PDA

Braktis arkiven dhe shih kėtė faqe nė dizajn standard : Ernest Koliqi


Shtegtar
24.09.2009, 21:32:15
Ernest Koliqi

E hapa kete teme me qellim qe ta perkujtojme njeriun, te cilit ne shqiptaret e jashte kufirit te shtetit ame ia kemi shume borxh respektin!
Per fat te keq,une e kam vec nje monografi te tij dhe nuk mund te sjell ketu te dhena te mjaftueshme rreth vepres dhe jetes se ketij patrioti dhe dijetari te shquar shqiptar,por shpresoj qe ndonjeri nga forumistet ka me shume materiale dhe do te na i sjelle ne kete teme.Te tilleve,gjithsesi u takon falenderimi.

Ernest koliqi u lind me 1903 ne Shkoder.Studioi ne kolegjet me te njohura italiane,ndersa u doktorua ne Padove.U shqua heret si veprimtar i denje i shume ceshtjeve me interes gjithekombetar kulturor e letrar.Vepra e tij letrare perfshin vellimet :
Kushtrimi i Skenderbeut(Tirane,1924),Hija e Maleve(Zare,1929),:Poetet e medhej t`italis,I :

Dante,Petrarka,Ariosto,Tasso(Tirane,1932),Gjurmat e stinve(Tirane,1933),Tregtar flamujsh(Tirane,1935),Epika popullore shqipe(Padove,193,Simfonija e shqipeve(Tirane,1941)Shkrimtare shqiptare I(me Namik Resulin) dhe II(me Karl Gurakuqin,Tirane,1941),Poezi popullore shqipe(Firence,1957),Shija e bukes mrume(Rome,1960),Pasqyrat e Narcizit(Rome,1963),Antologji e lirikes shqipe(Milano,1963)etj.
E.Koliqi themeloi dhe udhehoqi revistat „Ora e maleve“,1923 dhe „Shejzat“,1957.
Shume poezi,proza,drama dhe kritika letrare i kane mbetur neper periodikun letrar te kohes,
sidomos ne „Shejzat“.Radhitet nder intelektualet me te shquar te kohes,por njekohesisht edhe
me tragjiket te kultures shqiptare.Vdiq ne mergim ne Rome, me 1975.

Marre nga novela(kopertina e prapme e librit) Tregtar Flamujsh,ribotuar ne Shkup ne sht.shkronjen „Nova Makedonija“me 1991.

Shtegtar
25.09.2009, 18:30:02
Me rastin e ribotimit te librit me novela „Tregtar Flamujsh“nga E.Koliqi,qe u pregadit ne Prishtine(radhitja kompjuterike e bere ne“Infotrade“) dhe u shtyp ne Shkup me 1991, shkrimtari yne Martin Camaj e shkrou nje parathenje mjaft te vlefshme per kete liber, ku pasqyron bukur mire disa gjera rreth artit te Koliqit dhe rreth disa problemeve te letersise sone pas LII boterore.
Teksti me poshte eshte parathenja ne fjale:

