PDA

Braktis arkiven dhe shih kėtė faqe nė dizajn standard : Interviste e evrodeputetes gjermane Doris Pack dhene enkas per gazeten PAVARESIA


Mafioso
10.12.2004, 10:19:00
Intervistė ekskluzive e evrodeputetes gjermane Doris Pack, kryetare e delegacionit tė Parlamentit Evropian pėr Evropėn Juglindore, dhėnė enkas pėr gazetėn “Pavarėsia”



Doris Pack: Do tė pranoja njė pavarėsi tė kufizuar pėr Kosovės nė mbikėqyrjen e Bashkimit Evropian



“ShBA-tė sikurse tė gjitha vendet e tjera kanė mbajtur qėndrimin e KS tė OKB-sė. Nuk duhet pėrmendur njėanshėm. Duhet tė gjendet njė zgjidhje nga bashkėsia ndėrkombėtare sė bashku me shqiptarėt dhe serbėt dhe kjo nuk duhet tė jetė e diktuar nga jashtė. Kosova gjendet para portės sonė, dhe pėr kėtė ne evropianėt duhet tė shtojmė pėrpjekjet pėr zgjidhje”, thotė pėr gazetėn “Pavarėsia” evrodeputetja gjermane Doris Pack, e cila njėherėsh ėshtė kryetare e delegacionit tė Parlamentit Evropian pėr Evropėn Juglindore



Prishtinė/ Bruksel, 9 dhjetor

“PAVARĖSIA”: Znj. Pack, jo shumė kohė mė parė ju keni vizituar Kosovėn dhe keni pasur kontakte me disa figura politike nė Kosovė. A mund tė na thoni se si e vlerėsoni situatėn aktuale nė Kosovė?


D. PACK: Situata ėshtė e brishtė, ndėrsa, si nga shumica e shqiptarėve, ashtu dhe nga shumica e serbėve, klima e pėrgjithshme nuk po orientohet drejt njė politike konstruktive paqėsore pėr njėri-tjetrin, e popullatėn.
Kėta tė fundit besojnė se obstruksionet kundėr strukturave tė pėrbashkėta vėshtirėsojnė ēėshtjen e statusit, tė tjerėt nė fakt nuk e kanė kuptuar se nuk ia vlen tė bėhen tė njėjtat gabime ndaj bashkėqytetarėve tė tyre, tė cilat u ishin bėrė kundėr tyre nė vitet e 90-ta.
Ndėrkaq, nepotizmi i klasės politike ėshtė i padurueshėm dhe i dėmshėm. Natyrisht se duhet qė UNMIK-u tė transferojė mė shumė kompetenca nė qeverinė e re dhe unė pyes se nėse kjo do tė ishte e mundur vetėm tek kryeministri i zgjedhur.


“PAVARĖSIA”: Znj. Pack, mė duket se ju jeni njėra nga politikanet gjermane mjaft tė angazhuara edhe pėr ēėshtjen e Kosovės, sepse keni marrė pjesė nė zhvillimet e ndryshme politike si nė Parlamentin Evropian, ashtu dhe nė Gjermani, por ju keni vizituar Kosovėn. A mund tė na sqaroni paksa mė konktretisht se si parashihet zgjidhja e statusit final tė Kosovės?

D. PACK: Unė do tė pranoja njė pavarėsi tė kufizuar pėr Kosovėn, nėn mbikėqyrje tė Bashkimit Evropian. Kjo duhet tė jetė e pranueshme dhe pėr serbėt, por edhe nėse tė gjitha vendet anėtare tė BE-sė do tė dėshironin kėtė.


“PAVARĖSIA”: Qarqe nga Beogradi e pėrmendin copėzimin e Kosovės. Ēka mendoni ju pėr kėtė ?

D. PACK: Nuk ėshtė zgjidhje ndarja e Kosovės.



“PAVARĖSIA”: Qytetarėt e Kosovės sot besojnė se SHBA-tė janė mė pozitivėt nė drejtim tė zgjidhjes sė ēėshtjes sė Kosovės. A shihni dallime (qėndrime tė ndryshme) tek vendet e (BE-sė) Perėndimit ndaj ēėshtjes sė Kosovės?

