Kthehu   DForum > Kulturė > Kulturė dhe Letėrsi / Kultur und Literatur

Libri24.com - Bota e diturise

Pergjigje
 
Opcionet e temes Pamje
  #1  
Vjetėr 29.03.2009, 15:39:43
Benutzerbild von mergimtarja
mergimtarja mergimtarja ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 11.02.2005
Vendi: ne Alpet Zvicrane
Postime: 2,183
Standard Poezi nga Ali Podrimja

Unė, biri yt, Kosovė

Unė, biri yt, Kosovė t'i njoh dėshirat e heshtura,
t'i njoh ėndrrat, erėrat e fjetura me shekuj,
t'i njoh vuatjet, gėzimet, vdekjet,
t'i njoh lindjet e bardha, caqet e tuka tė kulluara;
ta di gjakun qė tė vlon nė gji,
dallgėn kur tė rrahė netėve t'pagjumta
e tė shpėrthej do si vullkan:-
mė mirė se kushdo tjetėr tė njoh, Kosovė.
Unė biri yt.

Ali Podrimja

mergimtarja
ps.po e hape kete teme qe te mund te shof Veprimatrin e ketij poeti tone te madhe!
Mit Zitat antworten
  #2  
Vjetėr 29.03.2009, 15:47:46
Benutzerbild von mergimtarja
mergimtarja mergimtarja ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 11.02.2005
Vendi: ne Alpet Zvicrane
Postime: 2,183
Blinzeln Pershendetje me qiellin e mvrejtur!

Ali Podrimja

NJĖ NATĖ NGA NETET PA GJUMĖ


Zgjohu Kosovė!Zgjohu nėna ime e dashur,
balli dhe emri im i shkelur,
zgjohu,oj!A po e ndien vajin tim?
A po sheh si ti kam ngulur sytė
mu nė zemer,mu nė shpirt,
si t`i kam hedhur duart rreth belit
per tė pėrqafuar unė, ashti yt?
Zgjohu,Kosovė!

Nga degėt e mia tė thyera kush po dahet,
kėtė cater kush po e le?
Ē`janė keto gjurmė gjaku qė po shtohen
nėper fytyren tende,
kėto varre e murana qe po sillen vėrdallė
rrethė shtėpisė sime?...
Zgjohu, Kosovė!Zgjohu, nėna ime e dashur,
balli dhe emri im i shkelur,
Zgjohu, Kosovė!...

Sonte vėtem mbeta e
nė derė tė oborrit askush s`po me troket,
askush mė, thua vdekur jam e harruar
Nė keto troje e suka gjaku.

Thua mė ėshtė shkrimbur hisja
e mbyllur dera e konakut.....
Zgjohu, Kosovė, flakė e hershme e ashtit tim
t`pelcitur.
Bota nė ty le tė kallet!

Ali Podrimja
mergimtarja
ps. Kur lexon keto vargje e te mos ndihesh veten se pjese e ketyrevuajtjeve e neteve te pa gjume...vetum penda e e ketij poeti, tone te madhe na mban per jete te jeteve keto vargje te arta... ne jete....brez pas brezi...
Mit Zitat antworten
  #3  
Vjetėr 29.03.2009, 15:53:27
Benutzerbild von mergimtarja
mergimtarja mergimtarja ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 11.02.2005
Vendi: ne Alpet Zvicrane
Postime: 2,183
Standard Kur paranvera ishte ne Prishtine!

PARISI, VENDLINDJA

Do tė hyjmė nė Paris
gurin tonė aty do ta ngulim,
nuk do tė na presė Teuta, Genti,
nuk do tė na presė hordhi e egėr romake,
nuk do tė na presė njeri i gjallė.

Nė Paris do tė hyjmė;
ėndėrrat do t'i varim nė krahė tė lejlekėve
te njė krua do t'i lajmė sytė, duart lythore,
do t'i lėmė netėt ballkanike pas shpine
vallet, kėngėt, baladat, pėrrallat,
vetėm fyellin do ta marrim
t'i biem kur tė na rrokė malli,
kur humbim nė grumbullin e klosharėve,
tė hijeve,
tė minjve,
deri vonė rrugėve tė Parisit nė metro marramenthi:
do t'i marrim erė ftoit tė vendlindjes
pėr kohėt pis do tė flasim me gishta,
nuk do tė shkelim asnjė mizė,
nuk do tė trembim asnjė zog,
nuk do tė derdhim zjarr, vrer,
mbi kokė tė njeriut,
Evropės sė pėrgjumur s'do t'i pėrulemi
as perėndive tė krisura.
Ma jep besėn, Lum Lumi,
se nuk do tė harrojmė vendlindjen.

Paris, maj 1981

Ali Podrimja

EPIKA

Me shekuj kam shitur gjakun
e rritur jam me gjakun e shitur
Me shekuj kam hėngėr me veten
e ditur s'kam tė qesh me veten c tepruar...
Miq,

Kosova ėshtė gjaku im qė nuk falet!


mergimtarja

ps. poezit e Ali Podrimjes jane ato, qe fryme i kane dhene intelektualeve Kosovar!Frymzim e atdhedashuri per ēdo moshe...
Mit Zitat antworten
  #4  
Vjetėr 29.03.2009, 16:01:21
Benutzerbild von mergimtarja
mergimtarja mergimtarja ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 11.02.2005
Vendi: ne Alpet Zvicrane
Postime: 2,183
Blinzeln Kur paranvera ishte ne Prishtine!

