Kthehu   DForum > Politikė > Politikė dhe aktualitete tė tjera politike / Politik und politische Aktualitäten

Libri24.com - Bota e diturise

Pergjigje
 
Opcionet e temes Pamje
  #1  
Vjetėr 23.01.2012, 16:41:31
Ylli Ylli ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 10.11.2001
Postime: 431
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Ylli Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Ylli Ylli dėrgo njė Mesazh ndermjet Skypes
Standard Ndahet rinia llapjane e LDK-sė

Ndahet rinia llapjane e LDK-sė

Janė bartur nė Podujevė ēarjet brenda Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Rinia e degės sė LDK-sė atje ėshtė ndarė nė dy grupe. Dje nė kėtė qytet ėshtė mbajtur njė Kuvend zgjedhor ku janė zgjedhur organet drejtuese tė Forumit Rinor. “

FR i LDK-sė nė Podujevė nė gjirin e vetė do tė kultivojė dialogun dhe konkurrencėn e ideve pėr vlerat deri nė nivelin e forcimit tė qėndrimeve, qė bėhen tė patjetėrsueshme dhe tė obligueshme pėr veprim. Nė kėtė mėnyrė FR i LDK-sė i degės do ta ruaj demokracinė e brendshme, zhvillimin e saj dhe njėsinė e saj politike pėr qėllime kryesore.”, thuhet nė njė deklaratė pas zgjedhjes se Fidan Rekaliut pėr kryetar tė kėsaj dege.

Aty ishin edhe kryetari i Podujevės, Agim Veliu dhe sekretari ipėrgjithshėm i LDK-sė, Ismet Beqiri. Por,

Forumi Rinor tashmė kishte njė kryesi tė zgjedhur nė njė Kuvend tjetėr zgjedhor pak ditė mė parė. Ata kanė dalė me njė qėndrim qė dėnon mbajtjen e kuvendit tjetėr qė sipas tyre krijon paralelizma nėLDK.

“Ne si Forum Rinor, kundershtojme fuqishem te gjithe ata tė cilėt po tentojne te krijojnė grupe dhe klane brenda LDK-sė dhe angazhohemi me vendosmeri per unifikimin e qendrimeve dhe zhvillimin edhe me te fuqishem te LDK-se, nė Podujevė dhe nė gjithė Kosovėn. Tendencat e tilla anti-statutare te shfaqura nga kryetari degės se LDK-se ne Podujeve z,Agim Veliu dhe nga Sekretari i pėrgjithshėm i partisė z,Ismet Beqiri praktikisht paraqesin tendenca per instalim tė strukturave paralele ndaj organeve legjitime tė cilat kanė dalė nga vota e drejtėpėrdrejtė e FRLDK-sė.”, thuhet nė reagim. /indeksonline/
Mit Zitat antworten
  #2  
Vjetėr 23.01.2012, 16:41:46
Ylli Ylli ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 10.11.2001
Postime: 431
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Ylli Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Ylli Ylli dėrgo njė Mesazh ndermjet Skypes
Standard