D. PACK: ShBA-tė sikurse tė gjitha vendet e tjera kanė mbajtur qėndrimin e KS tė OKB-sė. Nuk duhet pėrmendur njėanshėm. Duhet tė gjendet njė zgjidhje nga bashkėsia ndėrkombėtare sė bashku me shqiptarėt dhe serbėt, dhe kjo nuk duhet tė jetė e diktuar nga jashtė. Kosova gjendet para Portės sonė, dhe pėr kėtė ne evropianėt duhet tė shtojmė pėrpjekjet pėr zgjidhje.


“PAVARĖSIA”: Kosova ka pasur njė histori mjaft tė dhimbshme, pra Kosova njė vend ku njerėzit tradicionalisht janė mėsuar tė rrinė bashkė. Tash sė fundi, pesė vjet pas luftės, ka rifilluar emigrimi i tė rinjve drejt Perėndimit, si pasojė e papunėsisė sė lartė?

D. PACK: Tė rinjtė do tė qėndronin vetėm nėse do tė kishin pėr tė gjetur vende pune, dhe nėse eventualisht do tė mund tė ushqenin familjet e tyre.
E nė tė vėrtetė ėshtė detyrė politike, qė aktualisht tė krijohen parakushtet e tė mund tė investohet, e kėshtu tė krijohen vendet e punės.
Kosova ėshtė vend me strukturė agrare, por ku dhe kush bėn njė politikė tė mirėfilltė agrare, qė nė tė vėrtetė do tė krijonte punė?


“PAVARĖSIA”: Aktualisht bota po e pėrjeton krizėn e Irakut. Ndėrsa nga ana tjetėr thuhet se Gjermania ėshtė motori i Evropės. Ēfarė mund tė jenė gabimet e politikės gjermane dhe asaj tė BE-sė pėr Kosovėn, a mos ndoshta Kosova ėshtė lėnė nė harresė aktualisht?


D. PACK: Si pasojė e problemeve botėrore Kosova po e humb kohėn mė tė vlefshme, e kjo ėshtė rrezik. Ka aq shumė spote tė nxehta qė kėrkojnė vemendjen, dhe qė shtojnė mosinteresimin pėr ēėshtjen e Kosovės.
Ne kemi drejtuar njė luftė pėr interesat e shqiptarėve nė Kosovė, por tani drejtuesit nuk janė tė aftė qė vetė tė kryejnė gjėrat e domosdoshme, e kėshtu pėr ta orientuar Kosovėn drejt njė tė ardhmeje paqėsore e pėr ta parandaluar ndonjė dizaster sikurse qė ndodhi nė mars, etj. Kjo nėnkupton se bashkėsia ndėrkombėtare po bėn gabim, se nė duart e saja shumė gjatė po e mban tėrė pushtetin dhe nuk po mund qė t’ua besojė atė vetė shqiptarėve.


“PAVARĖSIA”: Meq ju pėrfaqėsoni shtetin gjerman nė Parlamenit e Evropės, ēfarė do tė ishte porosia e juaj pėr popullin e Kosovės?

D. PACK: Nuk mjafton qė pėr ēdo ditė tė kėrkohet pavarėsa, dhe pėr ēdo ditė tė tregohet se vendi mund tė sundohet mirė, e serbėt dhe pakicat e tjera janė tė pranuara si qytetarė tė barabartė dhe sė fundi tė trajtohen nė enklava.
Por, bashkėqytetarėt serbė duhet tė pranohen si qytetarė tė Kosovės, dhe nuk duhet shikuar ata gjithnjė me Beogradin.
Tė ndjekėsh kėtė rrugė kjo qė tė qonė tek asgjėja, ku askush nuk do tė kishte rrugėdalje, e qė nė tė ardhmen Beogradi tė vendoste pėr tė ardhmen e Kosovės, ashtu siē bėri Millosheviēi dikur.

Intervistoi: **** Tėrshnjaku


BIOGRAFIA e Doris PACK

Doris Pack ka lindur mė 18.03.’42 nė Schiffveiler tė Saarlandit. Pas mbarimit tė maturės mė 1962 ka mbaruar pedagogjinė. Mė 1983 emėrohet rektore nė Ministrinė e Kulturės pėr landin e Saarlandit. Nga 1985 –1989 ishte deputete federale (CDU/CSU). Qė nga 1981 – 1989 ishte anėtare e Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės, dhe njėherit ėshtė anėtare nderi e Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės. Nė korrik tė vitit 1989 bėhet deputete e Evropės ( e fraksionit EVP/ED). Eshte kryesuese e delegacionit pėr Evropėn Juglindore e Parlamentit tė Evropės. Njėherit ėshte dhe eksperte pėr Ballkanin nė Parlamentin Evropian.