Kthehu   DForum > Sociale/Shoqėrore > Tema shoqėrore-sociale / Sozialgesellschaftliche Themen

Libri24.com - Bota e diturise

Pergjigje
 
Opcionet e temes Pamje
  #1  
Vjetėr 17.07.2007, 15:49:00
Livadhi Livadhi ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 19.06.2005
Postime: 1,381
Standard

Tani nje kohe te gjate nuk kam udhetuare per Shqipri .Personalishte jam shume i pa informuare me gjendjen e rrugese qe lidhe kryeqendrat shqiptare.Besoji qe eshte me interes. te kemi me shume info ne kete drejtim.Ndoshta per moderratoret nuk e tepert qe hapa kete teme kur dihet se diku ka qen me para disa tema te ngjashme.Une me poshte do beje disa pytje sa per ta hapure nje bisede te mirefillte mese antareve te forumit.Pra kjo teme do sherbeje per diskutim por edhe per informata rrethe rrugese qe eshte shume me rendesi dhe jetike per ne Shqiptaret.

-Sa km jane preje Durresi deri Prishtine?
-Sa km jan asfaltuare deri me tani dhe cilet jan keto segement?
-Sa eshte gjersija E KESAJI RRUGE dhe sa shirita ka ajo ?
-Cilet jan tunelet e parapara dhe gjatesija e tyre?
-Kushe dha iden per nje rruge te tille dhe a ishte ideja e vonuare?
-A jan te siguruara mjetet finanzijare per segementin qe kalon neper Shqiperi?
-Kushe jan finanzuesit e rrugese?
-A eshte parapare tatim per shfrytezuesit?
-Sa mbrrin nalesija mbidetare e kesaji rruge?
-A do hape perspektive edhe per Shiprin VL ku do kene turiste gjate sezonit dimrore?
-Sa eshte gjatesija e magjistrles qe kalon neper Kosove dhe nga i bije ajo?
-Ado ishte me mire qe magjistralja te kalone neper Sllatin, Arllat,Malisheve ,Rahovec Prizeren , ?
-Sa eshte punuare deri tani ne Kosove ne kete Drejtim?
-Kur eshte parapare te perfundoi segmenti i Kosovese e kur ai i SHqiperis?
-Cilat jan perparesi qe na ofron kjo magjistrale?
-Si do quhete Magjistralja apo do emrohet me numer?
-Si do e finanzoji Kosova kete RRuge?
-Sa kohe do na duhet nga Prishtina deri ne Tirane neper magjistralen e re?

Shtese.
-Me perfundimin e magjistrale ado perjetoji Kosova dhe Shqiprija nje buum ekonomik?
-A do shtohet numri i turisteve Perendimore?
-A do kete zbritje qmimeshe ne kosove e ne veqanti te perimeve te heresheme?
-A do provoji serrbija qe ta sabotoi me gjitha mjetet kete magjistrale?
- A do kete turiste nga kosova qe do vizitojin bregdetin vetem per funde jave?

-Besoji qe do jete shume me interese te kyqeni ne kete teme dhe ne kete menyre do sjellim ketu edhe info te nevojeshem,ju luse nese keni edhe harta apo diqka te ngjajeshem sjellleni ketu dhe na ndihmoni te marrim veshe se qka po ndoddhe me ket magjistrale shume te perfolure e cila ende nuk po perfundon!!!!


<font class=editedby>[ Ky afishim u ndryshua nga: Liora mė 2007-09-03 22:18 ]</font>
Mit Zitat antworten
  #2  
Vjetėr 26.07.2007, 21:51:00
Livadhi Livadhi ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 19.06.2005
Postime: 1,381
Standard

tani kaloi mese nje jave nga hapja e kesaji teme dhe askushe se sheh te aresysheme te flase .Si duket te gjithe shqiptaret posedojin nga nje aeroplane dhe nuk ju intereson per rruge ,apo jan momentalishte te zen me pushime.
Mit Zitat antworten
  #3  
Vjetėr 27.07.2007, 05:07:00
heineken heineken ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 14.02.2003
Postime: 539
Standard

[img]/forum/images/smiles/icon_lol.gif[/img]
Mit Zitat antworten
  #4  
Vjetėr 30.07.2007, 20:21:00
BLUE SKY BLUE SKY ėshtė jashtė linje
i/e freskėt
 
Anetar prej: 07.04.2002
Postime: 87
Standard

Pershendetje Livadhi...mos e merr tragjike kete pune qe nuk eshte pergjigjur ende askush...prit deri ne shtator e do e shohesh "ske me u dhane gjevap"sepse njerezit jane neper pushime-kemi mbetur vetem ne qe edhe pak kemi mbetur pa shku ne pushim...e nje pjese bukur e mire e forumisteve besoj qe do kalojme neper kete rruge(une po)-qofte tranzit qofte ne bregdetin shqiptar apo thjeshte per vizite ne Shqiperi-nuk duhet harruar qfare ndihme n'a kane dhene gjate luftes populli ne Shqiperi...
tung njehere deri ne shtator...
Mit Zitat antworten
  #5  
Vjetėr 02.08.2007, 05:10:00
Shpejtimi Shpejtimi ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 10.09.2006
Postime: 969
Standard

Meqense nikociri kesaj teme ka bere me teper pyetje konkrete .
Gje qe pervec atyre qe jane te angazhuar rreth ati projekti, te tjerve u mbetet shume pak mundesi te apin pergjigjeje konkrete . Mirepo sa i perket rendesise qe ka magjistralja Dures -Prishtine. Vertete eshte nje projekt me kapital te pakrahasuar nacional gjer me tani. Se pari eshte nje shtjellues gjigant qe ep shpirt dhe lakon tej per tej vlerat ekonomike se paku te tre brezave gjeografik te cilet as njehere nuk lejuan te pushtohen nga klima e njeri tjetrit, por furishem nenshtruan cdonjerin pa e hudhe ende hapin ne pragun e portave te tyre hyrese. Ne anen tjeter zbulon per here te pare ftyren nena e vertete para fmijeve te vet qe njerka kohe e pat burgosur me kohe te pacaktuar. Tjeter na mundeson qe edhe ne shqiptaret te kemi mundsine qe te qesim koken ne dritaren tone me dalje ne horizontin e pa kufishem boterore dhe te pranojme miq nga te kater anet e dynjas sipas deshires tone. Do te na mundeson kaftjallin ne Prishtine sillen ne Tirane e dreken ne Durres dhe anasjelltas,do te kemi rastin qe te ngasim kolonen e dasmes Durres -Prishtine apo Prishtine-Durres. Kisha per te propozuar qe kjo rruge
te emertohet me emrin MagjistraljaSkenderbe. Perzemerzisht uroj qe sa me pare te realizohet ky projekt qe te na bene endrren zhgenderr.