KOLIQI E VEPRA E TIJ LETRARE

Ernest Koliqi (1903 – 1975) u lind ne Shkoder dhe vdiq ne mergim ne Rome.Studioi ne Kolegjin Ksaverian te ketij qyteti dhe ne kolegjin e permendun Arici ne Breshia,Itali, dhe vijoi ne Padove ku u doktorue me tezen „Epika popullore shqiptare“ nen drejtimin e Carlo Tagliavini-t.
Koliqi letrar shquhet si krijues i noveles ne letersine shqiptare;simbas mendimit tim drejtas do vu ne dukje se ai do percaktue si „themelues i prozes moderne“ ne letersine tone.Aty ku veproi u dallue,per shembull,si perkthyes,si themelues e drejtues revistash qe lane gjurme te qarta ne kulturen shqiptare,nder to „Ora e Maleve“,“Shkendija“,“Shejzat“ e tj.,andaj si i tille publicist me nje pene te zhdervjellet dhe gjykim te shpejte e te mprehte.
Ne kohe te veshtira si ishte lufta e dyte botnore la gjurme te pashlyeshme ne arsimin kombetar ne organizimin e shkollave dhe pajisjen e tyne me tekste,per te paren here,trajtue me kritere
moderne,ndersa qysh tash historia ia njeh se Koliqi mori guximin nen pergjegjesi personale te themeloje shkollat shqipe ne Kosove : si minister arsimi mes 1941 – 42 dergoi ne Kosove nga
Shqipnia permbi 200 mesues shqiptare,nder ta dhe plot kosovare qe mbas mbarimit te luftes i vune themele te forta arsimit ne gjuhen shqipe ne kete treve.
Ne shpirt arsimtar i lindun,Koliqi ushtroi profesionin e mesuesit dhe si prof. universiteti permbi 30 vjet,ma pare ne Padove e mandej ne Rome.
Une si vetje Koliqit i jam mirenjohes per dhanjen e ideve nxitese si krijohet albanologjia
si lande universitare nder universitete te hueja.Edhe per krijimin e katedrave per gjuhe dhe letersi ne trollin italian qe sot drejtohen nga arbreshet,pjeserisht duhet te falenderojme nisjativen e pervojen e Koliqit.
Vepra letrare e tij,ne kushte normale,s`do te kishte nevoje per paraqitje,ajo flet vete per vete
vetem tue e lexue.E shenueshme dhe historike do te mbese botimi i „Tregtar Flamujsh“,mbas 45 vjetesh ndalimi te vepres letrare te Koliqit ne Kosove,jo ne Shkoder apo Tirane.Sikur autori Koliqi te jetonte do te ishte gezue per kete ribotim ne Prishtine*.Ky i donte keto treva
Qe si shkodranet e vjeter i quente“trevat andej kufinit“,pa i permend emen per emen.
Ai keto vende i njihte permes tregimit te nje vetje,te Bajram Currit, i cili bashke me familje
Mbas te debuemit nga Kosova jetoi me vjet ne plangun e Shan Koliqit,t`et te Ernestit, ne Shkoder po ne ate bote qe autori na e pershkruen ne novelat e „Tregtar Flamujsh“.
Andaj kur flitej per tragjedine kosovare Koliqi conte doren ne nje gjest patetik,po thellesisht te ndiem, e thoshte : s`ashte e vendit te me sqaroni sepse une nga goja e Bajram Currit mora
njoftimet e para cka ashte Kosova.
Mbas kesaj shpallje fshehej nje leshese qe mbas gjase nuk ia falte kurre vetes.
Ndoshta rrehem,por me duket se autori i ketij libri,kushedi per cfare rrethanash,nuk ka qene kurre ne Kosove!
Tue rremue ne vete ne keto dite cka te shkruej mbi Koliqin e vepren e tij,perserita shpesh
vetemevete: nuk ashte per t`u habite!Ky ashte fati i shkrimtareve shqiptare te ndaluem per t`u mberrije fjala e shkrueme ne viset e atdheut te tyne teper vone ku nuk u shkeli kurre kamba.

Ne kete paraqitjen time do te mbesin pa thane plot sende te nje lloj randesie me karakter
thjeshte letrar dhe „jashteletrar“ si ashte per shembull ndalimi i autoreve tane nga vete shqiptaret.Do qite ndermend se vellimi i pare i novelave te Koliqit qe shenuen nje kthese
ne prozen moderne shqiptare,qe mban titullin „Hija e Maleve“ u botue ne Zare, jo ne Shkoder,sepse autori si ndjekes i rrymes demokratike te Nolit e te Gurakuqit jetonte ne
mergim(1928).Lexuesi i sotem i kujtueshem lyp shkaqet e ndalimit te veprave shqipe nga
klika politike : nga fillimi perzihet politika me art nga zotnuesit e pushtetit dhe si reaksion arti
me politike nga vete artistet dmth krijuesit e artit.
Do shtue edhe dicka tjeter : ata qe deshten(si krijues) ta pajtojne artin me politike ne keto 50
vjetet e fundit, damtuen letersine dhe talentin e tyne.
Ne keto kushte ata qe pesuen nga ky kaperthim kategorish jane lexuesit e kujtueshem.
Mbas nje rremimi te percipet zbulohet sot: cdo autori e poeti nga radha e klasikeve tane
i ashte ndalue se paku nje veper.sa jane asi lexuesish te breznise se re ce njohin vepren Qerbelaja te Naimit ? Na te gjenerates ma te vjeter tek e mbara duhej te jipnim informime
te gjithanshme mbi klasiket tane e veprat e ndalueme,perceptime e ftillime qe done mbajte
si pune elexuesve qe gjinden ne kapercyellin e shekullit njezet e njezet e nje.
Gjate leximit te „Tregtar Flamujsh“ apo vepra tjera kesi lloji s`do t`i keshilloja askujt me u mbeshtete ne vleresimin e kritikeve “zyrtare” te kohes sone,as per mire as per keq.
Tiparet letrare te shqiptareve te vjeter ne keto vepra le te shijohen natyrshem,ma se miri
pa komente te hueja, pleq e te rij,burre e gra,ashtu si na paraqiten ne leveret(kostumet) e tyne krahinore e te qyteteve te ndryshme te vendit tone,fytyra njerzish qe per shtat e menyra te
sjelluni u perngjajne dhe nipat,ndonese disi te marrshem para syve tane,si te gjetun ne faj sepse i perkasin „te kaluemes se erret“.
Dhe vertet, ka sende qe na ndajne prej tyne,te folunit,per shembull,ne menyra te ndryshme,
por te sterpasuna ne tinguj,kuptime e perftyrime fort afer artit te vertete.
Most e na pengoje ndryshmenia : na sot flasim ose perpiqemi,sado pak,te flasim te gjithe njelloj,po megjithate ndryshimet ne te menduem rralle kane qene kaq kontradiktore e
te papajtueshme si sot, edhe nder ne shqiptaret.