Ali Podrimja, ka shume poezi te bukura e ne rinin e vet 18 vjeqare krijoi Muzat apo margaritaret e tij te para.Pra edhe si ēdo i ri i Kendoi e me shume pasion te zjarret shkroi edhe keto poezi;

*Mėngjesi*

Me cka tė tė peshoj
me sy apo me zemėr,
me cka?

Kaltria jote
botėn
zgjoi.

Me cka tė tė peshoj
me sy apo me zemėr,
me cka?

Źndrra jote
dritaret e jetės
m`i hapi.


*Je si shpirti im*

E pakufi je
si shpirti im,e pakufi-

e unė pash e m`pash
mundohem tė tė bi,

nė grykė tė shkėmbit
t`gurrėzohem,

nė pishnaje tė malit
tė bėhem syri yt...

E pakufi je,e pakufi
si ime frymė.


*Nė udhėtim*

Nė buzė tua
sa herė vdiqa
prej mallit-

ti u betove
nė kokė time
dhe zot tjetėr s`njohe...

Nxora sy
maje kodre
kur zė mė lėshove

e nė udhėtim
tė zbulova oj-
herė t`urtė,herė t`sertė.


*Dua tė jem*

Nganjėherė dua tė jem lumė-
tė rrjedh nėpėr damarėt e tu,

gemb ėndrre dua tė jem nganjėherė-
dita e nata jonė tė pushojnė n`mua,

nganjėherė dua tė jem ti oj-
heshtjet e shirat e kohėrave t`i ndiej,

dua tė jem atje nganjėherė-
ujėrat e tua deri n`pikė t`i pi.


*Unė do tė dua*

Po tė rrėzohet
edhe i mbrami i Kullės gur-
unė do tė dua.

Po tė shuhet
edhe i mbrami i Vatrės zjarr-
unė do tė dua.

Nė fushė tė mejdanit
po tė mbesė
edhe i fundit i Trollit burrė-

unė do tė dua...


*Nata*

E lehtė dhe e butė
si hapi im
ėshtė nata nė ty.

E dashur dhe e vrullshme
si kraharori i gruas
ėshtė nata nė ty.

E qetė dhe e frikshme
si shikimi i vajzės sė dashuruar
ėshtė nata nė ty.


mergimtarja
Mit Zitat antworten
  #5  
Vjetėr 29.03.2009, 17:14:43
Benutzerbild von mergimtarja
mergimtarja mergimtarja ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 11.02.2005
Vendi: ne Alpet Zvicrane
Postime: 2,183
Blinzeln Kur paranvera ishte ne Prishtine!

ME QENĖ

Tė jesh shqiptar
e vdekja tė mos tė gjejė
edhe nė skaj tė botės
e pamundur ėshtė

Tė jesh shqiptar
e ndonjė qen tė mos tė ndjek
deri nė varr
e pamundur ėshtė

Shqiptar tė jesh
botėn varr tė mos e kesh
e pamundur ėshtė
e pamundur

Nė trupin tim
plaga mė e thellė
sa mė afėr
Bregut
lum lumi nuk ėshtė nė linjė

Ali POdrimja

mergimtarja
ps.... sa bukur e tingllon vargu;
... te jesh Shqiptar
e nje qen mos te ndjek
deri ne varr e pa mundur eshte...eh sikur u patem mesuar me keta qen nga shkojshim haha
Mit Zitat antworten
  #6  
Vjetėr 29.03.2009, 18:06:25
Benutzerbild von trixi
trixi trixi ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 17.08.2006
Vendi: Vushtrri-Hamburg
Postime: 6,591
Standard

Rėnkimi

Qaj, rrafshi im i dashur, qaj!
Diellin tėnd verbuar e kanė tytat,
E vatrat shkimbur deri nė njė.

Zogun nė qiell, zogun ta kanė vrarė
Me duar tė mia tė ēara
Me rrashtat tona tė shpuara mbuluar tė kanė;

Pragje thyer e konaqe mbyllur...
Pėr gjithkė e pėr askė vrarė jemi...

Qaj, rrafshi im i dashur, qaj.

Plepi im qiellin do ta shpojė,
Plepi im i kallur
Qiellin e humbur majė njė shpate.

Ali Podrimja
__________________
M`ka marr malli t`ja puthi mengjeset Prishtines (Thenje e Mjellmes se ndjere)
Mit Zitat antworten
  #7  
Vjetėr 29.03.2009, 18:07:53
Benutzerbild von trixi
trixi trixi ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 17.08.2006
Vendi: Vushtrri-Hamburg
Postime: 6,591
Standard

Metafora e Jetės Sime

nėse s'flas
jeta ime s'ka qetėsi

fjala ime bėhu Unė

heshtja tė tė mos shtypė
nė gurė
rnulliri

nėse s'flas
jeta ime s'ka qetėsi

fjala ime bėhu Unė

plaga ime
le tė marrė
frymė thellė

Ali Podrimja
__________________
M`ka marr malli t`ja puthi mengjeset Prishtines (Thenje e Mjellmes se ndjere)
Mit Zitat antworten
  #8  
Vjetėr 29.03.2009, 18:14:47
Benutzerbild von trixi
trixi trixi ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 17.08.2006
Vendi: Vushtrri-Hamburg
Postime: 6,591
Standard