“FRLDK” e Podujevės, kėrkon dorėheqjen e Veliut


Podujevė, 6 janar 2012 – Nėpėrmjet kėsaj komunikate FR i LDK-sė Dega nė Podujevė shpreh kėrkesėn e saj legjitime drejtuar kryetarit aktual tė Degės sė LDK-sė nė Podujevė z. Agim Veliu. Kryetari i LDK-sė Dega nė Podujevė z.Agim Veliu duhet tė japė dorėheqje nga pozita e kryetarit tė LDK-sė Dega nė Podujevė, si njėra nga shumė pozitat qė mban. Kėtė duhet ta bėjė pėr shumė arsye:
Kryetari i Degės sė LDK-sė nė Podujevė z. Agim Veliu ka bėrė shkelje tė rėnda tė Statutit tė LDK-sė dhe tė programit tė saj nė shumė raste nėpėrmjet veprimeve destruktive qė ndėrlidhen me organizimin dhe aktivitetin e anėtarėsisė sė LDK-sė, Dega nė Podujevė. Qė nga rizgjedhja nė krye tė degės sė LDK-sė nė Podujevė nė tetor 2010, nga njė proces pėr tė cilin ka edhe fakte se ka qenė i manipuluar atė kohė, u ka shėrbyer dhe po u shėrben pėrēarjeve dhe eliminimeve tė aktivistėve tė LDK-sė nė Podujevė.
Sot kemi njė kryesi tė LDK-sė nė Podujevė nė tė cilėn ka mospajtime tė thella pėr aktivitetin partiak dhe organizimin e brendshėm nė kėtė degė. Dega e LDK-sė nė Podujevė ėshtė krejt pasive dhe aktiviteti i saj pothuajse ka ngeluar vetėm si njė kujtim i brezave qė i dhanė shumė LDK-sė nė periudha tė mėhershme. Sot nuk ka aktivitet nė asnjė nėndegė apo aktiv tė degės. I tėrė aktiviteti qė sot bėn z. Veliu dhe disa njerėz tė afėrt me tė, shumica prej tyre pa sfond tė veprimtarisė nė LDK, ėshtė tendenca pėr t’a futur nėn sqetulla degėn e Forumit Rinor nė Podujevė, duke harruar angazhimet tjera qė dalin nga Statuti i Partisė.
Z.Agim Veliu duke e shkelur me tė dy kėmbėt Statutin e LDK-sė ka organizuar ’’Kuvend paralel’’ tė Forumit Rinor me rastin e zgjedhjeve nė kėtė strukturė tė LDK-sė, vetėm e vetėm qė tė krijojė artificialisht njė grup tė rinjėsh tė dėgjueshėm pėr tė.
Shkelje tjetėr e Statutit tė LDK-sė nga ana e tij ėshtė edhe pėrpjekja pėr legjitimimin e atij ’’Kuvendi paralel’’ duke bėrė presion tek kryetarėt e nėndegėve dhe aktiveve tė LDK-sė nė Podujevė qė t’a pranojnė si ’’kuvend tė rregullt’’. Ai nė vijimėsi ka dezinformuar Kryesinė qendrore tė LDK-sė pėr Degėn, pasi kishte pėrdorur shantazhe dhe manipulime edhe nė zgjedhjet e fundit pėr kreun e LDK-sė nė Podujevė duke eliminuar aktivistė dhe personalitete tė dalluara tė lėvizjes politike pėr pavarėsinė e Kosovės.
Sjelljet e tij, si dhe veprimet e fundit qė janė reflektuar nė Degėn tonė flasin pėr kthimin e metodave ndėshkuese komuniste dhe pėrjashtuese.
Arsye tjetėr pėr dorėheqje ėshtė edhe dėshtimi i angazhimit tė tij si kryesues i Grupit Punues nė Projekt-Statutin e LDK-sė qė pėrfundimisht instalon metodat e partive ideologjike tė ekstremit tė majtė, pėr pėrjashtimin e tė gjithė atyre qė janė kreativ dhe mendojnė dhe veprojnė duke dhėnė vlera dhe jo duke konsumuar vlera politike. Ėshtė po kėshtu shembull i pashoq qė me statut tė bėhet kufizimi i angazhimit nė Forumin e Rinisė deri nė moshėn 26 vjeē, gjė qė nėnkupton pėrjashtimin e mijėra tė rinjve qė duan tė kontribuojnė nė kėtė strukturė dhe nė LDK.
Prandaj, ne si Forum i Rinisė qė pėrfaqėsojmė rininė e LDK-sė nė Llap, kėrkojmė nga Agim Veliu tė japė dorėheqje dhe tė krijojė kėshtu mundėsi pėr procese demokratike nė LDK-nė e Llapit qė ka qenė pėrherė pėrkrahėse dhe kontribuuese thelbėsore e vizionit tė Presidentit historik Ibrahim Rugova, pėr Kosovėn e lirė, demokratike dhe tė pavarur.
Kryesia e Forumit tė Rinisė tė LDK-sė , Dega nė Podujevė konsideron se arsyet e lartcekura janė tė mjaftueshme dhe e bėjnė tė qėndrueshme kėrkesėn tonė pėr dorėheqjen e Agim Veliut nga pozita e kryetarit tė Degės sė LDK-sė nė Podujevė dhe nga Kryesia Qendrore e LDK sė. /KI/
Mit Zitat antworten
  #3  
Vjetėr 23.01.2012, 22:24:10
Ylli Ylli ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 10.11.2001
Postime: 431
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Ylli Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Ylli Ylli dėrgo njė Mesazh ndermjet Skypes
Standard

