjo do te na karikoje shume per ta fituar ate ndeshje"

Shqiperia duhet te arrije trepikeshin ne ndeshjen e se shtunes, ndaj Sllovenise, pasi vetem keshtu mund te pretendohet per realizimin e nje endrre, te mbetur ende ne "sirtar". Nje mendim te tille e ka sulmuesi 29-vjecar i kombetares shqiptare, Erjon Bogdani. Keshtu, per Bogun, perballja e 24 marsit, ndaj skuadres se Kek do te jete e veshtire, por ai beson ne forcen e skuadres dhe tek mbeshtetja maksimale nga ana e publikut, qe e konsideron si "binomin" fitues, te shutnen.

- Gjashte gola ne Serine A, kater nga te cilet me fanellen e Kievos. A keni ruajtur ndonje, per ndeshjen e se shtunes ndaj Sllovenise?

- Sigurisht qe po. Eshte e vertete qe kam shenuar gjashte gola deri tani, edhe pse, ne fazen e pare, nuk kam luajtur aq sa duhet, pare faktin se tek Siena pata nje kohe me shume probleme. Por shyqyr qe me ne fund arrita te kaloj me sukses dhe te shkoj tek Kievo, ketu ku duket se kam rilindur serish. Persa i perket ekipit kombetar, une mund te them se jam perpjekur qe te bej detyren time dhe si cdo sulmues jam munduar te ndihmoj skuadren dhe do ta bej kete. Por une nuk jam sulmuesi i vetem qe ka Shqiperia. Ketu ka edhe lojtare te tjere shume te mire ne vijen e pare, qe te gjithe e dine se cilet jane.

- Vija e pare per momentin eshte edhe "arma" me e forte e kuqezinjve, pare faktin se kater sulmueset kryesore, si ju, Kapllani, Bushi dhe Salihi po kalojne nje forme shume te mire ne kampionatet e tyre, madje edhe shenojne rregullisht. E shikoni kete si nje avantazh, ne krahasim me sllovenet?

- Nuk mund te mohoj qe skuadra jone, sic e thashe edhe me pare, ka sulmues te zote dhe cilesor, qe po bejne buje, jo vetem me skuadrat, por ne teresi ne kampionatet ku luajne. Kapllani ka shenuar 14 gola, Bushi ka shenuar 8, ndersa Salihi 2, por ka zhvilluar vetem kater ndeshje. Eshte e vertete qe per sulmues nuk vuajme, por eshte mbrojtja, ajo qe ka probleme per momentin.

- Duke mbetur tek prapavija, ne ndeshjen stervitore me Olimpikun, ajo ka caluar, sidomos ne pjesen e pare. A keni besim tek kjo mbrojtje, per ndeshjen me Sllovenine?

- Qe mbrojtja ka probleme, kete e dime te gjithe. Por, edhe qe ne nje ndeshje stervitore, aq me teper perballe nje skuadre inferiore, lojtaret nuk tregojne aftesite e tyre, as 50 per qind, kjo eshte evidente. Persa i perket besimit, mund te them se nuk me mungon, sepse, nese nuk do te besojme tek skuadra, atehere perse jemi pjese e saj?

- Realisht, a mendoni se do ta mundni kundershtarin e radhes?

- Ne per kete do te hyjme ne fushen e lojes. Sllovenia eshte nje skuader e forte, por jo ai kundershtar i perpara shtate viteve, qe na ka mundur edhe ne Tirane. Aq me teper qe do te luajme ne "Loro Borici", atje ku mbeshtetja e tifozerise do te jete nje avantazh i madh per ne. Kjo do te na karikoje, per te zhvilluar nje ndeshje te shkelqyer, ne menyre qe te korrim fitoren. Pra, sic thuhet ndryshe, duhet ta "tundim" ne kete sfide.

Intervistoi: Gjergj Cicani

Fatonb
23.03.2007, 15:20:00
Kapllani: Fitojme ne, paster
23 Mars “Duhet te jemi teper agresive, qe ne minutat e para, per ta vene nen presion kundershtarin. Nese zhbllokohemi te paret, atehere do te shihni se c’eshte ne gjendje te beje kombetarja”

Sulmuesi i dyte, qe do te formoje ciftin me Bogdanin, ne ndeshjen ShqiperiSlloveni, pritet te jete Edmond Kapllani, te pakten nga ajo qe eshte pare gjate ketyre diteve. “Do te jete nje deshire qe po realizoj”, ka thene Kapllani, i cili, per te paren here do te aktivizohet ne nje ndeshje zyrtare qe nga e 1'. Ai e vlereson kundershtarin, sepse i njeh disa nga lojtaret sllovene, megjithate eshte i bindur tek suksesi i kuqezinjve te shtunen. “Do te fitojme, madje paster”, eshte shprehur sulmuesi 24vjecar.

