NAVI >>  Home
Pėrralla pėr gjeneratat e ardhshme dhe baballarėt e pazot Drucken
Sonntag, 10. Januar 2010

shqip (Quelle: Ethem Çeku)

“Politika ime është mos me pas politikë” – Abraham Lincoln

Ndërtimi dhe fuqizimi i shtetit të  Kosovës paraqet sprovën më të vështirë për politikën kosovare. Për të triumfuar në këtë rrugëtim, politika jonë duhet të ketë vizion, përkushtim dhe sakrificë. Politika është dialog, prandaj shoqërisë sonë i duhet në radhë të parë një dialog i brendshëm, dhe një koncenzus politik për progresin ekonomik. Ky koncezus dhe dialog duhet të ndikoj që vendi ynë të lëvizë  nga pozita e vendit më të varfër në Evropë. Inatet e kastës qeverisëse tek ne, ndikuan që shteti mos të ketë  progres, përkundrazi kjo miopi politike është shndërruar në  frenues të proceseve zhvillimore për qytetarët dhe vendin tonë. Tani është koha e fundit që të tejkalohen këto barriera dhe të arrihet që e gjithë shoqëria e jonë  të luaj rolin e saj për ndërtimin e një shteti të  qëndrueshëm ekonomikisht, dhe me institucione demokratike. Segmenti i  ekonomisë paraqet bazamentin e të ardhmes së  një shteti, ky bazament ishte i dëmtuar shumë rëndë  në Kosovë në periudhën e kaluar. Ndërsa pas luftës përkundër ndihmave nga taksapaguesit amerikan dhe evropian, nuk arritëm që të lëvizim nga ky stad i ulët i zhvillimit ekonomik. Buxheti i shtetit të Kosovës hyn në radhën e buxheteve më të ulëta në Evropë dhe më gjerë. Ky buxhet i varfër nuk arrin t’i përmbush nevojat e mëdha që  ka shoqëria jonë. Sektorët vital, si ai i energjisë dhe minierave në këto vitet e fundit pothuaj janë stërkequr dhe vendi ynë po shndërrohet në treg për kompanitë e ndryshme. E kemi theksuar se kjo politikë jo e mirë ka bërë  që ne të paguajmë kosto tepër të shtrenjtë. Qytetari ynë ka vështirësi të mëdha për të arritur të sigurojë mbijetesën e tij dhe ai shpesh është  i detyruar të përdor forma nga më të ndryshmet për të siguruar jetesë normale. Këtë luftë për mbijetesë qytetarët tonë nuk e meritojnë.



Kosova ka mundësi reale që të  ketë një zhvillim më dinamik dhe qytetari i saj të  jetojë me dinjitet të plotë: Fusha masive me linjit, të  cilat mund të gjenerojnë energji me çmime të ulëta dhe të jenë katalizatorë të fuqishëm të  zhvillimit ekonomik. Mundësia e plasimit të energjisë në  tregje të rajonit me çmime të leverdishme dhe ndikues në  ngritjen e buxhetit të Kosovës. Popullata e moshës së  re dhe me shpirt ndërmarrësie, sektori i minierave të metalit i gatshëm për ta marrë rolin e tij determinues në zhvillimin ekonomik. Interesimi i kompanive dhe bankave të mëdha për të  kredituar investitorët në këtë fushë, dhe disa faktorë  të tjerë bënë që vendi i ynë më  politikë-bërës të mençur, më njerëz profesional dhe të përkushtuar të ketë një të ardhme të sigurt.

