Braktis arkiven dhe shih kėtė faqe nė dizajn standard : ~ Fllad Melankolie ~
Kjo teme eshte dedikuar te gjithe atyre momenteve
kur jeta na duket pak e zymte (e vrante),
kur na mbulon nje hije e erret e shikojme jeten me sy te tjere,
kur fryn nje fllad (ere e lehte) plot kujtime, nostalgji.
Por nuk eshte e thene qe nuk ka vend per buzeqeshje e sy qe shkelqejne nga lumturia.
Sepse nuk ka therrime lumturie pa nje pikez loti.
Postime te kendshme:)
http://i41.tinypic.com/10ggps3.jpg
Sonte ndihem nje gjethe vjeshte,
qe lufton nje beteje te humbur...
heret a vone era do ta shkepuse nga pema...
Sonte ndihem nje xham i kristalte,
qe u shmanget shikimeve te henes...
nuk dua te me lexoje ne faqet e zemres...
Sonte ndihem nje shtepi pa mure,
qe mbrohet nga stuhia e dimrit...
te ftohtit me deperton si shigjete e akullt..
Sonte jam veē nje shpirt i arratisur,
qe neper yje kerkon krahet e humbur....
(Zane)
http://www.forumishoqeria.net/forum/picture.php?albumid=139&pictureid=2093
Provova...luftova..u rrezova..
ngritja ishte e veshtire..por ja arrita
fillova ēdo gje serisht..
por kesaj radhe lendimi eshte teper i rende...
Enderrova..shpresova...besova..
e tani shikoj ēdo enderr..shprese... siguri..
tek thyhen ne 1000 copa si gota kristalit..
kesaj radhe nuk jam me ne gjendje ti bashkoj edhe nje here..
Bertas sa mundem..
per boten jane thjesht pershperitje..
nuk kam me ze..
Flas..kembengul..kundershtoj..
nuk kuptojne..
nuk flasim te njejten gjuhe..
Ne kerkim te shpirtit..
humbur diku gjate rruges..
Spektatore e jetes time...
http://4.bp.blogspot.com/_xwbeH-Cb_mw/R2p5phxlDoI/AAAAAAAAAEM/YE0BFbNjSpE/s400/265903.jpg
Tashme je
nje petal qe shkeputet nga trendafili,
nje pershperitje e lehte ne ere,
nje floke i kristalte debore,
nje dallge e zemeruar ne det,
nje rreze e arte dielli,
e ylli i fundit i mengjesit..
Tashme je
ne tingujt e nje kenge te harruar,
ne enderrat e nje nate te pafund,
ne pikat e shiut qe rrjedhin si lote,
ne buzeqeshjen e pafajshme te nje femije,
e ne krahet e nje perqafimi te ngrohte..
Tashme nuk je veē nje kujtim i larget
qe dalengadale tretet...
http://www.forumishoqeria.net/forum/picture.php?albumid=120&pictureid=1601
Cdo perkedhelje...ēdo buzeqeshje...ēdo lote..
mos e hidh tutje por jetoje e duaje thellesisht...
Cdo ndjenje..ēdo mendim..ēdo rrahje te zemres tende..
mos e ler te iki por ruaje diku brenda teje..
Sepse do te vesh re qe asgje nuk kthehet me...
asgje nuk perseritet..ēdo ēast qe jetojme eshte unik..
E per ēdo moment qe kalon ngelet nje therrime kujtimi...
http://s5.tinypic.com/2n9xgmd.jpg
Kam malle per...
...nje shikim te drejte qe arrin deri ne fund te shpirtit
...nje buzeqeshje te sinqerte te rizgjoje kete diell
...nje perqafim te ngrohte te me mbroje nga kujtimi yt....
http://www.forumishoqeria.net/forum/picture.php?albumid=37&pictureid=450
Ndermend sjell syte e tu
por nuk shoh asgje aty...
Ndermend sjell buzeqeshjen tende
por nuk me ngroh si dikur...
Ndermend sjell zerin tend
por nuk kuptoj fjalet qe pershperit...
Ndihmome!!
Koha po me vjedh te vetmin thesar qe me ka ngel..
Dalengadale po me vjedh kujtimin tend..!
Nuk e dija keto mendime
mund te kishin kaq ze...
Nuk e dija qe kjo heshtje
mund te fshehte kaq fjale...
Nuk e dija qe nje pikez loti
mund te bente kaq zhurme....
http://www.forumishoqeria.net/forum/picture.php?albumid=37&pictureid=2004
Kur perendon dielli
e nata ledhaton hijet
heshtja duket si nje Zane e trishte
qe vallezon me sy mbyllur
nen tingujt e dallgeve te detit...
Muzika ime...