Shtat Lėshon njė Lulėkuq

heshtja ime ėshtė mė e vjetėr
se unė e mė e fortė
se vdekja ime

ajo ėshtė pamundėsia ime

heshtja kur fle
numėroj yjet
luaj me hije luaj me thika

e njė fushė tė bardhė
shtat lėshon
njė lulkuq

se heshtja ime
ka peshėn e gurit tė mallkuar
dhe gjuhėn e njeriut tė gozhduar nė shkėmb

Ali Podrimja
__________________
M`ka marr malli t`ja puthi mengjeset Prishtines (Thenje e Mjellmes se ndjere)
Mit Zitat antworten
  #9  
Vjetėr 30.03.2009, 10:50:56
Benutzerbild von mergimtarja
mergimtarja mergimtarja ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 11.02.2005
Vendi: ne Alpet Zvicrane
Postime: 2,183
Cool Kur paranvera ishte ne Prishtine!

Ali Podrimja

*Deftore*

Kushedi prej kah kish ardhur, prej ciles kohe
...........................kish pikur i panjohuri,
me nje koke ne shpate
me nje sy qorr,
vorr.

Si mund te jetohet ketu, kish pas pyetur,
po si jo madheri k'in thene Ata,
po guri
unur k'in shtuar Ata me brince ne duar.

Dhe guri sa cel e mshel syte ish care nga nje rrenje
.................................................. ....e padukshme.

Shtate dryra, shtate net e shtate dite s'in celur
.......................................as mbyllur ne kulle.

Po uji, kah rrjedh uji,
uji, madheri k'in qeshur Atao uji e rrit kete
....................................gur mbi koken mur.

I panjohuri konak e me konak ish endur
me nje koke ne shpate
me nje sy qorr,
vorr.

Nje nate me shi kish pas pyetur pastaj per zjarr,
s'dime c'eshte zjarri k'in thene Ata.

Dhe kish vetuar ne male
kish djgur
ne fusha.
Kushedi prej kah, prej cilit det kish fryre
.................................nje stuhi atehere.
Shi kish rene e toka thare prej thatesise,
cope e grime bere qielli prej shpatave, prej
.................................................. .thundrave.

Te panjohurin thone se juga e kish kaperdire,
thone se veriu gjurmet ia kish fshire.

Nje mot me pjalme ia kish behur nje udhetar
...................................i cale me nje gomar.

Prej cfare semundjesh vuajne,
cfare emra iu ngjisin femijeve, kafsheve
kish pas pyetur gjithecka, kish pas pyetur, o zot

ne nje kohe te pakohe. Ata k'in treguar malet.

Atje ka gjarperinj kish pas thene udhetari,
ka, madheri, po nuk na hane , k'in thene Ata.
Po c'beni atje lart, kish pas pyetur pastaj udhetari,
rrime me zogj, rrime me ujq, k'in thene Ata.

e te pragu i kulles kish plasur gomari nga marazi.

Udhetarin e cuditshem
e k'in kerkuar ne male e k'in kerkuar ne fusha,
sot as mot s'e k'in gjetur
as zjarri s'ish shuar nder prita.

Pastaj kish ardhur sulltani.
Oh vdekje, si te mbane kulla brende!
Sullatani kish shkuar, kish ardhur krali,
krali kish shkuar, kish ardhur i biri i sulltanit.

kalit i k'in dhene emer e driten e syrit harruar,
.................................................. ...............medet.

Kohet prap 'in nderruar ne gur e plakur ne mur
........................................dhe dritaret 'in mbyllur
........................................e hapur
........................................ne nje perralle.

Nje dite per nje dite
Ata s'in ngjitur ne male,s'kin rene ne fusha
ne sy qiellin e k'in fhshehur
dheun nder kembe.

Pas shume e shume vitesh kish pas ardhur nje
.................................................. ......................tregtar,
gjithecka kish pas shitur e blere ai i gjore, i padore.
Kish pas pyetur per iks semundje,
.....................................per enderra, emra.
Ata k'in qeshur, k'in luajtur rroten e motmotit
dhe prap termete k'in ndodhur
.........................................e mullinjte
.................................................. .....bluar.

k'in kaluar dite e k'in kaluar vite, k'in kaluar
.................................................. ...shekuj e nje vere
Nje djalosh me fyell peshe kish cuar Gjakun,
peshe kish cuar Valen.

brigje, ne dore iu paca!

mergimtarja
Mit Zitat antworten
  #10  
Vjetėr 30.03.2009, 15:04:49
Benutzerbild von trixi
trixi trixi ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 17.08.2006
Vendi: Vushtrri-Hamburg
Postime: 6,591
Standard

Poezi nga Ali Podrimja


Ankthi

Toka ime digjet, toka ime e dashur,
balli im i ngrysur,
pishė...

Caqet e tua herėt t'i kam pėrbirė me hijet e mia,
Kosovė, pėrrallė e lashtė!
Herėt m'i ke lidhur kėmbė e duart me skamje,
vuajtje e vdekje...