LDK: Dega kundėr Veliut

Publikuar: E hėne 23 Janar 2012, 23:03
Kryesia e Degės sė Forumit Rinor tė LDK-sė nė Podujevė, nėpėrmjet njė komunikatė qė e ka lėshuar tė hėnėn, pas shkrimit qė ėshtė botuar dje nė gazetė, ka dhėnė akoma mė shumė detaje rreth incidentit qė ka ndodhur mė 20 janar, gjatė mbledhjes sė rregullt tė Kryesisė sė Degės sė LDK-sė nė Podujevė, kur me urdhėr tė Agim Veliut nga truproja e tij personale Nuhi Imeri ėshtė sulmuar fizikisht z. Agim Shabani, kryetar i Degės sė FR tė LDK-sė nė Podujevė. “Kryesia e Degės sė FR tė LDK-sė nė Podujevė njofton opinionin se kryetari Agim Shabani derisa ishte duke diskutuar nė mbledhjen e kryesisė sė degės sė LDK-sė pėr shkeljet e statutit tė LDK-sė tė bėra nga Agim Veliu, ėshtė sulmuar papritmas dhe nė mėnyrė tinėzare pas shpine nga truproja e Agim Veliut me kėrkesėn dhe urdhrin e Agim Veliut”, thuhet nė kėtė reagim tė degės sė tė rinjve tė LDK-sė nė Podujevė. “Ky veprim i paprecedent i kryetarit tė degės, Agim Veliu, i shtohet shumė veprave tė tjera tė kėqija tė bėra prej tij, me tė cilat tashmė ėshtė njoftuar opinioni i gjerė dhe organet pėrkatėse. Sulmet fizike ndaj anėtarėve tė partisė qė guxojnė tė mendojnė ndryshe nuk mund tė shpjegohen veēse me veprimet e regjimeve diktatoriale”, thuhet nė komunikatėn, e cila pėrsėrit kėrkesėn pėr dorėheqjen e Veliut. “Ėshtė e qartė se Agim Veliu nuk po i pėlqejnė kritikat pėr veprimet e tij antistatutare dhe shkatėrruese pėr LDK-nė, pėr ēka Dega e FR tė LDK-sė nė Podujevė ka kėrkuar dorėheqjen e tij. Prandaj, pas njė varg kėrcėnimesh ndaj tė rinjve, tė cilėt patėn guximin tė kritikojnė punėn e tij, kėrcėnime kėto tė bėra nga ai dhe tė afėrmit e tij, Agim Veliu mė nė fund urdhėroi edhe sulmin fizik ndaj kryetarit tė Degės sė FR tė LDK-sė nė Podujevė, z.Agim Shabani”, thuhet nė reagim.
Kėrkohet ndėrhyrja e organeve tė drejtėsisė
FR i LDK-sė nė Podujevė u bėnė thirrje organeve tė drejtėsisė, tek tė cilat ėshtė denoncuar rasti, qė tė jenė tė pavarur dhe tė veprojnė nė pėrputhje me ligjin. Pas kėtij reagimi tė radhės, gazeta ka kontaktuar edhe me nėnkryetarin e FR tė LDK-sė nė kryesinė qendrore, Shkėmb Manaj, i cili i tha gazetės se kryesia nė qendėr ėshtė njoftuar me rastin, se e njeh legjitimitetin e FR tė LDK-sė nė Podujevė, tek tė cilėt ka plasur incidenti dhe kėtė ēėshtje do ta iniciojė shpejt pėr trajtim edhe nė kryesinė e LDK-sė sė bashku me kryetarin Mustafa. “Fillimisht dhuna ėshtė e papranueshme, nė cilindo nivel qė ndodh dhe shihet se aty ka pasur dhunė, dhe ajo ėshtė e papranueshme. Normalisht qė kjo ėshtė njollė e keqe pėr LDK-nė dhe proceset e filluara tė reformimit tė saj”, tha Manaj. Ai tha se FR i LDK-sė nė qendėr nuk do tė heshtė pėr kėtė rast. “Pritet qė kryesia e FR tė LDK-sė tė mblidhet shumė shpejt dhe do ta diskutojė kėtė rast, sepse akti i tillė i dhunės i cili ka ndodhur ndaj Agim Shabanit ėshtė i papranueshėm, dhe ne jemi duke bėrė pėrpjekje qė ta trajtojmė kėtė ēėshtje nė nivelet e partisė, deri te kryetari i LDK-sė, sepse shumė shpejt pritet tė mbahet edhe kuvendi i FR dhe kėto probleme qė po ndodhin duhet tė trajtohen dhe tė zgjidhen para se tė mblidhemi nė kėtė kuvend”, tha Shkėmb Manaj. Gjithashtu ai ka konfirmuar se probleme tė gjasshme me Podujevėn, ku janė krijuar degė paralele tė forumeve rinore, thuhet se ka edhe nė Gjakovė dhe Vushtrri, e tė cilat duhet tė zgjidhen para kuvendit nė nivelin qendror. “Problemet kanė qenė tė hapura nė tri degė, nė Vushtrri, nė Podujevė dhe nė Gjakovė. Pėr ēėshtjen e Vushtrrisė, pėr ēėshtjen e Gjakovės dhe tė Podujevės do tė merret njė komision, i cili ėshtė propozuar nga kryesia qendrore e LDK-sė, nė tė cilin janė zgjedhur tre pėrfaqėsues nga kryesia qendrore e LDK-sė dhe nga Forumi i Rinisė, qė do t’i trajtojnė kėto ēėshtje para se tė futemi nė kuvendin e FR tė LDK-sė”, tha Manaj. /Kosova Sot/
Mit Zitat antworten
  #4  
Vjetėr 07.11.2012, 00:01:17
QELI QELI ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 23.10.2001
Postime: 4,438
Standard