Mit Zitat antworten
  #6  
Vjetėr 06.08.2007, 13:38:00
DSH DSH ėshtė jashtė linje
i/e freskėt
 
Anetar prej: 05.08.2007
Postime: 91
Standard

kjo nuk do te jete autostrade e nivelit evropian, pra me tri pjese, por vetem me dy pjese dhe ato te ngushta.
Shpejtesia mesatare nuk mundet te jete me e madhe se 120 km, pra fjale shume e pune hiq.

in tv i kam degjuar disa eksperta te "pulave" ku thojshin, se ne kemi male e bjeshke shume, perket nuk mundem te ndertoje autostrada te nivelit evropian.
po ku krahasohen bjeshket e shqiptareve me te italianeve, zvicerrjaneve apo gjermaneve....
po ne jemi populli me i pa ditur i evropes!!!
Mit Zitat antworten
  #7  
Vjetėr 06.08.2007, 17:54:00
MinusHuman MinusHuman ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 02.05.2001
Vendi: Pluton
Postime: 764
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek MinusHuman
Standard

-Sa km jane preje Durresi deri Prishtine? Valla bukur do jane
-Sa km jan asfaltuare deri me tani dhe cilet jan keto segement? Nuk e di
-Sa eshte gjersija E KESAJI RRUGE dhe sa shirita ka ajo ? Sa me mujt e me kalu nja 4 shlepera periher.
-Cilet jan tunelet e parapara dhe gjatesija e tyre? Pytje palidhje.
-Kushe dha iden per nje rruge te tille dhe a ishte ideja e vonuare? Idene e kane dhane t'meqmit e hiq nuk ashte e vonume.
-A jan te siguruara mjetet finanzijare per segementin qe kalon neper Shqiperi? Hajt be dajt mos ja u baj dertin, funi funit e vjedhim cementin dikun.
-Kushe jan finanzuesit e rrugese? Kapitalistat
-A eshte parapare tatim per shfrytezuesit? Ne kosovart e kem papare
-Sa mbrrin nalesija mbidetare e kesaji rruge? 3 cm
-A do hape perspektive edhe per Shiprin VL ku do kene turiste gjate sezonit dimrore? VL???
-Sa eshte gjatesija e magjistrles qe kalon neper Kosove dhe nga i bije ajo? Auuuu sa t'dush, nga Perendimi.
-Ado ishte me mire qe magjistralja te kalone neper Sllatin, Arllat,Malisheve ,Rahovec Prizeren? Mire ish kane me mujt e me e qu edhe neper Bjeshke te Nemura.
-Sa eshte punuare deri tani ne Kosove ne kete Drejtim? Pak e hiq! [img]/forum/images/smiles/icon_smile.gif[/img])
-Kur eshte parapare te perfundoi segmenti i Kosovese e kur ai i SHqiperis? Ka kaaa
-Cilat jan perparesi qe na ofron kjo magjistrale? Te ndryshme
-Si do quhete Magjistralja apo do emrohet me numer? Magjistralja 750
-Si do e finanzoji Kosova kete RRuge? Duke e vjedhur Unmikun!
-Sa kohe do na duhet nga Prishtina deri ne Tirane neper magjistralen e re? 5 minuta!

Shtese.
-Me perfundimin e magjistrale ado perjetoji Kosova dhe Shqiprija nje buum ekonomik? Absoutisht, Zvicerr kem me u ba!
-A do shtohet numri i turisteve Perendimore? Absolutisht
-A do kete zbritje qmimeshe ne kosove e ne veqanti te perimeve te heresheme? Meniher
-A do provoji serrbija qe ta sabotoi me gjitha mjetet kete magjistrale? Jo! [img]/forum/images/smiles/icon_smile.gif[/img]
- A do kete turiste nga kosova qe do vizitojin bregdetin vetem per funde jave? Qysh jo, me dimija e me kule...
Mit Zitat antworten
  #8  
Vjetėr 12.08.2007, 18:06:00
betabe betabe ėshtė jashtė linje
i/e posaregjistruar
 
Anetar prej: 22.07.2007
Postime: 1
Standard

Shumė pyetje jan bėrė e nuk di a muna me i mbajt nė mend pėr t'iu pėrgjigjė sipas radhitjes.

Megjithatė pėrgjigjja bazohet nė informatat e Ministrisė sė Transporitit tė Shqipėrisė.

Sa i pėrket Kosovės, nuk muna me thonė se do tė ndėrtohet autostradė nė kuptimin e fjalėse dhe sipas pėrkufizimeve ligjore, pasi qė MInistria e Transportit tė Kosovės i ka pėrzi termet. Planet e saj, edhe pse parashohin rrugė me katėr korsi (shirita) prapė se prapė nuk janė autostrada sipas Ligji tė Aplikueshėm nė Kosovė. Tė gjitha kėto rrugė janė rrugė magjistrale dhe shpejtėsia nė kėto rrugė sipas ligjit duhet tė jetė e njėjtė si nė rrugėt ekzistuese, me fjalė tė tjera mesatarja 60 km nė orė.


Sa i pėrket rrugės Durrės - Vorė - F. Krujė - Rreshen - Thirre - Kalimash - KuØės - Morinė, kjo rrugė ka gjatėsi totale 170 km, ndėrsa gjatėsia e rrugės pėr ndėrtim ėshtė 111 km me kosto 450 milion euro dhe ndėr tė tjerash pėrfshinė njė tunel me gjatėsi mduket 5.5 km (Do tė jetė tuneli mė i gjatė nė ballkan). Shpejtėsia mesatare nė kėtė rrugė parashihet tė jetė 80 deri 100 kjo e bėn pėr shkak tė terrenit malor, gjė qė shihet edhe nė pjesėt e alpeve nė zvicėr dhe nė austri. Madje nė zvicer ka pjesė ku shpejtėsia ėshtė e kufizuar nė 70km, pėrkundėr asaj qė rruga cilėsohet si autostradė. Krahasime tė kėsaj rruge me rrugėt e gjermanisė nuk mund tė bėhen pasi qė nuk janė tė krahasueshme.

Financimi i kėsaj rruge bėhet nga shteti shqiptar, ku njė pjesė bėhet nga buxheti ndėrsa pjesa tjetėr bėhet pėrmes kredive nga institucionet financiare ndėrkombėtare.