Tinguj fjalesh...te shkruara nga dora e te kenduara nga zemra..
Fjale..ndjenja te ngujuara brenda...rrefime..frike..buzeqeshje..
kujtime te humbura..serish te gjetura e pastaj te fshire nga koha...
Muzika ime eshte te rrish ne heshtje e te degjosh shiun qe bie...
..eshte heshtja e bores qe nuk perdor fjale per tu shprehur me mire...
Muzika ime eshte te mbyllesh syte e te shikosh diellin..
...te ndjesh mendimet tek fluturojne drejt lirise...
..te degjosh hapat e lumturise qe dalengadale zbret ne zemer...
Muzika ime...sot kam harruar melodine e saj...
..por nuk pushoj se vallezuari...
Sa ēudi!!!
Sado qe te vrapojme nuk arrijmme kyrre te ecim ne te njejtin hap me jeten,
ndjekim ritme krejtesisht te ndryshem e nganjehere edhe te kundert,
ndjenjat/emocionet tona nuk kombaqojne kurre me realitetin,
preferojme dimrin kur eshte vere e te nxehtit kur eshte ftohte,
ndjejme nostalgji per femijerine kur tashme jemi te rritur,
kerkojme te verteten kur genjeshtra ka kalbur rrenjet e pafajsise tone,
thurim endrra...siguri..iluzione e ne veshtiresine e pare jua dorezojme jetes...
...qe i shkel...i varros ne hipokrizine e pafund..
Kerkojme gjithmone pretekste sa here humbasim ne vend qe te mesojme diēka prej tyre...
Jua kuptojme vleren gjerave vetem kur i humbasim..kur nuk do te jene me tonat..
Jemi te rrethuar nga persona te veēante..speciale..e krenaria na pengon shikimin..
E vetem atehere kur jeta na i rremben nga duart e zemres kuptojme rendsine
e ketyre personave...por gati gjithmone eshte teper vone...
Por pavarsisht nga ēdo ligesi...zhgenjim..goditje..shtrengate jemi gjithmone aty..
tek mundomi te qendrojme ne kembe..dikush rrezohet..dikush lendohet me shume se te tjeret..
e dikush arrin te qendroje ne kembe e u zgjat doren te tjerve..
Ndoshta eshte kjo e vetmja arme qe kemi ndaj jetes..
ndoshta kjo eshte ushqen forcen tone...
ndoshta eshte jeta e shpirtit tone...
....SHPRESA...
Sepse pavarsisht nga ēdo perendim..dielli lind serish
pavarsisht nga erresira e nates..do te jete serish mengjes..
deti i turbullt i jetes nje dite do te qartesohet..
e dallget e tij te furishme heret a vone do te qetesohen...
**
- E nderkohe ē'duhet te bejme??!!
- Thjesht te kemi durim - me tha dikush
Ishin thjesht ca zhgarravina te grumbulluara prej kohesh :)
Do te me pelqente qe kjo teme te pasuroj me perlat e arta te anetarve te ketij forumi.
Ju Kosovaret keni nje shpirt poetik shume te veēante,
menyra sesi i thurni fjalet pa asgje te tepert e asgje te manget.
Pergezime :)
*Dona*
04.02.2010, 12:08:47
Eh ...
Do te kisha dhe njehere deshire
akoma te nis fluturimin
krahet e keputur nuk me ngrejne me
dhe endem si e cmendur..
te gjej kuptimin
Pse
pa ty, pa sy, pa ze...
ka akoma qiej?
ku jane
te pakten ti shikoj
po syte jane lodhur
me shifra, fjale
krahet nuk ngrihen
terhiqen ngadale
me dhimbje renkojne
qiejt jane per zogj qe jetojne
ne cilin shekull me the,te takohemi?
Te pres....
ah...Zot e kam harruar
po do mundohem te vi edhe njehere
per te kerkuar
...ndoshta edhe te nesermen
Pasi te vdes!
*Dona*
04.02.2010, 14:49:54
Eh ...
kurdo qe te vish
atje te pres,
ne kryekrisjen
e nje endrre
qe nuk vdes
ne gjirin e fjales
qe mekon shprese.
ne s`te dal perpara
ti mos qaj me lote
fati do me kete nisur
ne nje tjeter bote.
por ti prit, mos ik
se nje dite do te vij
e kthyer ne zog,
e kthyer ne njeri.
*Dona*
05.02.2010, 08:50:06
Eh ...
mes dhimbjesh u rrita
po keshtu dhe ti
s'te kam pare qyshkur
te mbaj mend qe femije
i vogel, i trembur
me syte rrush te zi
prej tyre kerkoja
pak dashuri.
vitet kaluan
hallet u shtuan
ne u rritem...
s`ishim me femije
dhe jeta na ndau
vuaja une, qaje dhe ti.