Pėrfaqėsues tė fshatrave tė Podujevės janė shprehur tė pakėnaqur e anashkalimin qė, sipas tyre, po ua bėn komuna fshatrave sa u pėrket investimeve kapitale



Podujevė, 6 nėntor 2012 – Pėrfaqėsues tė fshatrave tė Podujevės janė shprehur tė pakėnaqur e anashkalimin qė, sipas tyre, po ua bėn komuna fshatrave sa u pėrket investimeve kapitale. Disa kanė thėnė se pėr gjithė kėta vjet nuk ėshtė investuar asnjė cent nėpėr fshatrat ku ata banojnė, e disa tė tjerė janė shprehur se komunės as tash si ka rėnė ndėr mend tė bėjė ndonjė investim. Nė fshatrat brezit
kufitar pjesa veriore: Dumnicė e Epėrme, Perpellac, Llaush, Repė, Dvorisht etj. dhe fshatrat kufitare te pjeses lindore: Bervenik, Rakinicė, Brainė etj. por edhe fshatrat Pakashticė e Poshtme , Pakashtice e epėrme, Revuq e Dobratin, Sfeēėl, Lladofc, Ballofc, Shtedim, Surkish, Livadicė, Llapashticė, Katunisht, Obranq, Majac, Popovė, Buricė, Penuhė, Konushefc, Terrnavė, Halabak, Gerdofc, Batllave, Dumosh dhe Kaqibeg sipas pėrfaqėsuesve tė kėtyre fshatrave, nuk ėshtė investuar asgjė deri tash.

Pėr dallim nga pėrfaqėsuesit e fshatrave, zyrtarėt komunalė tė Podujevės janė shprehur tė kėnaqur e pėrmbylljen, siē e kanė quajtur ata, e suksesshme tė debateve nėpėr fshatra.

Nė njė takim qė kanė mbajtur mė 24 tetor, drejtorė tė Ekzekutivit komunalė u kanė thėnė pėrfaqėsuesve tė fshatrave se janė optimistė nė realizimin e kėrkesave tė tyre, siē i kanė quajtur ata, nėse do tė ken kohė dhe mundėsi financiare qė ka komuna, nėse tepron diqka.
E Ruzhdi Fazliu, pėrfaqėsues i fshatit Dumnicė e Epėrme qė ėshtė nė brezin kufitar me Serbinė, thotė se kanė qenė tė anashkaluar nga Komuna e Podujevės.

“Deri tash nuk ėshtė bėrė asgjė nė Dumnicė tė Epėrme, as asfalt as kurrgjė, edhe pse jemi nė brezin kufitar. As pėr vitin 2013, pos kanalizimit fekal qė edhe ai ėshtė projekt qė vazhdon nga fshatrat e tjera dhe qė financohet nga fshtarėt, asgjė tjetėr nuk ėshtė paraparė tė investohet. Pėr kėtė vit na ėshtė pretuar se do tė shtrohet me zhavorr rruga nė lagjen e Mehanėve, por deri tash as kjo nuk ėshtė bėrė, ka thėnė pėrfaqėsuesi i fshatit Dumnicė e Epėrme. Banorėt e kėtij fshati kufitar tregojnė se gjatė dimrit kishin mbetur tė ngujuara 10 familjet e kėsaj lagjeje pėr shkak tė rrugės sė prishur dhe borės sė madhe. Ata thonė se nuk po lypin as asfalt, pos qė t’ua bėjnė tė kalueshme rrugėn.

“Kėrkesat tona janė uji, sepse kemi mungesė tė ujit tė pijshėm, meremetimi i shkollės, asfaltimi, ambulancen etj.”, ka theksuar Ruzhdi Fazliu.


E njėjta gjendje duket se ėshtė edhe me fshatin Pakashticė e Poshte. Pėrfaqėsuesi i saj, Faik Kajtazi, thotė se deri tash Komuna e Podujevės nuk ka bėrė asnjė investim nė kėtė pjesė.