E ardhmja e Kosovës së  Re 

Në të gjitha shoqëritë  demokratike projektet e mëdha kapitale provokojnë debate, mbështetje, dhe kundërshtime, gëzime dhe protesta, debate institucionale, në  mënyrë që të arrihet një rezultat sa më  i mirë. Në shoqërinë tonë mungon kjo formë  e komunikimit, ato marrin ngjyrime tërësisht partiake, krahinore, dhe interesa personale. Ndonjëherë edhe gëzohemi kur dështojnë  projektet që janë të rëndësishme për vendin tonë  vetëm e vetëm që të tregojmë se kush kishte të  drejtë. Ndërtimi i projektit Kosova C/Re në Kosovë zgjoi shumë kureshtje që është legjitime, dhe në  fund u vendos nga Parlamenti i ynë që të kemi një  pako ofertuese. Kjo pako solli kompanitë më prestigjioze botërore në Prishtinë. Tani pas dy vjetësh Qeveria së  bashku me disa këshilltarë ndërkombëtarë janë duke e humbur projektin, janë duke e zvogëluar në minimum mundësinë  e zhvillimit ekonomik, janë duke e zvogëluar mundësinë  e të hyrave më të mëdha buxhetore, janë duke e zvogëluar mundësinë e hapjes së vendeve të reja të punës, janë duke e zvogëluar mundësinë e hyrjes së kompanive prestigjioze ndërkombëtare.
Kjo politikë do ta lë vendin tonë të varur ekonomikisht nga kompanitë rajonale dhe nuk do arrijmë t’i valorizojmë resurset tona për zhvillim ekonomik.

Qeveria duhet të mbetet konsekuente në ruajtjen e pakos së projektit të Kosovës C, ajo duhet t’i ruajë kriteret kualifikuese të saj në  rast të ri-shpalljes së tenderit. Ajo duhet t’i nxjerr në privatizim blloqet e Kosovës A me kusht që të  rehabilitohen, derisa të ndërtohen blloqet e reja. Qeveria duhet të zbatojë vendimin e Parlamentit për ndërtimin e blloqeve të reja dhe madhësinë së tyre. Duhet të themelohet kompania e re e linjitit për të cilën ishte marr vendim në  kohën e qeverisë së kaluar. Blloqet e Kosovës B duhet të mbesin jashtë këtij projekti, ato duhet të mbesin në pronësi të shtetit të Kosovës. Kosova B është  jashtëzakonisht funksionale. Vetëm me disa investime të vogla mund të arrihet që ajo të operojë me kapacitet edhe më të madh se aktualisht.  Duhet të rehabilitohen urgjentisht ekskavatorët për të mundësuar punën e tyre në  mënyrë permanente në minierën e Sibovcit. 

Ndërtimi i vetëm një blloku prej 500 MGW do të jetë i pamjaftueshëm për t’i mbuluar nevojat që i ka shteti, ekonomia dhe industria jonë për aq sa funksionon aktualisht. Po në të ardhmen? Çdo vit kërkesat për energji rriten për 8 %, prandaj pas disa vitesh shteti i ynë do të  duhej të ndërtojë blloqe të reja dhe të hyjë  në një proces tepër të vështirë dhe me plot të panjohura për të ardhmen e vendit tonë. Prandaj Qeveria jonë së bashku me institucionet tjera, në veçanti me ekspertët vendorë dhe ata të USAID-it duhet të  vazhdojnë përpjekjet e tyre për të ruajtur kriteret përzgjedhëse të kompanisë apo konzorciumit që do ta zhvilloj projektin Kosova e Re, dhe pakon tenderuese nga projekti Kosova C. Duke marrë  parasysh vendimet e konferencës së Kopenhagës dhe krizën financiare, heqja dorë nga ky projekt do t’i sjellë vendit tonë  shumë pasoja ekonomike dhe financiare. 

Ne nuk e kemi luksin që të  rrimë e bëjmë sehir për vite të tëra, mbi projekte që janë jetike për vendin dhe të ardhmen tonë. Diskursi se po shpenzojmë resurset që duhet t’ju lihen gjeneratave të ardhshme është mbulesë për paaftësinë  për të valorizuar pasuritë që na i ka falë  natyra. “Gjeneratat e ardhshme” do të mallkojnë  “baballarët” që nuk ishin të zot t’ju krijojnë  mundësi më të mira për t’u edukuar dhe zhvilluar.           