 14 gola te shenuar ne Gjermani, me Karlsruhen. A mendoni se ka ardhur dita, qe kete ta beni per te paren here me fanellen kuqezi?

 Shpresoj! Madje, mund te them se jam shume optimist per kete. Megjithate, e rendesishme eshte qe, jo vetem une, por te gjithe te bejme nje ndeshje te mire te shtunen, ne menyre qe te arrijme nje rezultat sa me pozitiv, cka do te thote fitore.

 Si e parashikoni ndeshjen e 24 marsit, me Sllovenine?

 Do te jete nje sfide e forte. Dhe pavaresisht se futbollistet e Sllovenise nuk jane te nje niveli te larte, krahasuar me Holanden, apo edhe Bullgarine, ne grupin tone, perseri, kur vjen puna per fanellen e kombetares, asnjeri s’te fal. Megjithate, une kam besim se, nese ne do te arrijme te luajme ashtu sic dime, do ta fitojme kete ndeshje, madje edhe me nje rezultat te paster.

 Ju jeni edhe lojtari qe e njihni ndoshta me shume se te tjeret kundershtarin e radhes, apo jo?

 Po, nuk e mohoj. Ata kane dy sulmues te afte, njeri nga te cilet luan me Kelnin, ndersa tjetri me Djuisburgun, ne Bundesligen 2 dhe mund te them se e njohin mire porten kundershtare. Po keshtu kane edhe nje mesfushor cilesor, qe aktivizohet me Koblenc, perseri ne ligen e dyte gjermane, i cili luan shume me mire ne ajer, se sa ne toke.

 Eshte thene se Shqiperia duhet te godase ne fillim, sepse nese do te jete kundershtari, ai qe do te na ndeshkoje, atehere, ashtu si ne perballjet e meparshme, do te kemi shume probleme me pas...

 Jo une nuk mendoj se do te kemi probleme. Ne, sic e thashe, do te futemi ne fushe dhe do te japim maksimumin, per ekipin tone kombetar. E dime qe duhet te tregohemi shume agresive dhe kete do te tentojme te bejme qe ne minutat e para, per ta vene nen presion te vazhdueshem kundershtarin. Mendoj se forcat nuk na mungojne.

 Dyshja sulmuese, BogdaniKapllani, u pa disi e shkeputur ne miqesoren me Olimpikun, aq sa deri diku mungonte bashkepunimi ndermjet jush. Thjesht nje iluzion, aporealitet?

 Ne te vertete ne po luanim ndaj nje skuadre te nje niveli shume te ulet, aq me teper qe flitej per stervitore. Sigurisht patem pak probleme me menyren se si do te luanim, sepse, edhe pse trajneri Kovacic na tha qe te benim presing, kjo nuk ndodhi. Ndoshta hyme edhe me ate mentalitetin, qe po luanim me nje kundershtar te kategorise se dyte.

 Kapllani, ne fushe qe nga 1', per te paren here ne nje ndeshje zyrtare...

 Do te jete nje gje shume e bukur dhe nje deshire, qe me ne fund po realizoj. Ajo qe mund te them une eshte se do te mundohem te jap me te miren, ashtu sic kam bere dhe po bej me skuadren time ne Gjermani. Shpresoj qe te me ece edhe ketu, si me Karlsruhen atje. Intervistoi: Gjergj Cicani