Medet, kė mė parė tė shpėtoj: veten apo zogjtė

e ngrirė n'ajėr?
Nipave ē'tu them pėr kėngėn time tė vdekjes?
- Heu, edhe kryet po tė ma hiqni, tjetra do t'mė
kish mbirė!

Toka ime digjet
nė ēdo pėllėmbė tė trupit tim - toka e mallkuar..
__________________
M`ka marr malli t`ja puthi mengjeset Prishtines (Thenje e Mjellmes se ndjere)
Mit Zitat antworten
  #11  
Vjetėr 30.03.2009, 15:06:38
Benutzerbild von trixi
trixi trixi ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 17.08.2006
Vendi: Vushtrri-Hamburg
Postime: 6,591
Standard

Poezi nga Ali Podrimja





PERTEJ DHIMBJES

Ka rėnė degė e thyer prej reje nė trupin tėnd tė
shitur. Kosovė.

Konaqet e tua deri nė themel po rrėnohen,
e pėrtej dhimbjes do britje shemben me ballin tim,
me krahėt e zogut tim tė vrarė me dashurinė e
njerėzve tė mi tė kallur etjeje.

Rreth trupit tėnd si gjarpėr mbėshtjellė jam,
vatrat e shkimbura pėr t'i pėrflakur,
duar e kėmbė t'i lidh me lėmshin e pėrrallave tė tua -
se s'tė lėshoj gjallė me gjak, pa tė larė pėllėmbė pėr
pėllėmbė, eshtra e jetė nė ty pa i lėnė
konak e mė konak pa tė ndezur flakė...
10 Kam rėnė degė e thyer prej reje nė trupin tėnd tė
shitur prej pushkės kobzezė, prej pushkės
sė padukshme...
Cila do tė jetė kėnga ime e mbramė dhe fjala e fisit tim^

Plepi i shtėpisė sime u dogj, ku t'i preh sytė,
ku ta shuaj flakėn e ujės pėr ty, Kosovė?
__________________
M`ka marr malli t`ja puthi mengjeset Prishtines (Thenje e Mjellmes se ndjere)
Mit Zitat antworten
  #12  
Vjetėr 31.03.2009, 21:25:37
Benutzerbild von mergimtarja
mergimtarja mergimtarja ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 11.02.2005
Vendi: ne Alpet Zvicrane
Postime: 2,183
Blinzeln Kur paranvera ishte ne Prishtine!

*Emrin e ka Dashuri*


Ali Podrimja

Per kete toke gjaku ka rrjedhur e prinderit tane
kryet e kane lene; kambana te medha kane mbetur
ne jeten tone per kete toke ata qe nuk jane me -
e ju si te doni quajeni kete toke - muze emrin e ka,
dashuri emrin e ka; o si te doni quajeni
por asnje fjale te keqe per prinderit tane,
njerez te mire, asnje fjale, se kutjimi na i verbon syte.
Asnje fjale te keqe, thashe, se ata gjithcka jane bere
per kete toke, se ata ishin trima mbi trima
dhe, - nese ndokush ka vdekur duke kenduar -
ata vdiqen maje hanxharit te dushmanit me kenge ne goje,
nese ndokush s'ka kthyer nga rruga - ata i
kerkuam;
nese ndokush ka dashuruar me jete lirine - ata
ishin.
Se ata mikun kurre ne bese nuk e kane prere
dhe, - nese ndokush ka vdekur duke kenduar,-
ata vdiqen maje hanxharit te dushmanit me kenge ne goje, -
nese ndokush s'ka kthyer nga rruga, - ata i
kerkuam,
nese ndkush ka dashuruar me jete lirien, - ata
ishin.
E ju si te doni quajeni kete toke - muze emrin e ka,
dashuri emrin e ka; o si te doni, vetem
mallkim jo
se per kete toke gjaku ka rrjedhur, i nxehte ka
rrjedhur...


mergimtarja
Mit Zitat antworten
  #13  
Vjetėr 31.03.2009, 21:32:35
Benutzerbild von mergimtarja
mergimtarja mergimtarja ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 11.02.2005
Vendi: ne Alpet Zvicrane
Postime: 2,183
Blinzeln Kur paranvera ishte ne Prishtine!

*Dashuria*

Ali Podrimja

Koha ėshtė tė duhemi,
tė kesh besim ne mua kur tė them: Trime,
tė kem besim nė ty kur mė thua: Trim.
Por kokėn time kryeneēe shumė kurthe ngrite,
shumė e pushkėt mbushi babai yt, fisi yt,
njė mijė e njė tė zeza kurdise ku do t'ma zije pritėn.
....................... E nėn njė kulm banonim,
nga frėngjia me ditė mė peshove,
me ditė lexoja Shekspirin nė hijen e Kullės,
se mos do tė takoj te kroni i shpresave.
Ma ruaj syrin, dashuria ime,
ma ruaj shpinėn nga dielli, nga acari!
Kam frikė se ma therin syrin cubat e territ,
kam frikė se mė vrasin pas shpine tė pabesėt.
Dashuria ime, ma zgjat dorėn ta kapėrcejme kėtė
.........................................ujė tė madh,
i huaj s'jam as vij nga tokė e vdekshme.