Kjo rrugė do tė lehtėsonte qarkullimin, mirėpo kusht pėr kėtė ėshtė reformimi i portit tė durrėsit dhe pėrmirėsimi i trafikut detar nga italia. Nėse kėto bėhen atėherė bashkėatdhetarėt qė janė nė perendim nuk kanė nevojė me kalu nėpėr shtetet sllave e sidomos nėpėr serbi. (Edhe edhe sot nuk e kuptoj se pse kalojnė nėpėr sėrbi, se pse paguajnė taksa pėr rrugė, pėr hyrje dalje, pastaj pije sene vene nė serbi).

Megjithatė, nė vitin 2010 distanca kohore ndėrmjet Durrėsit e Prishtinės do tė jetė 4 orė e gjysmė.

Shpresojmė qė do tė jetė kėshtu.

Unė nuk shoh zgjidhje tjetėr, pos qė rruga e tillė tė paguhet ashtu siē ėshtė nė Itali, sepse nuk ka mėnyrė tjetėr pėr nxjerrjen e invstimeve, e sidomos pėr kthimin e huave.

Gjitha t'mirat
Mit Zitat antworten
  #9  
Vjetėr 27.08.2007, 13:42:00
provokimy provokimy ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 06.05.2004
Postime: 299
Standard

http://www.bbc.co.uk/albanian/region...tostrada.shtml

Ja ketu e keni intervisten e ministrit Qemajl Ahmeti dhene BBC-se. Ne kete interviste mund te lexoni te dhena per kete rruge sa i perket pjeses se Kosoves!
Mit Zitat antworten
  #10  
Vjetėr 27.08.2007, 17:33:00
Livadhi Livadhi ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 19.06.2005
Postime: 1,381
Standard

Ministria e Transportit thotė se kjo autostradė duhet tė shpallet projekt i rėndėsisė kombėtare, meqė ajo ėshtė futur nė 20 projektet me prioritet pėr gjithė rajonin.

Muharrem Nitaj i BBC -sė intervistoi ministrin e transportit dhe tė telekomunikacionit Qemajl Ahmetin duke e pyetur fillimisht se cila ishte rėndėsia e projektit pėr ndėrtimin pėrfundimtar tė kėsaj autostrade?

Ahmeti: E kemi bėrė publik pjesėn e parė tė projektit tė autostradės Morinė-Merdarė, e kemi bėrė publik se nga do tė shkojė autostrada, e kemi bėrė publik evdientimin e pronave tė qytetarėvė dhe pronės publike kah do tė shkojė autostrada. E kemi bėrė edhe parallogarinė se sa do tė na kushtojė ndėrtimi i kėsaj autostrade. I kemi evdientuar edhe objektet pėrcjellėse nė autostradė. Projekti bazik i kėsaj autostrade ėshtė ndėrtuar nė vitin 2005, ndėrkaq kjo ka qenė vazhdimėsi dhe kujtoj se kjo paraqet njė hap tė rėndėsishėm nė realizimin e kėtij projekti madhor.

BBC: Sa do tė jetė e gjatė autostrada?

Ahmeti: Projekti ka treguar se autostrada do tė jetė e gjatė 116.6 kilometra, por gjatė studimit tė fizibilitetit ka dalė se autostrada ėshtė 118 kilometra e gjatė.

BBC: Dhe cila ėshtė parallogaria e Ministrisė suaj; sa do tė kushtojė kjo autostradė?

Ahmeti: Sipas parallogarisė sonė, autostrada do tė kushtojė 659 milionė euro.

BBC: Kjo ėshtė sa buxheti vjetor i Kosovės dhe duket tė jetė njė shumė, shumė e lartė?

Ahmeti: Keni tė drejtė, kjo ėshtė sa ėshtė buxheti pėr njė vit i Kosovės, por kjo ėshtė sipas kostos sė llogaritur sot. Mė hėret njė kompani gjermane ka pas vlerėsuar se ndėrtimi i kėsaj autostrade kushton 923 milionė euro. Kjo e sotmja ėshtė njė shumė mė e vogėl. Vlera ėshtė e lartė por unė konsideroj se mund tė pėrballohet nėse kemi vullnet tė mirė dhe ministria e ka njė vullnet tė tillė.

BBC: Si keni menduar ta realizoni ndėrtimin e autostradės? Keni menduar qė kėtė ta bėni me buxhetin tuaj, qė ta jepni me koncesione apo tė kėrkoni kredi?

Ahmeti: Vendimi se si do tė realizohet autostrada ende nuk ėshė marrė nga qeveria, por ka disa opsione. Opsioni mė i kapshėm ėshtė dhėnja me koncesion. Njė pjesė edhe mund tė ndėrtohet mė buxhet apo me kredi. Kjo autostradė, siē mund tė jeni nė dijeni, ėshtė futur nė mesin e 20 projekteve me prioritet tė rajonit. Shpresojme se mund tė marrim kredi nga BERZH ose Banka Botėrore. Ne jemi duke i pėrgatitur procedurat e konkurrimit pėr kredi.

BBC: Autoritet e Tiranės kanė paralajmėruar se pjesa shqiptare e autostradės Durrės-Prishtinė do tė pėrfundojė nė vitin 2009. A mund tė na thoni ju se kur do tė fillojė sė ndėrtuari pjesa kosovare e kėsaj autostrade?

Ahmeti: Kam kėnaqėsinė tė them se sot e kemi pėrfunduar projektin, i kemi pėrfunduar letrat. Tash e tutje do tė jemi nė kėrkim tė financave dhe sa mė shpejt ta zgjidhim kėtė ēėshtje edhe do tė fillojmė. Unė do tė isha shumė i kėnaqur nėse do tė fillojmė kėtė vit. Kjo do tė thotė qė tė fillojmė me shpronėsimet dhe t'i vendosim pikat e autostradės dhe tu themi qytetarėve se kėtu kalon rruga. Unė mendoj se nuk mund ta ndėrtojmė mė shpejt se pesė vjet.

BBC: Ministėr Ahmeti, kush e ka caktuar se ka do tė kalojė autostrada. Ka pasur spekulime pėr kėtė?

Ahmeti: Kėtė e ka caktuar njė kompani e pavarur pas studimit tė fizibilitetit. Ne e kemi dhėnė idenė. I kemi dhėnė tre variante. Ne kemi ofruar qė autostrada tė kalojė nė rrugėn ekzistuese, e dyta qė tė jetė njė kombinim i rrugės ekzistuese dhe trasesė sė re dhe e fundit qė tė jetė njė shteg krejt i ri. Ėshtė zgjedhur ky i fundit qė sipas nesh ėshtė mė i miri.

BBC: A do tė thotė kjo se ky variant ėshtė edhe mė i liri?