Fatonb
23.03.2007, 15:22:00
Bariē: Formacionin do ta "vulos" vetė

Driton Latifi




I shtrirė nė shtėpinė e tij nė Zagreb, trajneri i kombėtares sė Shqipėrisė nė futboll, Oto Bariē, detyrėn e tij mund ta bėjė vetėm
nėpėrmjet celularit. Ai thotė pėr "Sportin shqiptar" se, pėrderisa qėndron i shtrirė nė shtrat nga sėmundja, mundohet tė dijė gjithēka ndodh nė ekip kėto ditė stėrvitore para ndeshjes me Slloveninė dhe kėtė e bėn duke komunikuar nga 3 4 herė nė ditė me ndihmėsin dhe tė besuarin e tij, Sllavko Kovaēiē. Ndonėse ka besim te ndihmėsi i tij i parė, tė cilin e njeh prej fillimit tė karrierės si trajner kroato austriak, megjithatė mundohet tė japė kontributin e tij si trajner i parė nėpėrmjet thirrjeve "alo". Nė fillim ne e pyetėm pėr ecurinė e shėndetit tė tij, pas "pushtimit" nga sėmundja e papritur fundjavėn e shkuar, gjė qė e la larg drejtimit tė kuqezinjve nė pėrgatitore dhe nė ndeshjen zyrtare me Slloveninė. "Nuk ka ndonjė pėrmirėsim tė dukshėm. Vazhdoj tė mos mund tė marr frymė thellė, ndėrkohė qė vazhdoj mjekimin intensiv. Ilaēet m'i kanė shtuar mjekėt sė paku edhe pėr 3 4 ditė, pastaj tė shohim se
si do tė paraqitet gjendja. Pres tė kem sė shpejti edhe njė kontroll tjetėr te specialisti," - tha nėpėrmjet lidhjes telefonike Bariēi pėr gjendjen shėndetėsore, nėpėr tė cilėn po kalon.
Mė tej, sa i pėrket kombėtares, "Oto Maximale" qė nė fillim tregon se ka besim tė plotė te Kovaēiēi dhe puna qė po bėn ai. "Jam nė dijeni tė gjithēkaje po ndodh kėto ditė nė ekip. Kontaktoj 3-4 herė nė ditė me Kovaēiēin, i cili mė informon pėr detaje tė ndryshme tė stėrvitjes, por edhe mė kėrkon mendime pėr ndonjė gjė. Pra, kemi kontakte tė rregullta me njėri-tjetrin, ēka mė mundėson ndjekjen e situatės, edhe pse nuk jam atje. Dua ta pėrsėris se Kovaēiēi ėshtė njohės i mirė i futbollit dhe di ta bėjė si duhet edhe detyrėn e trajnerit. Pra, nuk kam ndonjė merak nė kėtė drejtim. Pastaj ai po zbaton planin stėrvitor tė ekipit, qė ne tė dy bashkė e kishim pėrgatitur mė herėt se tė sėmuresha unė, kėshtu qė mendoj se ai ėshtė duke punuar sipas planit." I pyetur se si komunikon me ndihmėsin e tij Kovaēiē, kroati Oto Bariē pėrgjigjet: "Dėgjohemi 3 4 herė nė ditė nėpėrmjet telefonit. E thėrras unė, ose mė
thėrret ai, para dhe pas stėrvitjeve. Kovaēiēi mė informon pėr gjithēka ndodh nė ekip. Pak a shumė interesohem mė tepėr rreth seancave dhe formės qė tregojnė lojtarėt nė to, posaēėrisht ata tė rinjtė, qė i kemi ftuar pėr kėtė ndeshje. Mendoj se puna po shkon nė rregull dhe nuk brengosem shumė, pasi kam besim tė plotė se Kovaēiēi e kryen punėn si duhet."
Njė pikė ku nuk u ndal shumė trajneri i kombėtares shqiptare, Oto Bariē, ishte mungesa e Besnik Hasit, pėr tė cilin u tha se vuante nga njė dėmtim. "Me mosardhjen e Besnik Hasit mendoj se ėshtė krijuar njė "vrimė" edhe mė e madhe nė mbrojtje, ku ekipi ka ēaluar nė takimet e fundit. Mungesa e Hasit ėshtė vėrtet e madhe, por mendoj se Kovaēiēi do tė gjejė zgjidhje edhe pėr kėtė ēėshtje," - nėnvizoi kroato-austriaku.
Po sa dorė do tė ketė vetė Bariēi nė kėtė ndeshje me Slloveninė, nė njė kohė qė nuk gjendet pranė ekipit nė stėrvitje dhe as nė stol, por kėshillat e tij i jep nėpėrmjet telefonit. Kush do ta pėrcaktojė formacionin e ekipit qė do ta fillojė ndeshjen me Slloveninė? "Mendoj se ėshtė logjike qė Kovaēiēi ta propozojė ekipin qė do tė zbresė nga fillimi nė ndeshjen me Slloveninė, pasi e ka parė nga afėr formėn e lojtarėve. Sidoqoftė, "vulėn" pėrfundimtare do ta vė unė. Me kėtė dua tė them se pas propozimit tė Kovaēiēit, unė do tė ndėrhyj, do t'i them se ai bėn
dhe tjetri nuk bėn, nėse kam bindje tė plotė pėr ndonjė lojtar qė ka kualitete mė tė larta," - u shpreh Bariēi.
Ndėrkohė, dita e ndeshjes po afron, gjė qė e rrit tensionin edhe tek kroato-austriaku, edhe pse gjendet i shtrirė nė shtėpinė e tij, i sėmurė, larg kampit kuqezi, tė cilin drejton. Kjo duket qartė nė fjalėt e Bariēit, i cili kėrkon tė pėrcjellė optimizėm tek kuqezinjtė qė nga Zagrebi: "Pėr ne dhe pėr Slloveninė do tė jetė njė ndeshje delikate, pasi gjendemi nė tė njėjtat pozicione. Tė dyja skuadrat kėrkojnė medoemos 3 pikėt, gjė qė e rrit dramaticitetin e kėsaj ndeshjeje. Megjithatė, unė kam besim tė plotė se ekipi qė po stėrvit Kovaēiēi do t'ia dalė me sukses. Kam njė parandjenjė tė brendshme se do ta kalojmė mirė nė ndeshjen e parė me Slloveninė, pėr tė menduar pastaj edhe pėr Bullgarinė."