Nė fund tė livadhit tė kositur a po sheh:
ai kali i bardhė ėshtė yni tash e pėrgjithmonė.
Mė shikon drejt nė sy, lėri zėnkat, fjalėt, sharjet.
Unė do tė sjell Lulen nga zemra e bjeshkės,
................do ta ndez llambėn nė kullė,
.......do ta hedh farėn nė tokėn e re.
Kur tė desha, ēoje dashuri pas shtatė katundeve
e tė rėnat tė forta i kishe.
Kur mė deshe, ēoja dashuri me njė grua tė marrė
e mėhalla jehonte nga shpifjet.
Na ikujeta, trime, si s'menduam pak edhe pėr vete.
Koha ėshtė tė duhemi.

mergimtarja
Mit Zitat antworten
  #14  
Vjetėr 31.03.2009, 22:43:32
Benutzerbild von trixi
trixi trixi ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 17.08.2006
Vendi: Vushtrri-Hamburg
Postime: 6,591
Lächeln

Kush do ta vras Ujkun

F.Altimarit


Dhe lėtini tha

Po qe se takon
Arbėreshin dhe Ujkun
Vraje Arbėreshin

Dhe kur fjala i ra nė vesh
Arbėreshi buzėqeshi
Dhe drodhi njė cigare

Po qe se me vret mua
more i gjorė
Kush do ta vras Ujkun?!


Mjerė Kopeja

Ali Podrimja
__________________
M`ka marr malli t`ja puthi mengjeset Prishtines (Thenje e Mjellmes se ndjere)
Mit Zitat antworten
  #15  
Vjetėr 01.04.2009, 13:18:36
Benutzerbild von mergimtarja
mergimtarja mergimtarja ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 11.02.2005
Vendi: ne Alpet Zvicrane
Postime: 2,183
Blinzeln Kur paranvera ishte ne Prishtine!

Citat:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga modesti_ Trego postimin
Ali Podrimja
Epika
Me shekuj kam shitur gjakun
E jam rritur me gjakun e shitur
-Me shekuj kam hėngėr veten
E ditur s'kam tė qesh me veten e tepruar...
Miq,
Kosova ėshtė gjaku im qė nuk falet!

heheh modesti!? si duekt nuk je ne rrejdha vetum per keto vargje u hape kjo teme ... haha

ben edhe disa here ti afishojme, se fundja ja vlen ēdo njeri i pelqen.Apo gjen veten ne keto vargje haha

ju pershendet
mergimtarja!

ps. 1prilli sot!
Mit Zitat antworten
  #16  
Vjetėr 01.04.2009, 23:17:00
Benutzerbild von trixi
trixi trixi ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 17.08.2006
Vendi: Vushtrri-Hamburg
Postime: 6,591
Standard

KULLA

I

Pėr shkak tė dashurisė, pėr shkak tė urrejtjes
baba im ka ngritur njė kulle.
Nė majė tė botės e ka ngritur,
deri nė tokė e kanė rrenuar zoterat.
Motra ime, vėllai im kmban janė bėrė,
baba im atėherė perėndi ka sharė.
G^irin e rėnde nė themel e ka vėnė
nė shtatė konaqe muratorė ka kėrkuar.
Sa mė lart kullėn e ka ngritur
10 aq mė tė fortė veten e ka ndier.

II

Njė ditė baba im ėshtė mbyllur
nė qiell i dashuruar, nė tokė i harruar.
E kanė dalė helenėt e romakėt,
e kanė kaluar mbretėrit e sulltanėt,
e kanė kaluar ushtrite e gjeneralėt,

e baba im s'ka besuar nė fuqinė e gjakut,
nė kaltrinė e fjalės mitare.

III

Nuk di prej nga, Mjegull ka qėnė,
do njerėz kanė ardhur nė tė hardhė

pas njė mijė vjetėsh, para njė milion vjetėsh.
Prej lashtėsisė, thonė, kanė ardhur
nėpėr mure tė pėlcitura tė Kullės kanė hyrė.
Gur e m'gur atje janė ngjitur,
nė majė tė botės kanė mbetur sot e atė ditė.

E baba im atėherė gurin e rėnde
nė themel ka vėnė, gurin e pėrrallave,
Nė takim me zotin e djallin kanė dalė
ai kėmbėsor kohėsh tė serta.

E nje kulle eshte ngritur nje mije vjet
mbi nje asht, mbi nje emer ajo flet
per shkak te dashurise, per shkak te urrejtjes.

Ali Podrimja
__________________
M`ka marr malli t`ja puthi mengjeset Prishtines (Thenje e Mjellmes se ndjere)
Mit Zitat antworten
  #17  
Vjetėr 02.04.2009, 08:35:44
Benutzerbild von mergimtarja
mergimtarja mergimtarja ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 11.02.2005
Vendi: ne Alpet Zvicrane
Postime: 2,183
Standard Kur paranvera ishte ne Prishtine!

Ardhesi.

Ali Podrimja

Dikush trenisht nget ta shkimbe shkendijen e ballit tim
dhe syte e tu.
Dikush trenisht m'i kall rrembat e trupit
e nje nga nje mi vret zogjt.
Dikush prej agimit n'agim, prej munzgut ne muzg
veten kaperdine buze nje uji te madh.
une e une ende emrin s'ia mesova nje dite me
bubullime hyre ne kullen time.

mergimtarja
Mit Zitat antworten
  #18  
Vjetėr 02.04.2009, 08:58:24
Benutzerbild von mergimtarja
mergimtarja mergimtarja ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 11.02.2005
Vendi: ne Alpet Zvicrane
Postime: 2,183
Blinzeln Pershendetje me qiellin e m`vrejtur!