Ahmeti: Po ėshtė rruga mė e lirė dhe mė e shkurt. Ky variant ėshtė edhe mė i shkurti. Ėshtė pėr 30 kilometra mė i shkurtėr se tė gjitha variantet tjerė. Mund tė them se kjo rrugė ėshtė me standarde shumė tė larta. Pjerrtėsia e saj ėshte vėtėm 4 pėr qind qė ėshtė mbi standardet evropiane. Nė kėtė rrugė do tė ketė edhe tre tunele, nė gjatėsi prej 5 kilometrash qė e rrisin koston e ndėrtimit tė kėsaj autostrade, apo ura.

BBC: E pėrmendėt mundėsinė e kredive. A ėshtė e lidhur kjo ēėshtje me statusin, meqė Kosova aktualisht nuk ka qasje nė institucionet financiare ndėrkombėtare?

Ahmeti: Padyshim se investimet e huaja nė Kosovė janė tė lidhura me statusin. Por ne po duam tė besojmė se statusi i Kosovės ėshtė nė pėrfundim e sipėr dhe kjo, them se nuk do tė paraqes problem. Ne jemi tė gatshėm tė konkurrojmė pėr kredi, dhe pėrcaktimi i statusit tė Kosovės do tė na lehtėsojė kėtė.

BBC: Sa do tė kushtojė shpronėsimi i qytetatėve, pėr tokėn ku do tė kalojė autostrada?

Ahmeti: Ėshtė vėshtirė tė thuhet. Ne nė projektin tonė kemi konstatuar se 65 pėr qind e territorit ka do tė kalojė autostrada ėshtė pronė private. Ne duhet ta presim dekretimin e ligjit pėr shpronėsimet, krijimin e komisionit pėr vlerėsimin e kategorisė sė tokės, si dhe shpalljen e kėtij projekti tė interesit nacional dhe vetėm atėherė mund ta themi vlerėn e sakt tė shpronėsimit. Por ekspertėt, sa pėr kortezi, kanė thėnė se kjo mund tė kushtojė rreth 50-60 milonė euro. Kjo shumė ėshtė e madhe por jo e papėrballueshme. Parashikimet e mia janė se pas 10-15 vjetėve, ne do tė kemi tė hyra sa pėr t'i ndėrtuar edhe tri autostrada tė tjera.
Mit Zitat antworten
  #11  
Vjetėr 01.09.2007, 19:50:00
Fatonb Fatonb ėshtė jashtė linje
www.1nate.com
 
Anetar prej: 31.03.2002
Postime: 4,225
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Fatonb Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Fatonb
Standard

Ketu jane fotot e para 3 jave , punimet mes Kukesit dhe Kufirit te Kosoves qe osht parashikuar te mbaroj ne Janar 2008. (dmth vetem ky segment/pjese):









Mit Zitat antworten
  #12  
Vjetėr 01.09.2007, 19:51:00
Fatonb Fatonb ėshtė jashtė linje
www.1nate.com
 
Anetar prej: 31.03.2002
Postime: 4,225
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Fatonb Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Fatonb
Standard

Autostrada (harta) Shqiperi-Kosove (Nga ana e Shqiperise):



Edhe nje autostrade tjeter osht parashiku (qe osht 2.5 me e madhe se Shqiperi-Kosove) qe quhet Autostrada Adriatik-Jone ose Veri-Jug:




Mit Zitat antworten
  #13  
Vjetėr 11.09.2007, 22:58:00
Livadhi Livadhi ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 19.06.2005
Postime: 1,381
Standard

Berisha: Rruga Durrės Kukės do tė dyfishojė GDP nė e Shqipėrisė dhe Kosovės
Tiranė, 11 shtator - Kryeministri shqiptar Sali Berisha, duke folur mbrėmė para deputetėve, ftoi opozitėn tė hetojė procedurat e rrugės Durrės Kukės dhe tė distancohet nga fabrikimi i mashtrimeve tė paprincipta lidhur me kėtė projekt. Duke e cilėsuar kėtė si njė nga projektet mė madhore qė shqiptarėt kanė ndėrtuar nė shekullin e fundit, kryeministri theksoi se ky projekt, qė nė fillimet e tij, ka patur armiq tė egėr, sikurse vazhdon tė ketė edhe tani. Berisha saktėsoi se procedurat e tenderimit tė kėsaj rruge janė tėrėsisht transparente, pasi ajo ėshtė bėrė me njė tender tė hapur ndėrkombėtar, tė botuar nė "Financial Times", ndėrsa theksoi se ekspertėt e kėtij projekti ishin ndėr mė tė njohurit nė fushėn e autostradave tė tilla. "Kemi hasur nė kundėrshtitė mė tė egra, nga gjeopolitike e tė tjera, por rruga do tė ndėrtohet. ėshtė projekti mė kryesor qė shqiptarėt kanė ndėrtuar nė njė shekull", u shpreh Berisha. Ai theksoi se kjo rrugė ka njė fibėr tė fortė kombėtare, jo vetėm se lidh Shqipėrinė me Kosovėn dhe u jep rėndėsi tė jashtėzakonshme porteve shqiptare, por sepse, sipas ekspertėve ndėrkombėtarė tė ekonomisė, kjo rrugė do tė dyfishojė GDP nė e Shqipėrisė dhe Kosovės. "Kjo rrugė, nė fakt, gjatė gjithė procesit kishte armiq shumė tė egėr, por ishte vendosmėria totale e qeverisė pėr ta ndėrtuar dhe jam krenar mė shumė se kurrė pėr kėtė projekt, i cili ka njė rėndėsi tė jashtėzakonshme, jo vetėm qė ėshtė projekti i parė madhor qė kalon nė zonėn mė tė varfėr tė Shqipėrisė, porse lidh Shqipėrinė me Kosovėn, me Serbinė jugore, Maqedoninė dhe fuqizon Portin e Durrėsit, duke e lidhur me njė nga korridoret mė tė rėndėsishme tė Europės, siē ėshtė korridori i 10 tė", u shpreh Berisha. Duke folur pėr projekte tė tjera nė infrastrukturė, Berisha theksoi se Shqipėria ėshtė shndėrruar nė njė kantier rrugor, ku punohet nė tė katėr anėt e vendit pėr ndėrtimin e autostradave dhe superstradave, nga veriu nė jug.
Mit Zitat antworten
  #14  
Vjetėr 15.09.2007, 22:50:00
Livadhi Livadhi ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 19.06.2005
Postime: 1,381
Standard

19:15/15.09.07 - Rruga Durres-Morine: Ministri Bode pranon se kishte kundershtuar fondet e medha per ndertimin e rruges