*Dona*
06.02.2010, 08:03:21
Eh ...
I fshehur je ne zemren time,
atje e ke folene, mos ki frike
ngrohtesia e shpirtit tim,
ne netet e ftohta t`dimrit
do te te ngrohe.
Ne endrrat e mija je,
mi ke trazuar
si deti pas stuhise,
por ti qendron akoma aty
si enderr e vonuar.
Do te te fsheh nen qerpik
vetem syri im te te perkedhele,
do te te fsheh nen buze,
cdo puthje timen te ndjesh.
*Dona*
07.02.2010, 06:42:39
Eh ...
Mbeshtes kembet e zbathura,
ne reren e lagur
kthej koken dhe
shikoj gjurmet e lena pas,
mall
perseri vazhdoj te eci
sa vetmi, monotoni
o Zot...
ngre syte ne horizont
nje varke lundron,
e braktisur n`vetmi
dhe une ketu
mike me hijen time rri
papritur nje ze me therret
ah pulbardha ime,
mos ik, rri ketu me mua
vetmine nuk e dua
pershendetur nga shikimi im
ajo perplas krahet
dhe iken fluturim
perseri eci
bregut te gjate, pa fund
e vetmja mikja ime vale deti
me prek me perkedheli
e ti askund...
ekzistence e befte
m`ndjek me sy kafshimi.
*Dona*
08.02.2010, 05:34:18
Eh ...
Si ta quaj kete enderr
po ndjenja c'emer ka
valle syte e bukur
do mundem me ti pa?
*Dona*
10.02.2010, 07:41:07
Eh ...
Heshtim perballe e qajme pa lot,
me ty s`rri dot, pa ty s`bej dot
zjarr i rrufese ndizet ne gji
dhe syri mallit loton ne sy...
paradite diell, mbasdite shi
ja si kjo dite je edhe ti.
JaGuArJa
10.02.2010, 10:33:02
woow *Dona* I feel you :) shum shkrime te mira!
*Dona*
10.02.2010, 16:02:06
Falemnderit motra. Me jap guxim qe te vazhdoj.
*Dona*
10.02.2010, 16:04:21
Eh ...
mendoj me vete kur helmohem,
ja ēdo shprese e jetes sime perendoi....
por papritmas buzeqesh dhe qetohem
kjo eshte jeta, i them vetes, dhe kendoj.
iki tutje ne te tjera rruzullime,
ku nuhas te tjera lule ne mengjes,
gaz, hare, kenge, valle e fluturime
dhe ndertoj keshtjellen time plot me shprese.
dhe ne ēastet e perngritjes me te ndritur,
enderroj e i them vetes me gezim,
te kendosh ne nje note me te ngritur
te jetosh se jeta paska nje qellim.
Grasha_1
11.02.2010, 07:49:48
Veq vazhdo,je e mrekullueshme,ta kam lakmine.
*Dona*
12.02.2010, 06:56:46
Falenderime n`perkrahje , Grasha.
*Dona*
12.02.2010, 06:57:30
Eh ...
Nje fjale e hidhur permbys gjithcka
si shiu rrembyes i veres se nxehte
por ti e di se det pa dallge nuk ka
as dashuri pa zenka s'mund te kete.
Nositi
24.05.2010, 14:46:41
http://th05.deviantart.com/fs22/300W/i/2008/350/d/4/Tree_Of_Hope_by_Iribel.jpg
Diku ne fund te shpirtit e di edhe ti vete
se eshte e drejte te jete keshtu...
Sepse ēkuptim do te kishte dita
pa erresiren e nates?
Ēfare do te duheshin yjet
nese nuk do te perendonte dielli?
Si do dalloje embelsine e lumturise
pa provuar shijen e idhet te trishtimit?
Si do te thaheshin lotet
nese nuk do te lulezonte buzeqeshja?
Por mos harro kurre!
Edhe nese dimri do te kalbi te gjitha lulet e lendines
Ai s`do te ndaloje kurre ardhjen e pranveres!
p.s. Zane, ndonėse me shume vonesė, tė falenderoj publikisht pėr kėto vargje tuaja kaq tė mrekullueshme, qė i gjeta nė boksin tim tė mesazheve. Ndoshta pa tė drejtėn e autorėsisė sate, po i ndaj me tė gjithė dashamirėt e fjalės poetike tė DF-sė, gjithnjė duke shpresuar nė mirėkuptimin tėnd. Tė pėrshėndes pėrzemėrsisht dhe tė dėshiroj t`gjitha tė mirat nė jetė kudo qė ndodhesh. Me shumė respekt, Nositi!
Copyright ©2007 albamatrix.com Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.