(Autori është deputet dhe nën/kryetar i komisionit të Kuvendit të Kosovës për energji)

» 12 Kommentare
1"ethemi"
am Sonntag, 10. Januar 2010 06:02von ethhemi
merre me mend kush po kritikon: njeri qe ka vjedhe miliona... njeri qe ka ndertu disa solitere me banesa ne prishtine e peje... njeri qe ka ble 20 hektare toke ne prishtine... i thone ethehm ceku. e tash: ky po i kritikon keta- kap keta e mshoj ketij. hajna ata e hajna keta. kaq.
2Kommentar
am Sonntag, 10. Januar 2010 17:11von Valon Citaku
Me sa une e njof familjen e Cekut ai ka nje tradite te trasheguar ne ndertimtari isha dikur mik i mir i babait te tij pra edhe ai kishe trasheguar e vazhdoi me ndertim e mos te flasim me vone. Por ja fatkeqesishte ketu ne kosove krejt qka eshte trashegim nuk ja vlen eshte e demshme nisem sa i perket profesioneve qe ne boten e jashtme qmohet tradita familjare te ne quhet familjarizem, qofshin ata , mjek, avokate, shkencetare e keshtu me radhe! ndoshta edhe ne ketu do mesojme e do fillojme te trashegojme e kultivojme metej profesione e vlera te cilat kudo ne bote qmohen shume
3Kommentar
am Montag, 11. Januar 2010 23:15von Oslo
Ky shkrim eshte ofendim per popullin e Kosoves. 
Normal se nuk ka fond se e i ki vjedh fondin e popullit ti dhe shoket e tu o hajn.
4Kommentar
am Dienstag, 12. Januar 2010 08:32von Nuk e di
Kane mbet hajnat me na tregue se si eshte e ardhmja e "Kosoves se re". 
Eshte turp qe ky mafioz me shume shoke te qeveris se meparshme sillet lire ne Kosove. 
Ky shkrim eshte turp dhe nuk do te ishte dashur te plasohet ketu. 
Kaq
5Kommentar
am Mittwoch, 13. Januar 2010 12:29von Samiu nga Kosova
Te nderuar vellezer qe dini veq me kritiku ejani ketu e na ndihmoni nese vertet jeni te zotet e keni ide dhe njohuri si behet me mire. Me sa duket e keni mire ne gurbet e dini me na qu pluhun pa aresye e me ofendu njerez qe punojne e angazhohen ketu ku behet luft qe nga mbijetesa e deri te mbajtja e shtetformimit. Ketu te gjith mundohemi dhe e japim kontributin tone aty ku mundemi eshte krej normal se nuk jemi ideal dhe bejme gabime por kjo eshte njerezore dhe me kete punen tone Kosova po leviz perpara jo ashtu siq ndoshta e kishit ba ju por megjithate respekt per te gjithe ata qe vertet punojne e kontribojne ne kosove ne veqanti e poashtu edhe njerezit tane aktiv ne gurbet (siq thoth populli guri i rende ne vend te vet, edhe une po them puna e rende e problemet ne i kemi ketu - ne Kosove)
6"@samiut1"
am Mittwoch, 13. Januar 2010 12:34von samiu2-ponga kosova
Sami, cka po te shtyn te mendosh o vella qe keta na qenkan jashta kosove qe po shkrujne ketu... tybe krejt i kemi nga kosova e tybe krejt kane te drejte qe po e shajne ethehem cekun qe ka qene minister hajn. si krejt koleget e tij atehere qe i ka pase e keta qe tash jane ne pushtet. nje fare jeni he fara u humbt o hajna!
7"e verteta"
am Freitag, 15. Januar 2010 20:29von gesaa
Ethem Ceku eshte njeri nder njerzit me te shkolluar qe ka politika e Kosoves eshte doktore shkence e eshte Mr.ne ekonomi njeri me nje zquarsi te larte e ka qene ne ushtrine qlimtare te kosoves qe ka luftuare per kete populle te kote qe sot nuk din asgje vetem folin kote se koti,nje njeri qe femijerine e vete e ka kaluare ne burgjet e Serbise ditelindjen e 18-te e ka festuare ne 2vjetorine e burgut,pasurine dhe shendetine ja ka falure ketij populli,turp per juve se ju nuk meritoni qeveri me te mire,kur ju keni ikur dhe jeni mshehur pas fustanave te grave tuaja ai ka qene ne male ndersa ne shtepi ka len 3femije me te madhin 8vjeq kurse me te voglin 9muaj e gjithe peja e din se sa pasuri ka pasur para luftes e sa ka tash. koha do te tregoje te verteten.