Ministri i Financave Ridvan Bode, i'u pėrgjigj gjatė konferencės pėr shtyp interesimit tė medias nė lidhje me tenderin e rrugės Durrės-Kukės. Bode pranoi se kishte kundershtuar sasine e madhe te fondeve te kesaj rruge, por ne fund kishte zbatuar vendimin e qeverise.
Bode tha «Kjo ēėshtje ėshtė njė vendim qeverie. Ministri i Financave nė qeveri, gjithmonė ose shpesh herė kur bėhet fjalė pėr fonde kundėrshton kur nuk i duken tė arsyeshme, por jo gjithmonė dėgjohet. Ėshtė normale. Vendimi ėshtė kolegjial»|||Lajme.Net|||
Mit Zitat antworten
  #15  
Vjetėr 18.09.2007, 10:10:00
Livadhi Livadhi ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 19.06.2005
Postime: 1,381
Standard

18:55/17.09.07 - Berisha: Projekti i rtruges Durres-Kukes eshte i ligjshem


Kryeministri Sali Berisha iu pėrgjigj kėrkesės sė opozitės pėr njė interpelancė, nė lidhje me procedurat e ndėrtimit tė rrugės Durrės-Kukės.
Kryeministri Berisha garantoi se rrugėt janė vepra shekulli dhe ne do i ndėrtojmė ato tė standardeve mė tė mira qė duhet”. Nė fjalėn e tij nė interpelancė, duke u pėrqėndruar nė njė nga pretendimet e opozitės, se vendimi i Qeverisė ka qenė proces i paligjshėm, zoti Berisha sqaroi se vendimi i qeverisė, ėshtė njė akt ligjor, pėrderisa nuk ėshtė rrėzuar jo nga opinioni i njė deputeti, apo disa deputetėve, por nga institucioni vendimmarrės me tagėr kushtetues, pėr tė rrėzuar vendimet e Qeverisė, apo ligjet e Parlamentit dhe kjo ėshtė Gjykata Kushtetuese.
Mė tej, ai sqaroi pėr deputetėt e opozitės se i gjithė procesi ėshtė bazuar mbi njė vendim qeverie qė sot e kėsaj dite ėshtė nė fuqi, pėr tė cilin ju kishit patur mundėsi ta kishit dėrguar 50 herė nė Gjykatėn Kushtetuese, por pa e bėrė kėtė, e shpallni atė tė paligjshėm.
Pėrsa i pėrket pretendimit se qeveria ka prokuruar direkt firmėn konsulente Ecolis Kryeministri u shpreh se kjo ėshtė bėrė nė bazė tė ligjit tė prokurimeve publike, neni 17 pika 3, ndėrsa sqaroi se u procedua me prokurim tė drejtpėrdrejtė, pasi, nėse tenderi do tė organizohej nė muajin gusht me kompaninė e konsulencės, atėherė buxheti suplementar, qė bėri tė mundur fillimin e punimeve, do tė digjej nė fund tė viti
|||Lajme.Net|||
Mit Zitat antworten
  #16  
Vjetėr 18.09.2007, 10:16:00
Livadhi Livadhi ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 19.06.2005
Postime: 1,381
Standard

TRANSPORTI



KORRIDORET RRUGORE



PORTET DETARE



Transporti ajror



Shqiperia ka sot vetem nje aeroport nderkombetar civil.Aereporti i Rinasit, i ndertuar pas Luftes se Dyte Boterore, ka nje kapacitet perpunimi prej rreth 250 mije persona ne vit. Ne kete aeroport jane bere disa investime nga kompania gjermane Siemens per permiresimin e pistes dhe vendqendrimit te avioneve.Gjithashtu, po diskutohet per ndertimin e terminalit te ri te pasagjereve, i cili do te mundesoje rritjen e kapacitetet me deri 600 mije persona ne vit. Vlera e ndertimit te terminalit parashikohet te jete rreth 30 milione dollare. Ne aeroportin e Rinasit kryejne fluturime 12 shoqeri ajrore, ku nga keto 10 shoqeri jane te huaja dhe 2 jane te perbashketa me kompani shqiptare.
Shume shpejt do te perfundoje dhe ndertimi i aeroportit te Kukesit me financues kryesor Emiratet e Bashkuara Arabe.
Porti detar i Durresit eshte porta kryesore e Korridorit 8.Ne kete port ka filluar investimi i nje shume prej 23 milion dollare, ku Banka Boterore mbulon pjesen me te madhe me 17 milion dollare, Fondi i OPEC-ut per Zhvillimin Nderkombetar 5 milion dollare dhe qeveria shqiptare 1 milion dollare. Punimet perfshijne ndertimin e tre kalatave te reja, rikonstruksionin e kater kalatave ekzistuese, rikonstruksionin e shesheve dhe rrugeve brenda portit, blerjen e vincave te rinj dhe pjeseve te kembimit per to, blerjen e paisjeve teknologjike, etj.Gjithashtu, jane orfuar edhe 34 milione dollare per modernizimin dhe zgjerimin e tij, nga te cilat 11 milion dollare jane kredi te dhena nga Programi PHARE i Komunitetit Europian dhe Banka Europiane e Investimeve. Projekti perfshin ndertimin e terminalit te ri te trageteve dhe rikonstruksionin e atij ekzistues.90 % e volumeve te transportit detar ne Shqiperi kryhen nepermjet portit te Durresit dhe kapaciteti vjetor i perpunimit te mallrave eshte rreth 3 milion ton. Ne port aktualisht perpunohen anije deri ne 15 mije ton, ndersa me thellimin e akuatoriumit hyres te portit pritet qe ne te, te perpunohen anije deri ne 40 mije ton. Rehabilitimi i kalatave, murit dallgethyes, kthimi i zones doganore ne zone fiskale, do ta beje portin detar shume te fuqishem dhe shpejtesia e perpunimit te anijeve do te rritet 2-3 here. Me krijimin e zones fiskale, kapaciteti i portit do te arrije ne 5 milion ton mallra te perpunuara ne vit.Aktualisht, ne portin e Durresit eshte dyfishuar numri i trageteve krahasuar me nje vit me pare. Cdo jave ne kete port akostohen rreth 40 tragete dhe katamarane, qe lidhin Durresin me porte te tjera te Mesdheut. Nga 2-3 tragete ne dite qe perpunoheshin ne kalatat e portit, tashme numri i tyre eshte dyfishuar.Nderkohe, edhe ne Portin e dyte te vendit per nga rendesia, ai i Vlores po kryhen, si dhe pritet te kryhen investime te konsiderueshme. Keshtu, per vitin 2000, ne kuadrin e programit te bashkepunimit nderkufitar Shqiperi-Itali, do te financohet faza e dyte e ndertimit te Portit te Vlores, financim i cili arrin ne vleren 9.4 milione ECU. Ky financim do te mbuloje investimet per realizimin e punimeve te germimit sistemimit dhe ndertimit te rrugeve te brendshme te portit.Ne Shqiperi do te ndertohen tre korridore rrugore, Lindje-Perendim, Veri-Jug dhe Durres-Morine. Segmentet rrugore te korridorit te 8-te, Lindje-Perendim, te cilat ne Shqiperi kane nisur ne Durres per te perfunduar ne Qafe-Thane, jane mbuluar me financime dhe ne tre prej tyre, tashme ka filluar puna.Ndertimi i korridoreve rrugore filloi ne vitin 1993 me korridorin Tirane-Durres. Deri tani jane ndertuar 9 km te kesaj autostrade, ndersa punohet edhe ne segmente te tjera te ketij korridori.Aktualisht, me nje financim prej 19,8 milione ECU nga Programi Phare punohet per ndertimin e segmentit Durres-Rrogozhine, pjesa e pare e korridorit Lindje-Perendim ne Shqiperi. Ndersa, me nje financim te Bankes Evropiane te Investimeve prej rreth 20 milione dollare, punohet per ndertimin e superstrades Rrogozhine-Elbasan.Pas dy segmenteve Durres-Rrogozhine dhe Rrogozhine-Elbasan, se fundi kane nisur punimet per ndertimin e superstrades Librazhd-Qukes. Ndertimi i kesaj superstrade me gjatesi 22 kilometra eshte financuar nga Komuniteti Evropian me nje shume prej 16 milione dollare.Segmenti Qukes - Qafe-Thane perben pjesen e fundit ne token shqiptare te korridorit Lindje-Perendim. I vetmi segment, per te cilin nuk kane perfunduar procedurat perkatese mbetet Elbasan-Librazhd.Ndertimi i te dy korridoreve rrugore ne Shqiperi, Lindje-Perendim dhe Veri-Jug, kerkon ne total nje vlere financimi prej 1,6 miliard dollare.Deri ne vitin 1945, rrjeti i pergjitshem rrugor ishte 2800 km., prej te cilave vetem 400 km ishin asfaltuar.Mbas ketij viti deri ne vitin 1990, rrjeti rrugor arriti ne 7450 km, prej te cilave 2850 km ishin asfaltuar.Transporti hekurudhor ze vendin e dyte ne transportin e mallrave dhe te udhetareve. Sistemi hekurudhor eshte ndertuar terresisht mbas luftes se dyte boterore, duke filluar me hekurudhen e pare Durres-Peqin, ne vitin 1947, 42 km te gjate. Gjatesia e pergjitshme e rrjetit hekurudhor arin ne 447 km.
Mit Zitat antworten
  #17  
Vjetėr 28.09.2007, 22:51:00
Livadhi Livadhi ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 19.06.2005
Postime: 1,381
Standard