“Deri tash nuk ka pasur asnjė investim nė fshatin tonė. Pėr neve, janė urgjent kanalizimi dhe ujėsjellėsi, por, edhe asfaltimi i rrugės qė lidhet e fshatin Revuēė. Unė qe 1 vit jam pėrfaqėsues i fshatit dhe i kam dorėzuar menjėherė kėrkesėn pėr kanalizim, sepse po e ndotin lumin e fshatit qė po i derdhin ujėrat e zaza nė tė. Kėrkesa ėshtė aprovuar pėr kėtė vit e pastaj e kanė shtyrė pėr vitin tjetėr. Edhe pėr rrugėn qė lidhet e fshatin Revuēė e kemi bėrė kėrkesėn, por po thonė ‘kostoja e lartė e tė shohim’. Nė pėrgjithėsi nevojat janė tė mėdha”, ėshtė shprehur ai. Faik Kajtazi e ka pėrmendur edhe rrugėn qė lidh fshatin Kėrpimeh e Kaqandoll - Mitrovicė qė ka mbetur qe 5 vjet pa asfalt.

Bajram Vokrri, pėrfaqėsues i fshati Sfeqėl, thotė se pėr vitin 2013 ėshtė premtuar asfaltimi i disa rrugėve dhe ndėrtimi i kanalizimit pėr ujėra tė zeza.

“Deri sivjet nuk ėshtė bėrė asgjė nė infrastrukturėn e fshatit Sfeēėl. Sivjet janė asfaltuar nja 200 metra . Pėr vitin e ardhshėm ka premtime pėr asfaltimi i rrugės 5.5 km”, ka theksuar Vokrri.

Nė projektet pėr vitin 2013 ėshtė paraparė asfaltimi i rrugės Sekiraēė – Sfeēėl.
Por shumica e fshatrave tė Llapit pėr vitin qė vjen nuk ėshtė paraparė asnjė cent investim nga Komuna e Podujevės edhe pse gandi qeveritar nga Qeveria e Republikės sė Kosovės pėr komunėn e Podujevės ėshtė milionėsh nė euro!!!
Mit Zitat antworten
  #5  
Vjetėr 12.11.2012, 15:07:41
QELI QELI ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 23.10.2001
Postime: 4,438
Standard



Nė historinė e njerėzimit botėror, nuk njihet ndonjė pushtet lokal i cili, me kalimin e kohės, ėshtė kthyer kundėr popullit tė vet, kundėr rrethit tė vet kundėr shtetit tė vet, kundėr vendit tė vet. Jo sikurse pushteti lokal nė Komunėn e Podujevės, qeverisje e pushtetit tė Lidhjės Demokratike tė Kosovės, LDK. Nė kėtė situatė, vetėm mungon qė edhe populli tė kthehet kundėr kėtyr Bajraktarve, tė fi
llojė tė veprojė aktivisht fizikisht kundėr kėtyre matrapazve, nė mėnyrė qė, pse jo, tė arrihet baraspesha.
Ky popull, populli i rrethit tė Llapit, tash pėr tash, e ka tė vėshtirė tė veprojė fizikisht kundėr matrapazve tė LDK-sė nė pushtet nė Podujevė. Sepse ka vuajtur shumė dhe shumė kohė, nė mėnyrė tė vazhdueshme, pėrgjatė rrugėtimit tė jetės sė vet. Ishte kthyer kundėr Qeverisė turke (disa herė radhazi), rasti i Merqezit, kundėr kralevinės se shkaut, e kundėr kujt jo. Derisa, erdhi viti 1999, saktėsisht, 20 qershori i vitit 1999. Ky vit, ose kjo datė, shėnoi mundėsinė qė nė kėtė territor, nė Llap, tė fillojė njė lindje e re e shoqėrisė, e pushtetit tė ri pa sundim tė jashtėm. Megjithėkėtė, kjo nuk ndodhi asnjėherė nė Podujevė.

Ajo ēfarė edhe sot e kėsaj dite njihet si kultura e shoqėrisė nė Llap, nuk arriti tė ndryshojė asnjėherė. Kultura e Llapit, e njohur ose e shquar kryesisht pėrmes botimit tė librave, pra romaneve, poezive dhe kėngėve epike e tė tilla, nuk shkoi mė tej pėr t’u kristalizuar, pėr t’u praktikuar, pėr t’u pėrkthyer edhe nė rrugė, kanalizime, shkolla, ndėrtesa banimi kolektive e tė njėsuara, nė arsim, nė sport, nė veshmbathje, nė media tė lira e tė pavarura dhe tė tjera, pėr vlersimine vlerave tė luftės sė fundit dhe UĒK-sė. Kultura e shoqėrisė nė Podujevė mbeti aty ku ishte mė parė nė pushtetine krytarit Dragan ( burrit t` Fatimės dhėndrrit tė Bradashit) - e stagnuar nga kriminalizimi i LDK-sė dhe strukturave tė UDB-sė, nė pushtet.