Kete farfuri ngjyrash e tingujsh e ndeshim dhe ne vepren „Tregtar Flamujsh „ kur te jene
Mesue syte e veshet ne te.Lexuesi i kujtueshem,per shembull, mbetet shtang si ky prozator
qysh ne nisje te tregimit, ne te parat fjali e gjen fillin e mbare,tonin e sakte.Kalon prej situate
ne situate pa humbe mase e drejtpeshim.Persosmenia e kuadrit,gjuha ne cilsine e saj homogjene,gjithcka mbeshtetet ne traditen shekullore ten je ambienti me shprehje qytetare
te pjekun,te Shkodres.Kihet pershtypja se autori niset nga ambienti intim i tij real,edhe ai i persosun,aq sa ne pasqyrimin artistik ne novelat, na del teper stereotip, i merzicem e pa
prespektive.Sot duhet te bindemi se kendej e vetem kendej mundej me na dale dhe proza jone moderne.

Jemi ne vjetet `30 kur Shkodra ne Shqipni printe ne trajtimin e nje letersie moderne.Kushte nxitese te mbrendshme psikologjike ishin pakenaqesia e autoreve me veprat e veta e te
gjenerates ma te vjeter dhe kushtet ekonomike e sociale te mbrapambetuna.Po ne kete liber
qesin krye per te paren here idete e reja europiane te periudhes mes dy luftave botnore per
shnderrime.Dalin ne shej dhe tendencat e nje organizimi ideor estetik e formal te letersise,
poashtu si e vune tash se fundi ne dukje disa kritike te rij kosovare.I permbahej maksimes
te krijohej nje letersi e tipit europian me brumin e koloritin e botes shqiptare.Koliqit,edhe
si njeri i hapet e kosmopolit nga natyra i kandeshin ndryshmenite e jetes e te artit shume ngjyrash : ky njihet si ndermjetes mes shkrimtareve te veriut e te jugut te Shqipnise.
Ky kontakt,mbas pavaresise kombetare,edhe u vu permes revistave e gazetave letrare pak fort te njoftuna e te studjueme nga kritike te periudhes 45 – vjeqare qe ndoq.

Ajo cka ndodhi mbas 1945 ne letersine tone,dihet.Tradita letrare veriore,me qendren Shkodren, u shlye si strukture tradite letrare e kulturore nga letersia.Pa dyshim kjo mase e rrepte qe u aplikue perpiktas frenoi zhvillimin e natyrshem te artit shqiptar me komponente te kultures historike.U paralizue kujtesa historike ne cdo pikepamje.

Simptomatike per mue ashte ndalimi i autoreve klasike fort te kulturuem,si Konica,Zef Skiro,
Koliqi e tj. mbi te cilet mbeshteten tharmet e zhvillimit te rrymave letrare mbrenda letersise
sone.Vlerat e ketyre autoreve do kerkue e zbulue ne mjeshtrine e artit letrar,larg cdo hibridizimi ne trajte e permbajtje,jo per t`i imitue, por per te gjete permes vepres se tyne fillin e keputun.

Lenngries,
prill 1991 Martin Camaj


* siq u permend me lart, ribotimi u pergadit ne Prishtine ,por u be (shtyp) ne Shkup.