14:45/28.09.07 - Braēe: Nisma e PD per rrugen Durres-Prishtine eshte antikushtetuese


Nėnkryetari i Grupit Parlamentar tė Partisė Socialiste, Erion Braēe, e konsideroi , si antikushtetuese kėrkesėn e grupit parlamentar tė PD-sė pėr ngritjen e njė komisioni hetimor parlamentar pėr tė hetuar procedurat e prokurimit dhe zhvillimet e mėtejshme tė aplikuara nė rrugėn Durrės-Kukės.
Nė kėtė drejtim, zoti Braēe argumentoi se sipas Kushtetutės, sipas ligjit pėr komisionet hetimore parlamentare, dhe sipas tre vendimeve radhazi tė Gjykatės Kushtetuese, Parlamenti ndalohet tė ngrejė komisione hetimore pėr ēėshtje qė janė nė hetim nga Prokuroria e Pėrgjithshme.
Ėshtė e shprehur nė mėnyrė taksative nė vendimet e Gjykatės Kushtetuese, nė ēdo moment qė maxhoranca apo opozita i janė drejtuar kėsaj gjykate pėr raste tė ngjashme, tha zoti Braēe.
Gjithashtu, ai e konsideroi kėtė si nismė me motive tė pastra politike, pasi, sipas Braēes, komisionet hetimore parlamentare edhe nė Kushtetutė, por dhe nė ligjin e komisioneve hetimore parlamentare janė dhėnė si mundėsi pėr t'i dhėnė suport opozitės pėr tė kontrolluar pushtetin apo mėnyrėn e ushtrimit tė pushtetit, nga qeveria apo institucionet dhe agjencitė e tjera tė varura prej saj.
Kjo iniciativė nuk ndėrmerret pėr tė zbuluar tė vėrtetėn lidhur me mėnyrėn se si po ndėrtohet rruga Rrėshen-Kalimash, por pėrkundrazi pėr tė bėrė betejė politike nė parlament me opozitėn. Ky ėshtė qėllimi qė nuk justifikon asnjė mjet, pasi shqiptarėt duan tė dinė nėse nė kėtė rrugė po abuzohet, apo jo, tha zoti Braēe.
Sipas tij, ky veprim i maxhorancės synon tė ndalojė organin e Prokurorisė pėr ta ēuar kėtė ēėshtje deri nė fund, pasi synohet qė me kėtė hetim parlamentar politik tė zhvlerėsohet ēdo vendim ligjor kushtetues i organit tė Prokurorisė nė hetimin e kėsaj ngjarje
Mit Zitat antworten
  #18  
Vjetėr 27.10.2007, 11:32:00
Livadhi Livadhi ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 19.06.2005
Postime: 1,381
Standard


Projekte te PDK te prezentuara nga lideri i saji Hashim Thaqi





Katėr projektet rrugore

1-Autorruga Prishtinė-Hani i Elezit-Kufi nė
gjatėsi 50 km. Kostoja e ndėrtimit pėrafėrsisht
ėshtė 300 milionė euro. Fillimi i
punimeve parashihet nė vitin 2008. Ky
drejtim rrugor do tė lidhte Prishtinėn me
Korridorin Rrugor VIII dhe X nė Maqedoni
dhe tutje me Portin e Selanikut dhe Bullgarinė
nė lindje.