Fatonb
23.03.2007, 15:24:00
Kapiteni kuqezi thotė se me Slloveninė duhet tė fitojnė, Bullgaria vėshtirė pėr t'u mundur 23-03-2007
Lala: Trajneri Bariē gaboi me Taren
Sporti Shqiptar


Nga Bullgaria, Peter Herakov
Kapiteni i ri i skuadrės pėrfaqėsuese shqiptare, Altin Lala, i cili do tė zėvendėsojė Igli Taren me shiritin nė krah, flet pėr detyrėn e re si dhe pėr "shokun" e tij dhe miqėsinė e ngushtė qė ka me bullgarin Ēavdar Jankov, duke e lidhur me ballafaqimin qė tė dy do tė kenė njėri me tjetrin nė takimin e 28 marsit nė Sofje.
"Holanda do tė fitojė vendin e parė nė grupin tonė, ndėrsa Bullgaria me Rumaninė do tė konkurrojnė midis tyre pėr tė pėrcaktuar se kush do tė sigurojė vendin e dytė," - u shpreh kapiteni i ri i shqiptarėve, Altin Lala, nė njė bisedė qė dha pėr gazetėn bullgare "TemaSport". "Skuadra jonė ka njė test tė rėndėsishėm me Slloveninė, pėrpara se tė ballafaqohet me Bullgarinė. Mund t'ju them se tė dyja ndeshjet janė shumė delikate pėr Shqipėrinė. Duhet tė fitojmė tė parėn dhe pastaj tė mendojmė pėr Bullgarinė, me tė cilėn ne dėshirojmė tė zhvillojmė njė lojė tė fortė. Eventualisht, Bullgaria ėshtė skuadėr e fortė dhe me njė sulm shumė tė rrezikshėm, ku Berbatov dhe Bojinov janė lojtarė tė klasit botėror, - vazhdoi tė shpjegohet nė prononcimin e tij mesfushori i Hannover 96, Altin Lala. - Personalisht, mendoj se Bullgaria nuk ėshtė e pamundshme. Ata kanė probleme nė mesfushė dhe nė mbrojtje. Mbrojtėsit nuk sinkronizohen siē duhet njėri me tjetrin dhe mesfushorėt kanė tendencė qė tė distancohen dhe shkėputen nga plani i lojės dhe tė luajnė larg njėri tjetrit. Kuptohet, ne nuk do tė luajmė me 10 lojtarė nė mbrojtje, vetėm se ata kanė sulm tė rrezikshėm. Skuadra jonė pa nė mėnyrė tė detajuar videon e ndeshjes Rumani Bullgari dhe kemi nxjerrė disa pika, nga do tė parashtrojmė plan-strukturėn tonė pėr ndeshjen ndaj bullgarėve." Mė tej, i pyetur pėr situatėn e grupit tonė, kapiteni i ri i kuqezinjve, Altin Lala, ka dėshirė qė, veē Holandės, tė jetė Bullgaria dhe jo Rumania nė Europian. "Nėse kualifikimi pėr nė Europian, do tė mbetet tė diskutohet midis Rumanisė dhe Bullgarisė, unė kam dėshirė qė tė kualifikohet Bullgaria dhe jo Rumania. Kėta tė fundit nuk i kam qejf. Eshtė thjesht njė gjykim personal. Kam shumė respekt pėr Hristo Stoiēkovin, por mbi tė gjitha me atė skuadėr luan miku im i ngushtė, Ēavdar Jankov, me tė cilin jam shumė shok si nė fushė, ashtu edhe jashtė saj, nė Hanover, ku luajmė sė bashku. Eshtė djalė dhe shok i mrekullueshėm dhe do tė jetė e pazakontė tė luaj ndaj tij. Ndoshta edhe mund t'ia pasoj topin disa herė nė fushė, - u shpreh duke qeshur mesfushori shqiptar rreth miqėsisė dhe lidhjeve tė tij miqėsore qė ka me lojtarin e pėrfaqėsueses bullgare, Ēavdar Jankov. - Jam i sigurt qė ne do tė vėmė njė bast tė vogėl pėrpara ndeshjes, por Ēaku ka mė shumė shanse se unė pėr tė fituar. Gjithashtu, shpresoj qė ai tė qėndrojė tek Hannoveri, pasi ėshtė Sllavia, qė kėrkon 1.75 milion euro pėr kartonin e tij. Unė jam gati tė shkoj dhe t'i ulem nė gjunjė presidentit tė ekipit bullgar, vetėm e vetėm qė ai ta ulė pak ēmimin." Pėr sa i pėrket emėrimit tė tij si kapiten i ri i skuadrės kuqezi, Lala mendon se ėshtė nder, por edhe njė detyrė e vėshtirė. "Mendoj se trajneri Otto Bariē bėri gabim qė e la Iglin jashtė nė kėtė mėnyrė dhe nė kėto momente. Ai ėshtė njė lojtar shumė i rėndėsishėm pėr skuadrėn dhe njė shembull i shkėlqyer pėr lojtarėt e ri, qė tė mėsojnė nga profesionalizmi i tij si futbollist. Megjithatė, jeta vazhdon dhe unė si kapiten i ri dėshiroj tė vazhdoj ta mbaj lart stafetėn e tij, aty ku e la Igli. Eshtė krenari dhe nder tė mbash shiritin e kapitenit tė kombėtares kuqezi, por ėshtė njėherazi edhe njė barrė e rėndė, e cila kėrkon respekt dhe dedikim serioz," - u shpreh duke pėrfunduar kapiteni i ri i skuadrės kuqezi, Altin Lala.