Ndėrkohė, ajo qė shquhej si kulturė e shoqėrisė nė Llap, e cila ishte kthyer nė traditė, vazhdoi. Martesat me qitje armėsh, kujdesi vetėm pėr vetveten dhe tė afėrmit e familjes sė ngushtė, mikpritja pėr shkak tė interesit familjar e personal, edhe sot e nė kėtė vit, 2012, mbetėm aty ku ishim. Kėso lloj aktivitetesh, tė shquara si kulturė dhe tė cilat ishin kthyer nė traditė, aspak nuk e paraqesin kulturėn e njerėzimit dhe tė vet shoqėrisė nė Podujevė. Sikurse atėherė, edhe sot, urrejtja masive pėr njėri-tjetrin vazhdon, sidomos pėr krahun e luftės, pėr djemte e UĒK me lloj-lloj propagandash dhe injorimesh qė veē pushteti i Beogradit mundet ti planifikoj dhe ti realizoj. Turp!!!
Dhe kėshtu kaluan dhe u bėnė shumė vjet. Sot, nė vitin 2012, asgjė nuk ka ndryshuar. Kemi njė pushtues lokal (bashibuzuk) nė Podujevė qė flet shqip, por sillet dhe vepron mė zi sesa pushteti i Draganit para vitit 1999. Dallimi ekziston vetėm nė gjuhė, ndėrsa nė sjellje e nė veprime, pushteti i LDK-sė nė Podujevė ėshtė edhe mė i egėr.
Pushteti i LDK-sė kujton qė e pronėson Podujevė dhe krejt Llapin, se i takon asaj dhe vetėm asaj. Nga kjo, shoqėria e Llapit ėshtė nė huti tė pėrgjithshme dhe totale. Ende nuk ka vendosur si ta trajtojė pushtetin e Agim Veliut: sikurse tė turkut, tė bullgarit, tė malaziasit, tė Draganit, ose si tė kujt?

Nė njė masė tė caktuar tė efektit dhe ndikimit psikologjik, pėr shkak tė trysnisė, presionit dhe tė propagandės sė pushtetit lokal, duke pėrdor ēdo mjet si nė media nė radio lokale ( psh. Radio Vizjoni drejtohėt nga kusherini i parė i Agim Veliut), nė shantazhe tė njėrzve brenda partisė sė vetė, llafeve nė kafe dhe qajtore, madje edhe pleqve pas faljės sė namazit n` xhami (pleqėt duke fol kundėr njerėzve “protif kėtyre boracave”) e sidomos rrjeti i vjetėr propagandistik tė Serbis si nė kohėn e demostratave tė viteve `80, qė shoqėria e Llapit tė kujton qė kjo, ēfarė po ndodhė me pushtetin lokal tė LDK-sė, nuk ėshtė duke ndodhur ose qė po ndodhė diku nė ndonjė vend tjetėr ose nė ndonjė botė tjetėr. Dhe vazhdimisht duku u paraqitė si viktimė, prej rrenave se “po dojn me na vra”, se “Qeveria e Republikės sė Kosovės nuk e don Llapin”, “se kata djemte e Llapit pjesėmarrės tė luftės sė UĒK-sė jan hajna t`Drenicės” Pėr shkak qė, po e pėrsėrisė, ende po refuzon tė fillojė qė me veprime konkrete fizike, ta trajtojė kėtė pushtet lokal, pushtetin e LDK-sė, si pushtet anti-shtetėror, anti- shoqėrisė sė Llapit dhe ati vlera tė luftės sė UĒK-sė. Si pushtet i cili, pėrmes krimit tė organizuar institucional qeveritar, po e gėrryen Llapin dhe shoqėrinė e saj financiarisht, po e thyen moralisht dhe po e dėrmon fizikisht. Varfėria, papunėsia, mungesa e zhvillimit tė kulturės njerėzore dhe civilizuese, mungesa e vendosjes sė pushtetit dhe rendit demokratik, janė rezultat i pushtetit lokal tė LDK-sė nė pushtet, rrjetit famkeq tė UDB-sė nė Podujevė.
Agim Veliu ėshtė prijės i kėsaj marrie, pas tij vijnė dhe pėrplot tė tjerė.
Mit Zitat antworten
  #6  
Vjetėr 13.11.2012, 18:24:31
QELI QELI ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 23.10.2001
Postime: 4,438
Standard



Burim i votave pėr Lidhjėn Demokratike tė Kosovės nė pushtet (LDK) nė Podujevė, mbeten votat e shėrbyesve civil, tė tė gjithė atyre shėrbyesve, tė cilėt nė masė tė madhe i ka punėsuar vet - pėr kėtė qėllim, drejtorėt e shkollave tė ciletė janė emruar politikisht nė pozitė, njė pjesė e hoxhollarve dhe xhematit i frymzuar nga mulla Idriz Billalli dhe “viktimat” e propagandave tė egra nga UDB-ja pėr
luftarėt e UĒK-sė, nė menyrėn mė tė ultė tė mundshėme; ēdo ndėrtim qė u bėnte nė Podujevė apo nė Prishtinė me pėrmasa tė mėdha ju vendoste emri i ndonjė Komandanti tė UĒK-sė apo edhe ndonjė kiosk tė thjeshtė, propagnada e LDK-sė e dirigjuar nga UDB-ja sėrbe kishte pėr ta inplikuar ndonjė luftar tė UĒK-sė.