2-Autorruga Vėrmicė-Prishtinė-Merdarė nė
gjatėsi prej 116.75 km, paraqet prioritet tė
lartė. Kostoja e pėrgjithshme e ndėrtimit tė
autorrugės pėrafėrsisht ėshtė 659 milionė
euro. Fillimi i punimeve parashihet nė
vitin 2008. Ky drejtim rrugor do tė lidhė
portin e Durrėsit me Prishtinėn dhe do tė
lidhet me Korridorin X nė Serbi.

3-Autorruga Prishtinė-Mitrovicė-Leposaviq-
Kufi nė gjatėsi 67 km. Kostoja e ndėrtimit
373 milionė euro. Fillimi i punime parashihet
nė vitin 2009.

4-Autorruga Prishtinė-Pejė nė gjatėsi prej 68
km. Kostoja e ndėrtimit pėrafėrsisht ėshtė
353.6 milionė euro, fi llimi i punimeve
parashihet nė vitin 2009.


<font class=editedby>[ Ky afishim u ndryshua nga: Livadhi mė 2007-10-27 11:44 ]</font>
Mit Zitat antworten
  #19  
Vjetėr 30.10.2007, 08:56:00
OnTheFly OnTheFly ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 14.11.2001
Postime: 311
Standard

Interesant sa pak shkruajne per rendesine e projekteve rrugore ne trojet shqiptare...

Autostrada Durres - Prishtine eshte element kyq dhe i domosdoshem per zhvillimin e trojeve shqiptare, si ne Kosove ashtu edhe ne Shqiperi. Nje infrastrukture e tille eshte motivacioni me i madh per kompanite e huaja per te investuar ne Kosove. Ne anen tjeter edhe do te nxiste dukshem bashkepunimin ndershqiptar dhe integrimin e trojeve shqiptare. Statusi nuk eshte aspak pengese per investime dhe zhvillim te vendit por mungesa e infrastruktures dhe elementeve tjera si psh mungesa e rrymes. Cila firme eshte e gatshme te investoj ne nje vend ku furnizimi i rrymes nuk eshte i garantuar?
Eshte per me vjell qysh politikanet analfabete kosovar i lejne krejt fajin statusit te pazgjidhur te Kosoves per situaten tragjike te ekonomis kosovare. Po me intereson, kujt do ti lene fajin pasi te zgjidhet statusi...
Per ndertim te autostrades nuk eshte pengese as statusi e as mjetet financiare por analfabetizmi i klases aktuale politike dhe interesat individuale.

Edhe pse ka bere edhe ai shume gabime, eshte prapeseprape per t'i marre lakmi Sali Berishes per vendosmerine dhe kokefortesine e tij per te ndertuar pjesen shqiptare te autostrades.

Planet e z.Thaqi duken shume interesant por edhe nje element tjeter ne planet e tij eshte shume interesant: mungon data e perfundimit te rrugeve. Lehte eshte me fol pallavra e me premtu data per fillim te puneve!

Shnetje,
OTF
Mit Zitat antworten
  #20  
Vjetėr 01.11.2007, 02:56:00
Fatonb Fatonb ėshtė jashtė linje
www.1nate.com
 
Anetar prej: 31.03.2002
Postime: 4,225
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Fatonb Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Fatonb
Standard













http://www.mpptt.gov.al/rruga.php
Mit Zitat antworten
  #21  
Vjetėr 04.11.2007, 00:15:00
Livadhi Livadhi ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 19.06.2005
Postime: 1,381
Standard

Rruga Durrės-Kukės


Bechtel &amp; Enka JV do te ndertoje nje segment rrugor 60,85 km per nje autostrade me kater korsi ne Shqiperi, perfshire nje 6 km (3,7 mile) tunel, nen nje kontrate te firmosur ne Shtator 2006 me Qeverine Shqiptare. Autostrada eshte me e madhja – biles projekti me i madh ne Shqiperi, sipas zyrtareve Qeveritare.

Rruga do te jete pjese e nje autostrade prej 170 km (105 mile) per te permiresuar lidhjen me Kosoven. Kjo do te rezultoje ne nje rruge me te shkurter midis portit te Adriatikut ne Durres prane Tiranes, dhe Morines ne kufi me Kosoven.

Vendodhja: Shqiperi
Klienti: Drejtoria Pergjithshme e Rrugeve Qeveria Shqiptare
Kontraktori: Bechtel &amp; Enka Joint Venture (www.bechtel.com dhe www.enka.com)
Fusha e Sherbimit: Manaxhim Ndertimesh
Kohezgjatja e Projektit 2006 - 2009
Tipare kryesore: Gjatesia:60.85 km (5.53 km Tunel)
Tipi: 4-korsi autostrade
Shpejtesia Planifikuar: 80 -100 km/ore
Ura: 27 cope ne total
Afro 4.5 km rruge do te jete mbi ura dhe srtuktura
Deri ne 80 m lartesi
Ndertuar nga trare gjate te betonuar 38 m
Rruga: 2 korsi ne cdo drejtim plus shpatulla te fuqishme
3,75 m linja gjatesi
2 m shpatull e forte


Autostrada do te jete gati 45 km (30 mile) me e shkurter se rruga ekzistuese drejt Kosoves dhe koha e udhetimit do te reduktohet me dy ore nga gjashte ore te tanishme. Dy korsite ekzistuese – qe gjarperojne rrugen kufizojne shpejtesine mesatare me me pak se 40 km (25 mile) per ore. Shpejtesia e parashikuar per rrugen e re eshte 80-100 km/ore, me “zvarritje” korsish rruget e pjerreta pengonin ngarkesat e mallrave – te kamionave duke bere te ngasin ngadale.




Rruga e re eshte shume e rendesishme per Shqiperine sepse shume turiste qe vizitojne vendin jane nga Kosova ose Maqedonia. Qeveria pret nje rruge me te shkurter per te nxitur ekonomine dhe per permiresimin e hyrjes drejt Durresit, e cila eshte 35 km (20 mile) nga Tirana, duke sjellur te ardhura dhe turiste te merguar drejt zonave veriore e lindore te Shqiperise.

Roli I Kontraktorit

Bechtel &amp; Enka JV do te ndertoje kete pjese te autostrades ne tre seksione:
Rreshen deri ne Reps (19.5 km)
Reps deri ne Thirra (26.5 km)
Thirra deri ne Kalimash (14.85 km)
Projekti bazohet mbi nje cmim njesi te caktuar dhe do te perfundoje ne Korrik 2009.

<font class=editedby>[ Ky afishim u ndryshua nga: Livadhi mė 2007-11-04 00:18 ]</font>
Mit Zitat antworten
  #22  
Vjetėr 12.11.2007, 17:08:00
ui ui ėshtė jashtė linje
i/e freskėt
 
Anetar prej: 08.11.2007
Postime: 79
Standard


Pse nuk bėhet asgjė pėr autostradėn Prishtinė –Durrės?