marr nga
http://www.sportishqiptar.com.al

Fatonb
23.03.2007, 15:24:00
Loro Borici na pret..
Kombetarja shqiptare ne prag te ndeshjes vendimtare per mbetje apo dorezim ne luften e grupit te saj te Shtunen, pra neser do ta zhvilloje ndeshjen e rendesishme ne Shkoder, me fillim nga ora 17.00. Kesaj radhe grupet e organizuara jashte Shqiperise, apo me mire te themi 2 grupet me me emer ne paraqitjet e tyre per kombetare, Dardanet Prishtine dhe ata nga Shkupi do te mungojne ne tribunat e Loro Borici. Shume eshte spekuluar per mossukseset dhe problemet qe po i kalon kombetarja jone, mirepo behet e ditur se mosprezenca e organizuar e grupeve ne fjale aspak nuk ka te beje me te cekurat me larte, madje sipas udheheqesve te grupeve ata arsyetohen se ne kete fundjave kane ndeshje tejet te veshtire ne rruge per titullin e kampionit te KF Prishtina kurse ne anen tjeter Shvercerat - Dardanet Shkup nuk udhetojne me arsyetimin se ne kete sezone kane teper udhetime per klubin e tyre gje qe buxheti i tyre nuk e lejon nje gje te tille.

Nuk eshte vetem me kaq, te Shtunen pritet nje atmosfere e bukur dhe me atraktive ne Loro Borici te krijuar pikerisht nga tifozat vendas, te cilet nihen me fanatizmin qe kane per klubin e tyre futbollistik, kuptohet qe edhe per kombetaren.
Pra te Shtunen i'u mbetet tifozave shkoderan te ndihmuar nga tifozat e tjere shqiptare anembane Shqiperise dhe viseve te tjera te krijojne nje atmosfere impozante, ashtu sic ju ka hije atyre.

Tifozat.com i'u uron kombetares nje loje sa me te mire dhe ne fund me 3 pike te rrembyerra ta vazhdojme rrugen per ne Bullgari.

Nuhi K. - Tifozat.Com

tarasi
24.03.2007, 16:48:00
a ka transmetim bre najkun ?
nanen me TVSH e me RTK-ė!

Fatonb
24.03.2007, 20:44:00
Ndeshja Mbaroj 0-0