Nė anėn tjetėr, siē ekziston kjo anė gjithmonė, mbi 50 pėr qind e popullsisė nė Llap mbeten tė papunė, tė papunėsuar nė Kuvend Komunal. Megjithėkėtė, pushteti lokal i LDK-sė llogaritė nė votat edhe tė atyre anėtarėve tė familjes, tė cilėt i ka punėsuar ne Komuna e neper shkolla. Nė kėtė mėnyrė, nėse bėhen llogaritje, LDK-ja, nė kėto rrethana, kurdo ose sa herė qė mbahen zgjedhjet mund t’i mbledhė deri nė 7 mijė vota.
Pushteti lokal nė Komunėn e Podujevės, mėnyrėn e punėsimit, e ka bėrė dhe e ka pėrllogaritur nė bazė tė votave. Kjo ka qenė politika e punėsimit e pushtetit tė LDK-sė, nė Podujevė.Ka punėsuar nga pak, nga tė gjitha fshatėrat e medha tė njohura nė Komunėn e Podujevės. Ka punėsuar pak nga Gllamniku, pak nga Bradashi, pak nga Llapashtica, pak nga Bajqina, pak nga Letanci dhe Perani, nė mėnyrė qė nė secilin fshat tė Podujevės tė ketė, deri diku, vota tė siguruara pa marr parasysh pakėnaqėsitė politike qė mund t’i ketė nė ndėrkohė ose edhe korrupsionin dhe krimin e organizuar qeveritar nė pushtetin lokal tė Podujevės qė vazhdon pa ndėrprerė.

Nėse merret parasysh mėnyra se si qeverisė LDK-ja me pushtetin lokal nė Podujevė, atėherė del qė kjo parti nė pushtet asnjėherė, ama asnjėherė, nuk e ka pasur ndėrmend qeverisjen e mirė, tė pėrgjithshme dhe tė gjithanshme. Korrupsioni me punėsime, me tenderė, me projekte tė ndryshme pėr tė thithur paratė e tatimpaguesve Llapjan, siē ėshtė pėr shembull projekti i Regullimit tė shtratit tė lumit Llap dhe parkut tė qytetit, projekt nga i cili nuk dihet se ku kanė mbetur mbi 2 milionė euro, duke pasur parasysh shpenzimet nga udhėtimet ndėrkombėtare, nga telefonia, garderoba, keqpėrdorimi i veturave zyrtare e kėshtu me radhė, atėherė del qė LDK-ja, po e pėrsėrisė, as qė e ka pasur ndėrmend qeverisjen e mirė. Sa pėr ilustrim, Kryetrai i Komunės sė Podujevės Agim Veliu, me “fitoren” e LDK-sė nė zgjedhjet e vitit 2000, nga vetura me vlerė diku 500DM(dojq marka), kalon nė veturė me vlerė diku 20 mijė euro.

Megjithėkėtė, kjo qeveri e pushtetit lokal nė Podujevė gjithmonė ka llogaritur pas lufte, sepse e ka pasur, pėrkrahjen e disa qarqeve ndėrkombėtare brenda UNMIK-ut dhe pėrmes kėti misijoni edhe pėrkrahjen nga qrqet Serbe. Mirė na kujtohet atėher fushata kundėr luftarėve tė UCK-sė, burgosja e tyre, arrestime pastaj lirime tė luftarėve, vetėm pėr tė krijuar opinjonin kundėr njerėzve tė UCK-sė dhe tendencėn pėr t`i kriminalizuar njerėzit qė kanė sakrifikuar pėr kėtė vend.

