Proverbi
01.08.2003, 22:36:00
Ne pauzen prej 25 minutave te ores se ligjeratave ne lenden e Matematikes botohet kjo poezi!.
Ty po te drejtohem, vajze moj syzeze:
"Me do a s'me do" - kjo eshte hipoteze!
Pamja jote e embel posi teoreme,
kur te shoh perpara, sikur zgjidh probleme.
Ti je elegante si ekuacion
mesi yt i holle posi ypsilon,
supet delikate - pika infleksioni,
qafa si cilinder, koka si trung koni.
Hunda si segment, posi rreze drite,
veshet simetrike, balli si orbite.
Buzet si elips, mjekra si kupole,
syte si dy vatra, vetull parabole.
Ç'mi ke ndare aq bukur floket si spirale,
oj t'u thafte dora, si me simetrale!
Rreze rrezatojne syte e tu te qeta:
njeri rreze alfa, tjetri rreze beta.
Per ty psheretimat te dalin rrethore,
hapne vale-vale si rrathe bashkeqendrore.
Une e ti - nje thyese lidhur me nje bosht:
ti- numeruesi siper, une- emeruesi boshte.
Bukuria jote - bukuri limit
m'i perndau mende gjer ne infinit.
Folme, shpirti im, shpirt ne maksimum
se pa ty s'kam gjume as ne minimum.
Botoni edhe ju Poezit e juaja ,por duhet tju pershtatet temes , pra duhet te jete 21 minuta:)
Ty po te drejtohem, vajze moj syzeze:
"Me do a s'me do" - kjo eshte hipoteze!
Pamja jote e embel posi teoreme,
kur te shoh perpara, sikur zgjidh probleme.
Ti je elegante si ekuacion
mesi yt i holle posi ypsilon,
supet delikate - pika infleksioni,
qafa si cilinder, koka si trung koni.
Hunda si segment, posi rreze drite,
veshet simetrike, balli si orbite.
Buzet si elips, mjekra si kupole,
syte si dy vatra, vetull parabole.
Ç'mi ke ndare aq bukur floket si spirale,
oj t'u thafte dora, si me simetrale!
Rreze rrezatojne syte e tu te qeta:
njeri rreze alfa, tjetri rreze beta.
Per ty psheretimat te dalin rrethore,
hapne vale-vale si rrathe bashkeqendrore.
Une e ti - nje thyese lidhur me nje bosht:
ti- numeruesi siper, une- emeruesi boshte.
Bukuria jote - bukuri limit
m'i perndau mende gjer ne infinit.
Folme, shpirti im, shpirt ne maksimum
se pa ty s'kam gjume as ne minimum.
Botoni edhe ju Poezit e juaja ,por duhet tju pershtatet temes , pra duhet te jete 21 minuta:)