Nė Shqipėri ka kohė qė ndėr temat kryesore politike ėshtė edhe ndėrtimi i rrugės Durrės-Kukės, qė quhet edhe “Rruga e Kosovės”. Publiku kosovar jeton me bindjen se opozita socialiste Rama-Meta, nė pėrpjekjet e saj legjitime opozitare pėr tė kundėrshtuar qeverinė e Berishėn , ja gabuar kur e ka pėrfshirė nė agjendėn e saj diskreditimin e projektit dhe realizimit tė kėsaj rruge, pa pėrfillur faktin se nė tė vėrtet bėhet fjalė pėr interesa madhore kombėtare dhe jo pėr ato krahinore e partiake. Por, ndėrkohė qė opinioni publik kosovar nė mėnyrė tė natyrshme ėshtė i rreshtuar nė favor tė kėtij projekti madhor, duket se vet klasa politike e Kosovės nuk e ka thuajse askund nė agjendė ndėrtimin e mėtutjeshėm tė kėsaj rruge- kėndej kufirit tė Kosovės!
Kėshtu, deri mė tash, publiku kosovar nuk ka parė ndonjė projekt konkret ose konstruksion financiar se kur dhe si do tė mund tė vazhdohej autostrada nga Kukėsi pėr nė Prishtinė e tutje.
Ju ftojmė qė tė na shkruani pėr dilemat qė nxit, nė njėrėn anė, kundėrshtimi I hapur i kėsaj rruge nga opozita socialiste Rama-Meta nė Shqipėri dhe, nė anėn tjetėr, injorimi i evident i vazhdimit tė ndėrtimit tė “Rrugės sė Kosovės” nga ana e vet klasės politikė tė Kosovės.
- A i duhet ajo rrugė Kosovės?
- Nėse vėrtet i duhet, atėherė pse deri mė tash nuk ėshtė bėrė asgjė nė pjesėn kosovare tė rrugės?
- A mendoni se liderėt kosovar kanė bėrė gjithēka qė kanė mundur, qė ajo rrugė tė fillojė tė ndėrtohet edhe nė Kosovė?
- A mendoni se klasa politike kosovare nuk ka guximin e duhur politik, pėr tė vendosur pėr ndėrtimin e kėsaj rruge?
-Si e shihni Ju mungesėn e kėtij projekti nacional nė agjendė tė fushatave aktuale zgjedhore tė partive tona politike?
-A konsideroni se edhe vet qytetarėt e Kosovės kanė pėrgjegjėsi pse nuk kanė bėrė dhe nuk po bėjnė presion tek pushtetarėt, qė kjo rrugė tė fillojė tė ndėrtohet?
- Si i shihni vlerėsimet diskredituese opozitare nga Tirana se ky ėshtė njė “project patriotik” i panevojshėm dhe anakronik, por edhe si projekt qė favorizon veriun dhe margjinalizon jugun?
- A besoni se qeveria Berisha duhet tė ndėrpresė punimet e rrugės, derisa tė shqyrtohen dhe konfirmohen /demantohet pohimet pėr keqpėrdorime finansiare?
Mit Zitat antworten
  #23  
Vjetėr 12.11.2007, 17:15:00
ui ui ėshtė jashtė linje
i/e freskėt
 
Anetar prej: 08.11.2007
Postime: 79
Standard

Pershendetje z.Fatonb dhe te falenderoj nga zemra per imazhet qe po na i sjell nga punimet qe po behen ne shtetin E shqiperis per magjistralen PRISHTINE-DURRES, dhe po i rrite shpresat e Kosovareve se se shpejti mund te shkojm ne Durrese qofte edhe per nje Dreke.

Me respekt nga ui.
Mit Zitat antworten
  #24  
Vjetėr 14.12.2008, 11:19:04
Livadhi Livadhi ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 19.06.2005
Postime: 1,381
Standard

Meqe temat aktuale nuk jan prezent po kethejim ket nje tem te vjeter!!
Mit Zitat antworten
  #25  
Vjetėr 28.12.2008, 13:11:21
Livadhi Livadhi ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 19.06.2005
Postime: 1,381
Standard

Rruga Durres -Morin pritet te perfundoi ne qershor te 2009
Tani problemi eshte per segmentin tjetere Morin -Prishtin. Dihet se Qeveia e Kosoves eshte vonuare kur dihet se pavaresin e kemi vetem nga 17 02 2008.
Z Fatmir Limaji dekaroi se jemi shum large punve sepse faza e fizibilitetit ende nuk ka perfunduar dhe se ka disa probleme atu diku mese Prizerenit dhe Lipjanit sa i perkete fizibilitetit dhe se kostoja eshte shume e madhe per shkake te terenit te thyshem (urat) , dhe se ligji mbi kompenzimin e pronese end nuk ka kalu ne kuvende.
Nese gjitha keto jan te verteta ne sna mbete tjetere veq te bejim ate qka mun te behet , e kjo eshte qe nga Morina 10 km ne drejtim te Prishtines te nisen dhe te perfundoin mundesishte deri ne qershore 2009 keshtu qe ne menyre simbolike te bejim edhe ne diqka per kete Projekt madhore Kombetare.
Dhe me pas duhet qe ne mos e punoim si Shqiprija teresisht dhe te pritet qe e tera te leshohet ne qarkullim por perkunder duke nisur nga kufiri Segment per segment te vihet per Prishtin ashtu siq kemi edhe mjete ne dsipozicion.
Mit Zitat antworten
Pergjigje

favorit leximi

Opcionet e temes
Pamje

Rregullorja
Nuk lejoheni tė krijoni tema tė reja.
Nuk lejoheni tė pergjigjeni nė shkresa.
Nuk lejoheni tė ngarkoni shtojca.
Nuk lejoheni tė editoni shkresat tuaja.

BB-Code ėshtė an.
Fytyrat janė Hapur
[IMG] Codi ėshtė an.
HTML-Code ėshtė jo aktiv.
Shko te


Koha nė GMT +1. Tani ėshtė ora 22:40:16.


Mundėsuar nga: vBulletin Versioni 3.7.4 (Albanian-Shqip)
©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd. ( Albamatrix.com )

Te gjitha te drejtat jane te rezervuara!
Ndalohet kopjimi dhe shumefishimi i permbatjes se ketij forumi ne cdo medium!

Alle Rechte vorbehalten.
Vervielfältigung im Ganzen oder in Teilen ist ohne ausdrückliche Genehmigung von AlbamatriX GbR jeglicher Form auf jedem Medium verboten.