Dhe mėnyra mė e mirė e arritjes po del gėrryerja nga hajnia, varfėrimi dhe papunėsia e qytetarėve tė Llapit. Nga e tėrė kjo, nėse mund tė konstatohet diēka, po del qė pushtetarėt ė LDK-sė ne Podujevė tė jenė vepėr artistike e hajnisė.
Mit Zitat antworten
  #7  
Vjetėr 13.11.2012, 22:42:21
Benutzerbild von trixi
trixi trixi ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 17.08.2006
Vendi: Ferizaj-Hamburg
Postime: 6,630
Standard

Vallha mir boll qe po ju del kohe me kqyr LDK-ne ne Llap e kendej e keni harru krejt Kosoven ,ju kan hi "thit"(shkijet) en kallamoq bashk me pydyky-ne.....
__________________
M`ka marr malli t`ja puthi mengjeset Prishtines (Thenje e Mjellmes se ndjere)
Mit Zitat antworten
  #8  
Vjetėr 13.11.2012, 22:56:36
QELI QELI ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 23.10.2001
Postime: 4,438
Standard

Citat:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga trixi Trego postimin
Vallha mir boll qe po ju del kohe me kqyr LDK-ne ne Llap e kendej e keni harru krejt Kosoven ,ju kan hi "thit"(shkijet) en kallamoq bashk me pydyky-ne.....
shka e thi ma i madh se agim veliqku nuk ka
Mit Zitat antworten
  #9  
Vjetėr 13.11.2012, 22:58:46
Granitti Granitti ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 03.11.2012
Postime: 194
Standard

Kadale mos u gezoni shum se nuk i dihet, kush kah po ndahet!
Mit Zitat antworten
  #10  
Vjetėr 13.11.2012, 23:00:00
Benutzerbild von trixi
trixi trixi ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 17.08.2006
Vendi: Ferizaj-Hamburg
Postime: 6,630
Standard

Citat:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga QELI Trego postimin
shka e thi ma i madh se agim veliqku nuk ka
nese ashte shka ,e keni shka lokal po kqyrne kete baben e shkijeve me daciqin.....aty ashte problemi !
__________________
M`ka marr malli t`ja puthi mengjeset Prishtines (Thenje e Mjellmes se ndjere)
Mit Zitat antworten
  #11  
Vjetėr 13.11.2012, 23:39:44
QELI QELI ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 23.10.2001
Postime: 4,438
Standard

Citat:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga trixi Trego postimin
nese ashte shka ,e keni shka lokal po kqyrne kete baben e shkijeve me daciqin.....aty ashte problemi !
nuk ja njof baben ati diku i Prizrenit me duket eshte
a keti shkaut lokal po ja njofum edhe luget ne kroishe siq thot nji fjal
por ne zgjedhjet e ardhshme lokale qe do mbahen vitin e ardhshem do ta ndrroim dhe ne krye te komunes do ta vendosum nji Ēlirimtar te Kosoves
Mit Zitat antworten
  #12  
Vjetėr 18.11.2012, 18:27:14
QELI QELI ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 23.10.2001
Postime: 4,438
Standard



Nipit tė kryetarit Kuvendit Komunal tė Podujevės Agim Veliu, njeriut shumė tė afėrt tė kreut tė LDK-sė po i ecėn mirė biznesi, ai ka fituar me miliona euro tender publik qė nga themelimi i firmės “Bini” nė vitin 2008. Pos qė nė komunėn e Podujevės ku nuk e ka problem me tender, ai tashmė i ka dyert e hapura edhe nė Komunen e Prishtinės.
Kompania “Bini” e themeluar katėr vjet mė parė, nuk guxon tė eliminohet nga gara kur merr pjesė.
Njė tender 2 milionėsh, nė Komunen e Podujeves, dy ofertuesit e tjerė “Teifor” dhe “Brezi kufitar”, dhe pse shume te aferta me LDK-en, kanė kėrkuar publikisht qė tė mos nėnshkruhet kontrata pėr shkak tė shkeljeve nė tender me kompaninė “Bini” .
Mit Zitat antworten
Pergjigje

favorit leximi

Opcionet e temes
Pamje

Rregullorja
Nuk lejoheni tė krijoni tema tė reja.
Nuk lejoheni tė pergjigjeni nė shkresa.
Nuk lejoheni tė ngarkoni shtojca.
Nuk lejoheni tė editoni shkresat tuaja.

BB-Code ėshtė an.
Fytyrat janė Hapur
[IMG] Codi ėshtė an.
HTML-Code ėshtė jo aktiv.
Shko te


Koha nė GMT +1. Tani ėshtė ora 11:11:11.


Mundėsuar nga: vBulletin Versioni 3.7.4 (Albanian-Shqip)
©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd. ( Albamatrix.com )

Te gjitha te drejtat jane te rezervuara!
Ndalohet kopjimi dhe shumefishimi i permbatjes se ketij forumi ne cdo medium!

Alle Rechte vorbehalten.
Vervielfältigung im Ganzen oder in Teilen ist ohne ausdrückliche Genehmigung von AlbamatriX GbR jeglicher Form auf jedem Medium verboten.