8Kommentar
am Freitag, 15. Januar 2010 20:41von albina
O kta qe pi thojn Ethem Cekut hajn jan vete hajna,po me dhimeni po po shihet qe nuk paskeni lidhje me politike,e ti fare oslo ende koke me politike te shkaut njerzit si ti i kan shajture vllaznit Gervalla qe dihet ata qfare vllazen kan qene Kadri Zeken e shume patriot tjere qe i ka mbyt serbia edhe tash pas luftes po shkoni sipas qefit te tyre masi je qekaq i ndershem e patrioit pse spo vini me shliru Mitrovicen qe po jau mban shkau let asht me shajt tanin se neve veq nder veti nai qet mu sha e mu vra,e ma mer mendja qe sje qaq fmi e me fol veq met ndime nese ta mer mendja qe je i sigurte per qet fjale hajde paraqiti ne vendin e duhure ndoshta e di ku duhet masi koke qekaq i informuar,e dije qe nderi i njeriut nuk njeh politke. let asht me shajt kur ju ne te terun.shaci qe ste han per ks-n
9"@gesaa_albina"
am Samstag, 16. Januar 2010 17:02von gesaalbina
@gesaa_albina a mos e keni marr noj banese pa pare prej eTHehmit se po e lavdoni... po problem pak se edhe ish shefi i tij Ramush Rambo e ka heq qafe edhe nuk e avit hic skaj veti...
10Kommentar
am Sonntag, 17. Januar 2010 17:34von Besim
Valla me te vertet qudi e madhe ky shkrim. Veq fakti se kush ka shkruar kete artikull ben qe te habitem. Ky far ethemi ka qene hajni me i madh i kosoves. hajn e pertej hajnit. eshte shum kurioze qe ai tash na flet... haj medet hajt u pirsh dyjeja.
11Kommentar
am Sonntag, 17. Januar 2010 20:24von Agimi
Ethemi nuk jeton nen hijen e askujt edhe nuk pret qe as kush te ja zgjat doren sepse eshte i zoti i shum puneve edhe eshte shum larg juve ne te gjitha fushat ti far @" gessaalbina" e ti far besimi kur famija qeku ka pasur pasuri ti nashta ski dit qka asht shpija ki jetu ne aher te lopve. Jeni shum e vegjel ju qe me fol per ethemin e per ramushin ok masi jeni qaq te sigurt qe jan hajna hajdeni bre ne vendet ku duhet edhe paraqitni bile dikush le te behet i zoti me dal me fol e mu shliru prej hajnave por po ma mer mendja qe ju jeni as qe shetitni tan diten neper kafiqa e si keni dy lidhje me politike.
12Kommentar
am Sonntag, 17. Januar 2010 20:31von gessa
Per njerin e mir e te ndershem flas pa me dhuru asgje se nuk kam kontakt me Ethemin po shum kisha pas deshire ta takoja sepaku njeher sepse eshte njeri me vlera te medha e te gjithe e njohim se qfare ka bo ai per Kosoven mu kon qe asht hajn e kishin nxon more mos u tutni si qysh pi nxojn ton e verteta gjithmone fiton por po shihet se ti nuk ki moral e nashta e kishe jep moralin per qeto sende po une jo po qa me bo se kjo tok man shum budall e ti far besimi mir e ka agimi kur ka pas famijla qeku pasuri ti ski dit nashta qka o shpija ki jetu ne shtall te lopve po hajt ma mir e keni shkoni kryni naj dit shkoll se po shihet qe se keni as ni dit shkoll e te vyn shuumm mund me mujt me shajt ni doktor shkence ni jet te vyn me hulumtu qe per me pas ftyr e fakte me fol per to,ramushi e ethemi??????
» Kommentar schreiben
E-Mail (wird nicht veröffentlicht)
Name
Titel
Kommentar
 verbleibende Zeichen
Captcha Image Code neu generieren, falls er unlesbar sein sollte
 
reiselinie.de Last Minute Reisen & Billig Flüge