Citat:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga trixi Trego postimin
KULLA

I

Pėr shkak tė dashurisė, pėr shkak tė urrejtjes
baba im ka ngritur njė kulle.
Nė majė tė botės e ka ngritur,
deri nė tokė e kanė rrenuar zoterat.
Motra ime, vėllai im kmban janė bėrė,
baba im atėherė perėndi ka sharė.
G^irin e rėnde nė themel e ka vėnė
nė shtatė konaqe muratorė ka kėrkuar.
Sa mė lart kullėn e ka ngritur
10 aq mė tė fortė veten e ka ndier.

II


Ali Podrimja
Poezi qe flet nder shekuj...sa bukur tingllon ...ne ēdo kohe kur e lexon, thua sot eshte shkruar...e pyet veten ishte sot apo dje?!!!

mergimtarja
ps. sot dite prilli...
Mit Zitat antworten
  #19  
Vjetėr 02.04.2009, 14:41:48
Benutzerbild von trixi
trixi trixi ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 17.08.2006
Vendi: Vushtrri-Hamburg
Postime: 6,591
Standard

Bukuria



Zgjata dorėn nė livadh lulen me kėputė
“Mos - fqiu im i dashur mė bėrtiti-
-do tė vyshket!

Qita hapin, kalin e bardhė me mbėrri-
-vashėn e ėndėrruar kaherė.
“Mos! - pėrsėri m’u gjegj fqiu.
Unė qava me mall edhe atėherė.

Hodha dorėn nė gjithėsi me pikėllim-
Ēel e mshel sytė dritė m’u bė.
“I lumi ti!” - dikush mė bėrtiti nė pėrqafim
e kurrgjė tjetėr s’pashė as ndjeva.

Sot e atė ditė, kudo e kėrkoj fqiun tim tė mirė.

Ali Podrimja,shkruar 1960
__________________
M`ka marr malli t`ja puthi mengjeset Prishtines (Thenje e Mjellmes se ndjere)
Mit Zitat antworten
  #20  
Vjetėr 03.04.2009, 10:18:24
Benutzerbild von mergimtarja
mergimtarja mergimtarja ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 11.02.2005
Vendi: ne Alpet Zvicrane
Postime: 2,183
Blinzeln Miremengjesi KOSOVA ime!

Me Jetue

Tim bir, Lumit

Erdhe nė jetė
Nuk ka mė nevojė pėr kuje, lutje
Kryesorja tė jetosh

Kėtė gur ta hedhėsh mė larg se Unė
Prandaj:
Bukėn ta pjekėsh dy herė nėn saē
Ujin ta ziesh deri nė shkallėn 99
Derisa tė mbetesh ti i vetmi kėrthi nė ajėr
nė kohė kosmos.

Ali Podrimja

mergimtarja
ps. me vije keqe i nderuar poeti i madhe Nga Kosova, qe sa t`kane falur ca yje dje, sot te paskan marr...Po une nuk dyshoje, ne as nje njeri se me qellim e ka ber...me rendesi te jesh Poeti me meritori ...se sot mund te shkruajne te gjithe zenzur nuk ka me...
Mit Zitat antworten
  #21  
Vjetėr 04.04.2009, 13:02:04
Benutzerbild von mergimtarja
mergimtarja mergimtarja ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 11.02.2005
Vendi: ne Alpet Zvicrane
Postime: 2,183
Blinzeln Kur paranvera ishte ne Prishtine!

Ali Podrimja

Ali Podrimja ėshtė autor i mė shumė se dhjetė vėllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si pėrfaqėsuesi mė tipik i poezisė sė sotme shqiptare dhe si njė poet me emėr dhe nė shkallė kombėtare. Botėn e vet poetike poeti e artikulon pėrmes njė sistemi figurativ tė konsoliduar (veēanėrisht me simbolin dhe metaforėn) dhe me njė shkallė mjaft tė lartė ndjeshmėrie.
Ali Podrimja lindi e u rrit nė Gjakovė. Studjoi gjuhė dhe letėrsi shqiptare nė Universitetin e Prishtinės, ku dhe jeton aktualisht. Periudha vendimtare pėr formimin shpķrtėror dhe intelektual tė poetit janė vitet pesėdhjetė. Mė 1957 botoi poezinė e parė nė revistėn "Jeta e Re". Ishin vitet kur shqiptarėt nė Kosovė pėrjetonin njėrin nga terroret me tė egra tė pushtuesit serb, kohėn e aksionit famėkeq pėr mbledhjen e armėve dhe tė shpėrnguljeve mė drįmatike tė pėrmasave tragjike pėr Kosovėn dhe shqiptarėt (rreth treqindmijė tė shpėrngulur dhunshėm nė Turqi). Poeti rritej dhe piqej nė kėto kushte, nė kėtė atmosfere agonie, qė e kishte mbėrthyer Kosovėn. Qyteti i Gjakovės, ku kishte lindur dhe shkollohej, qytet me traditė tė pasur patriotike, ishte mė i godituri nga kjo vėrshimė policore e UDB-sė serbe. Poeti i pėrfshirė nė kėtė pėrditshmėri ndjeu nevojė tė rezistojė, tė kundėrvihet dhe ta stigmatizojė tėrthorazi synimin e pushtuesit:
Qaj rrafshi im i dashur, qaj! (fjala ėshtė pėr rrafshin e Dukagjinit,)
Diellin tėnd verbuar e kanė tytat
E vatrat shkimbur deri mė njė...
Vargjet janė shkėputur nga poemthi lirik ,Hija e tokės", tė cilin Ali Podrimja e shkruajti nė vitin 1960, kur ishte gjimnazist. Njė vit mė pas, mė 1961, Ali Podrimja botoi pėrmbledhjen e parė me vargje elegjiake Thirrje. Mė pas vijnė pėrmbledhjet Shamijat e pėrshėndetjeve (1963), Dhimbė e bukur (1967), Sampo (1969), Torzo (1971) etj., deri nė veprėn e tij mjeshtėrore Lum, lumi, (1982), qė shėnoi njė kthesė nė poezinė bashkėkohore kosovare.
Nė vitet '80 e '90 ai do tė vazhdojė tė botojė libra poetikė si Zari, Buzėqeshje nė kafaz etj., deri te dy librat nė prozė: Burgu i hapur (1998) dhe Harakiri (1999).
Kur pėr njė poet themi se nuk ėshtė konvencional, pra ėshtė modern, kėtė duhet ta kuptojmė kėshtu: Ali Podrimja e ēliron poezinė shqipe nga disa rregulla metrike, siē ėshtė: vargu i thurur, apo nga pėrmbajtjet si fryma apologjike, brohoritėse e poezisė sė pasluftės etj. Por, ai vendos parime tė tjera krijuese, siē ėshtė vargu i lirė, shqiptimi metaforik, gjuha e ironisė, efikase pėr tė shprehur zona mė tė errėta apo mė tė fshehta tė natyrės sė njeriut. Synimi i poetit pėr t'u fshehur pėrmes reflekseve ezopike dhe pėr t'i pėrcjellė ato, duke shmangur ndalesat e jashtme, e nxjerrin nė plan tė parė mesazhin dhe nė plan tė dytė atė pjesė tė vlerės artistike qė arrihet pėrmes ritmit dhe euforisė. Me rėndėsi ėshtė tė kuptohet, nėse kėto parime poetike tė Ali Podrimjes, janė parime tė njė brezi dhe tė njė kohe dhe duhet tė njihen si pėrvojė. Pa to nuk mund tė kuptohet dhe tė zbulohet arti poetik nėpėr kohė, sidomos pėr krijuesit e rinj, poetėt e mėdhenj janė shkollė, nga e cila mund tė mėsojnė; janė pėrvojat, nga tė cilat do tė nisin ata tė krijojnė parimet e tyre poetike. Poezia e Ali Podrimjes, e pėrkthyer nė shumė gjuhė tė huaja, ėshtė pranuar e vlerėsuar pikėrisht pėr arsye se nė thesarin universal tė vlerave, hyn bindshėm pėrmes koloritit tė veēantė, pėrmes botės shpirtėrore me individualitetin e vet tė formuar, tė ndryshėm nga tė tjerėt.

marre nga nje jetshkrimi i tij...
mergimtarja
Mit Zitat antworten
  #22  
Vjetėr 22.06.2009, 23:00:28
Benutzerbild von mergimtarja
mergimtarja mergimtarja ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 11.02.2005
Vendi: ne Alpet Zvicrane
Postime: 2,183
Standard Kur paranvera ishte ne Prishtine!

Nuk kam bere kurregje per Lumin

E pranoj nuk kam qene i qete asnjehere
kam bere njemije e nje te zeza per te jetuar.
e di lagjia e Bajram Currit, e di lagjia e Cullakeve
e kam prishur qetesine kur me eshte pritur
kam thyer dritare kam thyer drunj
kam shterrur kroje
ne pusa te Drinit, sic thote i cmenduri i kodres se henes
kam kercyer nga Ura e Shenjte(mjere ai qe s'ka pasur kurre ne jete nje Ure te Shenjet)
ne fyt kohes i kam mbetur,shihni si shkumbon,
degjoni si turfullon
per shkak te miresjelljes, plehin asnjehere nuk kam nxjerre jashte
Lumin kurre nuk e kam degjuar deri ne fund
fjalen, kengen, vajin s'e kam lene ta kryeje
shpirtin ia kam prure ne maje te hundes
me shantazhe, me kercenime ia kam helmuar femijerine
nenen ia kam share , ia kam share fisin, zotin
per veshi e kam nxjerre nga shkolla, nga loja
neper shtepi e kam ndjekur si i cmendur
E pranoj, Lumi ka shkuar me larg; nuk ka pasur komplekse fare
askujt nuk i eshte perkulur, vete zotyne ka qene
ka thyer dritare me shume se une lule e ka bere ulpianen
me mire e njeh asfalti i nxehte.
kurre nje rruge nuk eshte shtegu te ri
per te Bota nuk ka filluar as nuk ka mbaruar ne Gjakove.
ka qene me koke forte se une, disa here eshte pergjakur
(per te verteten u zura o baba, e nuk e shihja sa kohe)
nuk ka qene i kenaqur me qetesi ne shtepi
te rrije, nje dritare cel vazhdimisht ka kerkuar
pa i rene ne fund kurre nuk ka pasur zakon ta mbylle perrallen
as c'sheh ne enderr te shkruaje, te vizatoje,
aq shume e ka enderruar bukendoren, sa dhembet i ka thyer
neper vjershat kosovarce
me ka dashur me shume se une ate
nuk me ka denoncuar per mall te botes
ajo qe flitet per te nuk eshte e vertete
ne bixhoz asgje nuk ka lene...

Ali Podrimja

mergimtarja...
ps.nuk dij une ēka nuk kam ber, per tim bir? e ēka nuk nuk do te beja per te?
Mit Zitat antworten
  #23  
Vjetėr 05.09.2009, 18:27:50
Benutzerbild von mergimtarja
mergimtarja mergimtarja ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 11.02.2005
Vendi: ne Alpet Zvicrane
Postime: 2,183
Blinzeln Poezi te, Ali Podrimja

Njė Ditė

njė ditė heshtja
do tė mė gjuajė
me eshtra tė mia
ose do ēmendem duke rrėnuar.

Ali Podrimja
Mit Zitat antworten
  #24  
Vjetėr 06.09.2009, 15:51:23
Benutzerbild von mergimtarja
mergimtarja mergimtarja ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 11.02.2005
Vendi: ne Alpet Zvicrane
Postime: 2,183
Standard Poezi nga Ali Podrimja

Ti dhe Uji

Diellin ta shikosh nga hija e plepit
Dhe ta matėsh
Kur hijen tėnde s'mund ta kapėrcesh mė
Qenit ruaju se tė kafshon ajo kafshė shtėpiake
Besnik i madh i Njeriut
Nga kafshimi i gjarprit mund tė shpėtosh
Macen nxirre nga fjalori yt gjithsesi
Ajo s'ėshtė simbol i kohės sate as i artit tėnd

(Unė gjthmonė ia kam frikėn edhe Lules edhe
Femrės)

Kur tė flasėsh fol tė dėgjohesh nė bjeshkė
tė dėgjohesh nė shkretėtirė
Pėr tė dytėn herė mbetesh pa kokė ose kush
nuk tė beson:
Sa mė pak shikoje veten nė pasqyrė
Dhe kurrė mos mendo: I pari
Ai qė ka ekzistuar para teje jam UNĖ
Ai qė do tė kujdeset pėr ditėt e mia tė mbrama
Pėr ėndrrat e mia e qetėsinė je Ti
Me pleh kurrė mos u pajto: Nxirre nė gjysmė
tė natės
nė pikė tė vapės
Asgjė mos rrit asgjė mos krijo me dhunė
Rast i humbur nuk je edhe pse pylli
dendėsohet
Mund ta kalosh natėn nė Kullėn time tė vetmuar
nė botė
Dhe si tė duash Ti Lumi
Kryesorja: jetėn ta jetosh pa e vrarė
Dhe pa tė mbetur nė kėmbė ndonjė therrė
e saj e zezė
Bashkudhėtari im
Ta provojmė vetveten derisa kemi frymė.

Ali Podrimja

mergimtarja
ps. sa here me merr malli per Kosoven time, bej nje qike gjurmime...ne letersi
Mit Zitat antworten
  #25  
Vjetėr 08.10.2009, 10:10:28
Benutzerbild von mergimtarja
mergimtarja mergimtarja ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 11.02.2005
Vendi: ne Alpet Zvicrane
Postime: 2,183
Blinzeln Dite Vjeshte e qete...

NŹ MESNATŹ

"Nė dritare ra njė zog i zi
e mė tha: Mos shko!Tė pret Djalli!"
(Fragment i harruar nga Stina e Armėve)


Nė orėn dymbėdhjetė nė mesnatė
nė gjunj do tė biesh
tė fshijsh nė Pasqyrė
Pikėn e Zezė

Dhe nė mes xhenazeve
nuk do ta pranosh kurrė
se gjakun ta kanė pirė
me pambuk njerėzit e akullit

Nė orėn dymbėdhjetė nė mesnstė
Po nuk kėndove
do tė celė zogj
Qyqja

Dhe Hėnėn do tė kėrkojnė
nė fund tė Pusit hiena

Ali Podrimja


mergimtarja
Mit Zitat antworten
Pergjigje

favorit leximi

Opcionet e temes
Pamje

Rregullorja
Nuk lejoheni tė krijoni tema tė reja.
Nuk lejoheni tė pergjigjeni nė shkresa.
Nuk lejoheni tė ngarkoni shtojca.
Nuk lejoheni tė editoni shkresat tuaja.

BB-Code ėshtė an.
Fytyrat janė Hapur
[IMG] Codi ėshtė an.
HTML-Code ėshtė jo aktiv.
Shko te


Koha nė GMT +1. Tani ėshtė ora 13:28:51.


Mundėsuar nga: vBulletin Versioni 3.7.4 (Albanian-Shqip)
©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd. ( Albamatrix.com )

Te gjitha te drejtat jane te rezervuara!
Ndalohet kopjimi dhe shumefishimi i permbatjes se ketij forumi ne cdo medium!

Alle Rechte vorbehalten.
Vervielfältigung im Ganzen oder in Teilen ist ohne ausdrückliche Genehmigung von AlbamatriX GbR jeglicher Form auf jedem Medium verboten.